Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (Kosovë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës (KQZK) është një grup i përbërë nga tre persona përfaqsues ndërkombëtarë dhe nëntë persona përfaqsues të emëruar nga partitë më të mëdha të Kosovës dhe nga bashkësitë (komunitetet) më të vogla, duke përfshirë Serbët e Kosovës, Romët, Ashkalinjtë, Turqit, Boshnjakët dhe Goranët. Ky komision bënë rregullimin e procesit zgjedhor nëpërmjet miratimit të Rregullave Zgjedhore dhe mbikqyrjes së të gjitha aspekteve të procesit të zgjedhjeve të lira.

Komisioni Qendror Zgjedhor është themeluar me Rregulloren e ndryshuar të UNMIK-ut 2000/21 të datës 18 prill 2000 dhe është përgjegjës për administrimin e zgjedhjeve në Kosovë. Kryesues i KQZ është Zëvendësi i Përfaqësuesit të Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) për Ndërtimin e Institucioneve, Shefi i Misionit të OSBE-së Ambasadori Werner Wnendt.

Përfundimisht, dy nga komisionerët vendor nuk janë politik por përfaqësojnë organizata jo-qeveritare, të afërta me fushën e të drejtave të njeriut dhe me njerëzit me paaftësi mentale dhe fizike.

Komisionerët në përgjithësi emërohen në baza të kualifikimeve të tyre profesionale pasi që puna e KQZ-së është teknike dhe karakterizohet me pavarësi dhe neutralitet. KQZ-ja merrë vendime me konsenzus. Nëse nuk mund të arrihet konsenzusi, kryesuesi mund të merr vendimin përfundimtar dhe të obligueshëm.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), është themeluar në pajtim me nenin 139 të Kushtetutës së Kosovës, dhe është një organ i përhershëm i pavarur. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, është përgjegjës për organizimin dhe implementimin e zgjedhjeve në Kosovë. Roli i KQZ-së është të rregullojë procesin elektoral përmes miratimit të Rregullave Zgjedhore dhe, mbikëqyrjen e procesit zgjedhor në të gjitha aspektet për të siguruar që zgjedhjet të arrijnë standardet ndërkombëtare.

KQZ përbëhet nga njëmbëdhjetë (11) anëtarë: nga Kryesuesi dhe dhjetë (10) anëtarë të tjerë. Kryesuesi, emërohet nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhe zgjidhet mes gjyqtarëve të Gjykatës Supreme. Mandati i Kryetarit të KQZ-së është (7) vjet, duke filluar nga data e caktuar për njoftim të emërimit nga Presidenti i Kosovës. Prerogativat e ushtrimit të detyrës së anëtarit të KQZ-së, caktohen në bazë të ligjit dhe, rregullat për ushtrimin e mandatit. Dhjetë (10) anëtarët e tjerë të KQZ-së, janë emëruar si rezultat i nominimeve të gjashtë (6) grupeve parlamentare më të mëdha të Kuvendit të Kosovës dhe, katër (4) anëtarë që përfaqësojnë komunitetet e vogla në Kosovë.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Sistemi shtetrorë në Kosovë

Coat of arms of Kosovo.svg
Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
Zgjedhjet elektorale: KQZ - lokale - parlamentare