Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike
ShkurtesaKHAIA
Formuar më13 mars 2008
Llojiagjenci qeveritare
Qëllimihetimi i aksidenteve dhe incidenteve në aviacion
SeliaNdërtesa e Qeverisë
Vendndodhja
  • Prishtinë
Rajoni i shërbimit
Republika e Kosovës
Gjuha zyrtare
shqip, serbisht, anglisht
Kryesues i Komisionit
Kreshnik Gashi
Organizata amë
Zyra e Kryeministrit
Stafi
3
Faqja në internetwww.kryeministri-ks.net

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike (KHAIA), në Zyrën e Kryeministrit, është themeluar si njëri nga 4 autoritetet publike me përgjegjësi dhe funksione në fushën e aviacionit civil në Kosovë. KHAIA është themeluar në bazë të Ligjit për Aviacionin Civil, Nr. 03/L- 051, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës me datë 13 mars 2008. KHAIA është përgjegjëse për hetimin e aksidenteve dhe incidenteve në aviacion brenda Kosovës ose ku përfshihen avionët e regjistruar në Kosovë, kudo qofshin ata. Kurdo që kërkohet ose është e nevojshme, KHAIA do të punojë në bashkëpunim me organet e tjera kombëtare dhe ndërkombëtare të cilat ushtrojnë funksione të njëjta. Kurdo që KHAIA kryen ose merr pjesë në një hetim të sipër cekur, KHAIA duhet të përgatisë një raport të hollësishëm lidhur me hetimin dhe t’ja dorëzojë këtë raport Qeverisë dhe Kuvendit sa më shpejtë që të jetë e mundshme por jo më shumë se gjashtë (6) muaj pas përfundimit të hetimit

KHAIA, sipas nevojës, do të përgatisë informata dhe të dhëna lidhur me sigurinë në fluturim, të cilat më pas i dorëzohen AAC-së, Qeverisë dhe Kuvendit.

KHAIA është e autorizuar që të kërkojë nga cilido autoritet publik i Kosovës dhe/ose person privat ose organizatë në Kosovë që t’i japë asaj përkrahjen e nevojshme për kryerjen e një hetimi të përcaktuar me ligjin për aviacionin civil ose një hetimi i cili kërkohet sipas një marrëveshje ndërkombëtare ose organizate ndërkombëtare të aviacionit.

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Komisioni për Hetimin e Aksidenteve dhe Incidenteve Aeronautike