Koloseumi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Koloseu)
Shko te: navigacion, kërko

41°53′24″V, 12°29′32″L

Colosseum-2003-07-09.jpg
Colosseum at night.jpg
Pamja e jashtme e Koloseumit në mbrëmje.

Koloseumi ose i njohur fillimisht si Amfiteatri Flavian (latinisht: Amphitheatrum Flavium, italisht Anfiteatro Flavio ose Colosseo), është një amfiteatër gjigant në qendër të qytetit të Romës, Itali. Struktura origjinale e tij ka një kapacitet rreth 45,000-50,000 ulëse spektatorësh. Kolosumi u shfrytëzua për garime gladiatorësh në sy të publikut. Filloi të ndërtohej në lindje të Forumit Romak gjatë viteve 70 dhe 72 nga imperatori Vespasian. Amfiteatri si një ndërtesë më e madhja e gjithë historisë së Perandorisë Romake u përfundua në vitin 80 nën udhëheqjen e perandorit Titus, kurse disa modifikime pësoi dhe gjatë sundimit të Domitianit.[1]

Koloseumi u shfrytëzua rreth 500 vjet me garimet e fundit të evidentuara në shekullin e VI pas datës tradicionale të dështimit të Romës në vitin 476. Sikurse mbajtja tradicionale e garave të gladiatorëve në këtë godinë janë mbajtur dhe shumë spektakle tjera të cilat kishin gjithmonë karakter gjakderdhës - dëfrim në vuajtje të të tjerëve qofshin njerëzit nga njerëzit, njerëzit nga kafshët ose kafshët nga njerëzit.

Edhe përskaj dëmtimeve të fituara nga dridhjet e tokës dhe vjedhësit e gurëve, Koloseumi prap se prap ka mbetur simbol i Romës perandorake dhe është një nga simbolet që ka mbijetuar më me sukses nga arkitektura e Perandorisë Romake. Koloseumi është një nga simbolet më atraktive dhe më të vizituara në kohën e sotme në Romë dhe ka lidhje të ngushtë me Kishën Katolike Romake lidhur me disa rituale fetare.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Antikiteti[redakto | redakto tekstin burimor]

Map of downtown Rome during the Roman Empire large.png
Harta e qendrës së Romës gjatë Perandorisë Romake, me Koloseumin në skajin sipërm djathtas.

Ndërtimi i Koloseumit filloi nën urdhërin e perandorit Vespasian[1] rreth viteve 70-72. Vendi u zgjodh sepse ishte i rrafshtë mes kodrave Caelian, Esquiline dhe Palatine. Gjatë shekullit II p.e.r. vendi ishte dyndëshëm i banuar. Vendi u ç'popullarizua gjatë zjarrit të madh të Romës në vitin 64, ky Neroni përfitoi pjesën më të madhe të teritorit duke e vënë nën kontrollin e tij. Ai e ndërtoi ndërtesën Domus Aurea dhe përballë saj ndërtoi lumenj artificial të rrethuar me pavilione dhe kopshte. [2]

Territori i ngritur nga Neroni u shkatërrua nga Vespasiani dhe përkrahësit e tij. Gjithashtu Colossus u shkatërrua, si dhe pjesa më e madhe nga Domus Aurea u rrënua, lumi u rimbush me tokë dhe vendi u përgatit për ndërtesën e re Flavian Amphitheatre (Koloseumi).

Koloseumi u kompletua deri në pjesën e tretë gjatë kohës së sundimit të Vespasianit i cili vdiq në vitin 79. Niveli i fundit i ndërtimit u bë nga djali i tij Titus në vitin 80. [1] Dio Cassius paraqet se 11,000 kafshë të egra janë therrur në 100 ditët e festimit të inagurimit të amfiteatrit. Godina u modifikua nga djali më i ri i Vespasianit, Imperatori Domitian, i cili ndërtoi hypogeum, një seri tunelesh nëntokësore për të mbajtur në to kafshët dhe skllevërit. Gjithashtu iu shtua një pjesë sipër për të shtuar kapacitetin.

Në vitin 217, u dëmtua shumë nga një zjarr i madh[3] i cili shkaterroi nivelet e sipërme të drunjta të brendësisë së amfiteatrit. Nuk u rindërtua plotësisht deri rreth vitit 240 ku vazhduan dhe përmirsime të mëtejshme në vitin 250 ose 252 dhe përsëri në vitin 320. Më pas për shkak të tërmeteve Kolosumi u riparua edhe nga imperatorë të tjerë. [2]

Mesjeta[redakto | redakto tekstin burimor]

Koloseumi u shfrytëzua për qëllime të ndryshme gjatë kohës së mesjetës. Gjatë shekullit VI një kishë e vogël u ndërtua në hapësirën e brendëshme. Arena e Koloseumit u shëndërrua në varreza. Sipërfaqe të shumta të ndërtesës nën nivelet u shndërruan në shtëpi adhurimi të cilat kanë qenë të evidentuara deri në shekullin e XII. Rreth vitit 1200 familja Frangipani mbizotëroi Koloseumin dhe e fortifikoi, sigurisht duke e përdorur si kështjellë.

Disa dëmtime pësoi gjatë tërmetit të vitit 1349, duke shkaktuar rrënimin e pjesës jugore. Shumica e gurëve të rënë u shfrytëzuan për ndërtimin e vendeve, kishave, spitaleve si dhe ndërtesave të tjera edhe jashtë Romës. Paria fetare krishtere u vendos në pjesën e tretë veriore të Koloseumit rreth mesit të shekullit XIV duke qëndruar aty deri në vitet e hershme të shekullit XIX. [2]

Moderne[redakto | redakto tekstin burimor]

Pamja e brendëshme e Koloseumit. Thomas Cole, 1832.

Gjatë shekullit XVI dhe XVII Popa Sixtus V (1585-1590) planifikoi të shëndërronte ndërtesën në fabrikë për përpunimin e leshit me qëllim ngritjen e punësimit dhe uljen e prostitucionit në Romë, por ky planifikim dështoi për shkak të vdekjes së tij.[4] Në vitin 1671 Kardinal Altieri autorizoi përdorimin e tij për luftra mes demave. Reagimi publik ndikoi për mënjanimin e kësaj ideje.

Koloseumi sot është atraksioni më i madh turistik në Romë duke u vizituar nga miliona vizitorë nga e gjithë bota. Ky efekt ndikoi në realizimin e disa projekteve restauruese gjatë viteve 1993 dhe 2000, duke kushtuar rreth 40 miliard Lira Italiane ($19.3m / €20.6m në v.2000). Në vitet e mëvonshme u bë simbol ndërkomëtar kundër dënimit me vdekje, dënim që u largua nga Italia në vitin 1948. Disa demostrata kundër dënimit me vdekje u mbajtën pikërisht para Koloseumit në vitin 2000.

Emri[redakto | redakto tekstin burimor]

Emri i Koloseumit gjatë kohës është besuar të jetë ndarë nga statuja kolosale e Neronit.[1]

Emri më pas u ndërrua në Coliseum gjatë kohës së mesjetës njohur edhe në Shqip, por Flavian Amphitheatre përgjithësisht është emër i pa njohur. Në Itali amfiteatri akoma njihet si il colosseo, dhe në gjuhët tjera romake njihet me emër të ngjashëm si le colisée (frëngjisht), el coliseo (spanjisht) dhe o coliseu (portugalisht). Koloseu eshte i dyti ne bote per nga shtrenjtesia e tij

Përshkrimi strukturor[redakto | redakto tekstin burimor]

Colosseum from behind.jpg
Original façade of the Colosseum.

Koloseumi ka lartësi 48 metra (157 ft / 165 këmbë Romake), gjatësi 189 metra (615 ft / 640 këmbë Romake), dhe gjerësi 156 metra (510 ft / 528 këmbë Romake), me një shtrirje sipërfaqësore prej 6 hektarësh. Muri i tij i jashtëm origjinal arrin gjatësi 545 metra (1,788 ft / 1,835 këmbë Romake) dhe vlerësohet të ketë mbi 100,000 metra kub (3,531,466 ft³) guri ristalorë së bashku me 300 ton çelik.[2] Sidoqoftë, ka pësuar dëmtime të shumta gjatë shekujve, kështu që ka mbetur pjesa veriore akoma e ngritur.

Dyqind e dyzetë (240) shtylla zbukuruese ishin të vendosura në majë të hatullave. Roli i tyre ishte mirmbajtja e strehës njohur si velarium, kjo mbronte spektatorët nga shiu dhe dielli.[1]

Përdorimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Pollice Verso ("The Turned Thumb") by Jean-Léon Gérôme, 1872

Koloseumi është përdorur për t'i mbajtur gladiatorët dylufitmet e tyre si dhe shumë organizime dhe manifestime të tjera që kryesisht kishin karakter luftarak.

Organizimet e manifestimeve të ndryshme janë mbajtur si nga shteti ashtu edhe nga individë me prestigj të lartë. Shembull: perandori Trajan për të festuar fitoren e tij në Dacia në vitin 107 ka mbledhur 11,000 kafshë dhe 10,000 gladiatorë të cilët në një periudhë prej 123 ditësh kanë luftuar mes tyre.

Krishterët dhe koloseumi[redakto | redakto tekstin burimor]

Koloseumi në kulturën popullore[redakto | redakto tekstin burimor]

Statuja ikonike e Koloseumit është paraqitur në shumë filma të njohur si dhe në shumë tema të tjera kulturore nga të cilat mund të përmendim:

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ a b c d e Sipas librit: Të kuptuari e arkitekturës: elementet, historinë dhe kuptimin", Autor: Leland M. ISBN 0-06-430158-3
  2. ^ a b c d Sipas librit: "Rome: An Oxford Archaeological Guide", ISBN 0-19-288003-9, faqe:276-282
  3. ^ Cass. Dio lxxviii.25
  4. ^ "Rome." Encyclopædia Britannica. 2006.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Commons-logo.svg         Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Colosseum