Kompasi (Busolla)
Kompasi ose Busulla është paisje që shërben për orientim në hapësirë. E ndërtuar nga magneti dhe gjilpëra e cila përdoret si tregues për orientim në hapësirën e rruzullit tokësor.
Ekzistojnë shumë llojesh kompasash (busulla) të prodhuara në vendet e ndryshme. Disa nga to janë të thjeshta të dedikuara për qëllime shkollore, kurse disa tipe janë duke u përsosur dhe zgjeruar me elemente të reja. Kur marrim parasysh lehtësitë që na krijon kompasi s’ka dyshim se është mjet i pa zëvendësueshme për orientimin e hartës dhe në teren.
Kompasi, zakonisht është një kuti (7 për 7 cm), kapaku i të cilit kur hapet rin në pozitë 90 shkallë dhe nga ana e mbrendshme është pasqyrë. Në qendër të fytyrës është boshti mbi të cilën është mbështetë gjilpëra e lirë magnetike. Për rreth saj janë shënuar me germa anët e horizontit : E (East - Lindja) W (West – Perëndimi), N (North - Veriu) dhe S (south - Jugu). Jo larg pikës N lokalizohet një pikë që tregon mesataren e këndit të deklinacionit. Përreth këtyre shënimeve ekziston shkallëzimi seksagezimal (360 shkallë) dhe ndarja në promil (në një mijë pjesë). Materiali i përdorur për punimin e kompasit duhet të ketë cilësi jomagnetike, kurse shenjat kryesoe fluoreshente.
[redakto] Përdorimi i kompasit
Kompasi është instrument në radhë të parë që shfrytëzohet për caktimin e anëve të horizontit. Supozohet që është zbuluar dhe përdorur njëkohësisht nga marinarët kinez dhe evropian dikur në shekullin XII.

