Kombëtarja hollandeze e futbollit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Holanda
[[Skeda:|170px|center]]
FIFA (kodi) NED
FIFA (rangu) 10
Pozita më e lartë 8 ()
Pozita më e ulët 24 ()
Elo (Rangu) 12
Pozita më e lartë 2 (1974, 1978)
Pozita më e ulët 56 (1966)
Ngjyrat e ekipit Ngjyrat e ekipit Ngjyrat e ekipit
Ngjyrat e ekipit
Ngjyrat e ekipit
 
brenda
Ngjyrat e ekipit Ngjyrat e ekipit Ngjyrat e ekipit
Ngjyrat e ekipit
Ngjyrat e ekipit
 
jashtë
Loja e parë ndërkombëtare

Fitorja me thellë

Flag of the Netherlands.svg Holanda 9-2 Flag of Iceland.svg Islanda
Humbja më e thellë

Flag of the Netherlands.svg Holanda 2-12 Flag of England.svg Anglia

Stadiumi[redakto | redakto tekstin burimor]

"Amsterdam Arena"

Kampionatet Botërore[redakto | redakto tekstin burimor]

Në 1974, Holanda drejtohej nga trajneri Rinus Michels që me pare kishte drejtuar "Ajaxin" dhe "Barcelonën". Trajneri Michels zhvilloi stilin e futbollit total që e përshtati mjaft mire te kombëtarja. Formacioni i Holandës ishte :

  • 8. Jan Jongbloed,
  • 15. Rob Rensenbrink,
  • 17. Wim Rijsbergen,
  • 6. Wim Jansen,
  • 20. Wim Suurbier,
  • 12. Ruud Krol,
  • 2. Arie Haan,
  • 13. Johan Neeskens,
  • 3. Wim van Hanegem,
  • 14. Johan Cruyff,
  • 16. Johnny Rep.

Cruyff ishte simboli i ekipit te tulipanëve. Holanda ndeshet në finale me Gjermaninë vendase që drejtohej nga trajneri Helmut Schoen dhe që kishte në përbërje lojtare, si: kapiteni Franz Beckenbauer, Paul Breitner, Sep Maier, Gerd Moller, Berti Vogst etj. Qe në minutën e pare, Johan Cruyff me një aksion krejtësisht individual fiton një penallti në zone, te cilën e shndërron në gol Neeskens. Gjermanet barazojnë me një penallti te shënuar nga Breitner dhe me pas shënojnë golin e fitores me Gerd Moller. Holande-Gjermani e 1974-es është ndoshta e vetmja ndeshje në historinë e Botëroreve ku një skuadër e talentuar dhe me stil inovator dhe te paimitueshëm si Holanda, humbet, megjithëse e meritonte plotësisht fitoren ndaj gjermaneve.

Në 1978, Holanda del përsëri në finale, por edhe ketë here humbet ndaj Argjentinës vendase te udhëhequr nga Mario Kempes. Holanda ishte shume pranë fitimit te pare te një Botërori, por Kempesi barazon në fund te kohës se rregullt dhe Argjentina fiton pas kohës shtese 3-1. Në ketë Botëror, Holandës i ishte tërhequr kapiteni Cruyff, i cili deklaroi se nuk mund te luante në një vend diktatorial, siç ishte Argjentina e 1978-es.

Në 2010, me trajner Bert van Marwijk, Holanda humbet për here te trete në finale kundër Spanjës me rezultatin 1-0. Golin për spanjollet e shënoi Iniesta. Kjo është historia e Holandës, ekipit me te talentuar, ekipit "total", te cilit i mungonte vetëm fati për te qene një kampione e madhe.

Kampionatet Evropiane[redakto | redakto tekstin burimor]

Ka fituar vetëm një Evropian nen drejtimin e trajnerit Rinus Michels në vitin 1988, kur kishte edhe lojtare, si : Marco van Basten, Ruud Gullit dhe Frank Rijkaard në gjirin e saj. Në historinë e futbollit do te mbahet mend gjate nga Evropiani i 1988-es goli i Van Basten në finale kundër Bashkimit Sovjetik.

Kampionati holandez[redakto | redakto tekstin burimor]

Klubi me i mire holandez është "Ajax", klub i cili ka pasur akademinë me te mire te lojtareve për te gjitha kohërat dhe që vazhdon te prodhoje talente. Nen drejtimin e Rinus Michels që kishte krijuar futbollin "total" te ky klub, "Ajax" fitoi 3 here radhazi Kupën e Kampioneve në vitin 1971, 1972 dhe 1973. Në 1995 fitoi Kupën e Kampioneve kundër "Milanit" në finale. 3 here Kupën e Kampioneve e ka fituar kundër 3 klubeve me te mira italiane : "Juventus", "Inter" dhe "Milan".

Historiku i trajnerëve[redakto | redakto tekstin burimor]

Trajneri me i njohur holandez, i cili është shpallur edhe nga FIFA si trajneri me i mire i 60 viteve te fundit është Rinus Michels, i cili krijoi mënyrën e te luajturit te quajtur "futbolli total". Në karrierën e tij te lavdishme si trajner dallohet drejtimi i "Ajax", "Barcelona" dhe kombëtares holandeze.

Lojtarët e njohur[redakto | redakto tekstin burimor]

Johan Cruyff, Jan Jongbloed, Rob Rensenbrink, Wim Jansen, Wim Rijsbergen, Wim Suurbier, Ruud Krol, Arie Haan, Johan Neeskens, Johnny Rep, Wim van Hanegem, Marco van Basten, Ruud Gullit, Frank Rijkaard.