Komuna Grabian

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Komuna Grabian
Administrimi
Shteti Shqipëria
Qarku Qarku i Fierit
Rrethi Rrethi i Lushnjës
Kryetari i Komunës Avdi Snalla
Të dhënat bazë
Popullsia 6.455 banorë
Zona kohore
Zakonisht ZKEQ (UTC+1)
Në verë OVEQ (UTC+2)

Komuna Grabian është një komunëShqipëri.[1] Ndodhet në Perëndim të qytetit të Lushnjes dhe Fushës së Myzeqesë, me koordinata gjeografike, gjeresi gjeografike 49°57'N dhe gjatësi gjeografike 19°53' E.

Vendbanimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Fshati Grabian është qendra administrative e Komunës me të njëjtën emër, e cila ka nën administrimin e saj edhe fshatrat Tre Ura, Ferras dhe Stravec.


Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Pozita gjeografike[redakto | redakto tekstin burimor]

Grabiani ndodhet në Ultësirën Perëndimore të Shqipërisë, me koordinata gjeografike 40,95 N, 19,58 E, me sipërfaqe 36 km². Shtrihet në perëndim të ish kënetës së Tërbufit, rrëzë kodrave, të cilat e ndajnë me Divjakën. Ndodhet në lartësinë 4m mbi nivelin e detit.

Kufizohet : në Veri me fshatin Dushk Ramadan (Bashkia Divjakë), në Jug me fshatin Spolatë (Komuna Gradishtë), në Lindje me fshatin Plug (Komuna Golem) dhe në Perëndim me fshatin Kryekuq (Komuna Remas). Ka shtrirje veri-jug 1,2 km dhe lindje-perëndim 0,6 km.

Relievi[redakto | redakto tekstin burimor]

Grabiani ndodhet në antiklinalin e kodrave të Divjakës. Ka reliev fushor-kodrinor. Kodrat e rrethojnë fshatin nga të tri anët dhe vetëm në lindje ka dalje fushore (Fusha e Myzeqesë).

Klima[redakto | redakto tekstin burimor]

Klima është tipike mesdhetare, me dimër të butë e me reshje të bollshme, si edhe me verë të nxehtë e të thatë. Temperaturat mesatare të Janarit janë 10-12 °C, ndërsa ato të Korrikut 30 °C. Reshjet variojnë nga 50 mm në verë deri në 400 mm në dimër. Rrezatimi diellor nga 8 orë në ditë në stinën e dimrit dhe 12 orë në pranverë.

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Fshati Grabian mendohet të jetë i banuar që në shekullin e XVIII, por të dhënat për këtë fakt janë të pakta. Objekt kulti e cila daton në vitin 1830 është Kisha e Shën Kollit, e cila sot është e rrënuar plotësisht, si shumë kisha e objekte kulti, nga regjimi komunist. Familjet e para që u vendosën e ngritën kasollet e para në Grabian, e që në ditët e sotme njihen si familje autoktone në Grabian janë fiset : Ndoni, Kuka, Shurdhaqi etj. Banorët e parë të Grabianit merreshin kryesisht me bujqësi, blegtori edhe gjueti. Bujqësinë e praktikonin në kodrat përreth, pasi në kohën para çlirimit Fusha e Myzeqesë ishte e mbuluar nga uji, dhe që njihet me emrin Këneta e Tërbufit. Për të shkuar në qytet, banorëve u vinin në ndihmë varkat e lundrat. Grabiansit e parë praktikonin shumë gjuetinë e kafshëve të egra ne pyllin pranë fshatit, si edhe peshkimin në kënetë. Me ardhjen në fuqi të regjimit komunist në vitin 1945 jeta në Grabian u udhëhoq nga idetë izoluese të këtij regjimi. Kooperativa e parë bujqësore është krijuar në vitin 1956, me toka jo të cilat nuk ishin pjesë e Kënetës së Tërbufit. Me tharjen e kënetës në vitin 1958 Grabiani u bë Ndërmarrje Bujqësore Shtetërore deri në shpërbërjen e saj në vitin 1992. Gjate periudhës komuniste Grabiani u kthye në qendër internimi e persekutimi për disa familje nga qytete të ndryshme të Shqipërisë. Ata nuk lejoheshin të merrnin pjesë në aktivitetet e ndryshme që organizoheshin në atë kohë. Me rënien e diktaturës komuniste, në mars të vitit 1992 edhe Grabiani dhe komuniteti i tij filluan të integrohen në sistemin e ri demokratik. Me ndarjen e tokës sipas ligjit nr.7501, datë 19/7/1991 banorët e Grabianit sot merren me mbjelljen e kulturave të ndryshme bujqësore si edhe vazhdojnë të merren edhe me bujqësi.

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Popullsia e komunës është heterogjene, 42% janë vendas, 40% janë të ardhur, të cilët kanë migruar nga rrethe të ndryshme të vendit dhe rreth 18% e popullsisë përbehet nga romët.

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Kryesisht mbështetet në prodhimet bujqësore e blegtorale. Prodhimet kryesore janë drithërat, foragjeret, luledielli, shalqinj etj. të cilat përdoren për konsum vetjak por edhe për tregti. Fshati Grabian është ndër prodhuesit kryesorë bujqësor në Shqipëri. Kohët e fundit vihet re një tendencë e madhe në drejtim të frutikulturës. Përsa i përket blegtorisë vitet e fundit nga banorët po ndërtohen minikomplekse, duke përqendruar punën e tyre në këtë drejtim të ekonomisë. Përjashtim bënë një kompleks i madh në fshatin Tre Ura. (info. në përpunim e sipër)

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Kryetari i Komunës Grabian për periudhën kohore 2011-2015 është z. Avdi Snalla, i Partisë Socialiste. Fitues i zgjedhjeve lokale të 8 majit 2011. Këshilli i Komunës përbëhet nga 15 anëtarë të forcave të ndryshme politike, të cilët zgjidhen në bazë të përqindjes së votave të fituara nga subjekti politik që ata përfaqësojnë. Aktualisht, për periudhën kohore 2011-2015, shpërndarja e mandateve të anëtarëve të Këshillit të Komunës Grabian sipas koalicioneve është : Aleanca për të Ardhmen me në krye PS, 7 anëtarë, Aleanca për Qytetarin me në krye PD, 8 anëtarë.


Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]