Njësia administrative Gjerbës

Coordinates: 40°23′N 20°09′E / 40.38°N 20.15°E / 40.38; 20.15
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Komuna Gjerbës)

40°23′N 20°09′E / 40.38°N 20.15°E / 40.38; 20.15

Njësia administrative Gjerbës

Komuna Gjerbës është një komunë që ndodhet në Rrethin e SkraparitShqipëri.[1] Kjo komunë ka gjithësej në brendësi të saj 14 fshatra. Dy prej tyre konsiderohen si të shkrirë mes njeri - tjetrit siç kemi Floq-Rehovë dhe Barç.

Fshatrat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Barç i poshtëm, Barç i sipërm, Floq, Rehovë, Gradec, Grëmsh, Gjerbës, Gjogovicë, Kuç, Mëlovë, Strafickë, Ujanik, Vishanj dhe Zaloshnjë.

Popullsia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në të 14 fshatrat e kësaj njësie administrative banojnë sipas Blogut Corovoda Online deri ne qershor 2013 rreth 1 669 banorë thënë ndryshe plotësisht 316 familje.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

E gjithë Komuna Gjerbës ka një shtrije sipërfaqësore prej 10 750 hektarë. Nga këto vetëm 1 223 hektarë janë tokë bujqësore.

Lartësia mbi nivelin e detit në qendrën e komunës Gjerbës është 850  m, ndërsa largësia nga qëndra administrative e Bashkisë Çorovodë është 26 kilometra.

Ekonomia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Eshte komune  malore  me shtrirje  territoriale te gjere . Ka një sipërfaqe të madhe pyjore si edhe livadhe e kullota. Drejtimi kryesor ekonomik për zonën është blegtoria.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Corovoda Online Blog

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]



  1. ^ "Shoqata e komunave". Arkivuar nga origjinali më 15 mars 2012. Marrë më 8 nëntor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)