Kompjutimi afektiv

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Kompjutimi afektiv (anglisht: Affective computing) është studimi dhe zhvillimi i sistemeve dhe paisjeve që mund të njohin, interpretojnë, procesojnë, dhe simulojnë emocionet njerëzore. Kompjutimi afektiv është fushë ndërdisciplinore që përfshin shkencën kompjuterike, psikologjinë, dhe shkencën kognitive. Megjithëse origjina e kësaj fushe mund të gjurmohet që nga hetimet e hershme filozofike për emocionet, kompjutimi afektiv si fushë e shkencës kompjuterike filloi në vitin 1995 me shkrimin e dokumentit të Rosalind Picard mbi këtë fushë. Motivi i studimeve dhe hulumtimeve në kompjutimin afektiv është aftësia për të simuluar empatinë. Makina duhet të interpretojë gjendjen emocionale te njerëzit dhe ta adaptojë sjelljen e vet ndaj tyre, duke dhënë reagim të duhur për ato emocione.

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]