Komploti kundër lirisë - Shqipëria nga diktatura në demokracinë bolshevike

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Komploti kundër lirisë - Shqipëria nga diktatura në demokracinë bolshevike histori, politikë me Autor Andrea Stefani. Shtëpia botuese: Onufri. Viti i botiit 2011. Faqet e librit 560. ISBN 978-99956-87-54-0

Shqipëria nga diktatura në demokracinë bolshevike si dhe nga diktatura e proletariatit pa proletarë, në kapitalizmin borgjez pa borgjezi. Konflikti mes demokracisë dhe lirisë. Pushteti i drejtësisë pa drejtësi. Korrupsioni dhe krimi i pandëshkuar: piramidat financiare, grushtet e shtetit deri te tragjedia e Gërdecit dhe masakra e 21 janarit.

Një karakteroskopi për demonët e tranzicionit të dështuar. Roli i liderëve në degradimin e demokracisë shqiptare në tirani bolshevike. Sali Berisha si një Hitler i demokracisë, papërgjegjshmëria e Fatos Nanos, gabimet e Edi Ramës si dhe renegatizmi i Ilir Metës.

Cila është përgjegjësia e shqiptarëve si masë në metamorfozën lirivrasëse të tranzicionit? Libri tenton edhe një analizë mbi faktorët socialë dhe psikologjikë që i bëjnë shqiptarët të fjetur, të nënshtruar, por edhe të etur për sundim. Si lind dhe si zhvillohet liria në shpirtin e individit, por edhe si mbytet ajo.

Si na shikojnë të parët tanë: të vërtetat e hershme të Nolit, Konicës dhe Vlorës për shqiptarët e ditëve të sotme.

Çfarë e dallon popullin nga kombi? A jemi popull dhe a e duam vërtetë Shqipërinë si gjithë Europa? Populli si turmë dhe turma si popull. Shqiptarët mes Lindjes dhe Perëndimit. Të vërtetat dhe gabimet e debatit Kadare - Qose. Shqipëria një shtet i përçarë, por jo i çarë. Ç'na pengon të bëhemi europianë.

Ç'fshihet pas mbështetjes ndërkombëtare për Sali Berishën: United States Capture? Plane për ndarjen e Kosovës? Nevoja për "një dorë të fortë" në Shqipëri? Korruptim apo shantazhim i perëndimorëve? Hieroglifi i pazbërthyer i fishekëve kinezë. Zemërimi i ambasadorit Uidhers.

Një stabilitet duke sakrifikuar lirinë? Mëkati historik dhe fatal i amendimeve në Kushtetutë. E kujt është përgjegjësia dhe a ka rrugëdalje?