Kompleti për zhvillimin e softuerit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Kompleti për zhvillimin e softuerit (ang. Software Development Kit ose shkurt SDK) paraqet një grumbull të veglave, interfejsëve për programimin e aplikacioneve si dhe dokumentacionit për asistim në procesin e zhvillimit të softuerit për një gjuhë programuese ose një mjedis të veçantë[1].

Kompletet për zhvillim të softuerit zakonisht ofrohen nga prodhuesit e sistemit operativ, gjuhës programuese, apo mjedisit të veçantë. Shumica e kompleteve ofrohen falas në mënyrë që të inkuarohen programorët për ta shfrytëzuar sistemin apo gjuhën programuese specifike.

Është fare e zakonshme që kompletet të ofrohen drejtë për së drejti për shkarkim në Internet nëpërmjet faqeve zyrtare. Për shembull, kompania Sun Microsystems ofron kompletin për zhvillim të softuerit në gjuhën programuese Java nëpërmjet faqes zyrtare të saj. Një gjë të tillë bën edhe kompania Microsoft e cila nëpërmjet portalit të saj për zhvillues Microsoft Developer Network ofron kompletin që përfshinë një grumbull veglash, shembujve të kodit, dokumentacionit, përpiluesve, si dhe librarive që programorët mund t'i shfrytëzojnë për të krijuar aplikacione për sisteme operative Microsoft Windows[2].

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

[1]

  1. ^ WebSphere Studio tools glossary. IBM Corporation (2004). Vizituar në 4 Shkurt 2009. - (Anglisht)
  2. ^ Microsoft Windows Software Development Kit. Microsoft Corporation (2009). Vizituar në 4 Shkurt 2009. - (Anglisht)