Komuna Ishëm

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Komuna Ishëm
Harta e Republikës së Shqipërisë ku ndodhet Komuna Ishëm
Të dhënat baze
Shteti Shqipëria
Popullsia
 • dendësia
8.317 banorë
p/dh
Qarku Qarku i Durrësit
Rrethi Rrethi i Durrësit
Kodi postar 2015 [1]
Kryetari i komunës Sulejman Ibrahimi (PS)
Partia udhëheqëse Partia Demokristiane
Targat e automjeteve DR
308 · Komunat e Shqipërisë

Komuna Ishëm është një komunëRrethin e DurrësitShqipëri.[2]

Përmbajtja

[redakto] Gjeografia

Komuna Ishëm është pjesë administrative e Qarkut Durrës dhe ndodhet në veri të territorit të tij ku ndahet qartë (si territor) nga lumi Ishëm në veri dhe nga Përroi i Tarinit në jug. Ka një sipërfaqe totale prej 8,000 ha duke u kufizuar në juglindje me komunën e Prezës, në perëndim me detin Adriatik dhe në lindje me komunën Thumanërrethit të Krujës. Komuna Ishëm përbëhet nga 10 fshatra: Kuraten (Shkafanë), Lalës, Likmetaj, Kërtushaj, Kapedanaj, Gjiricaj, Rrotull, Draç e Fushë-Draç, Shetaj dhe Bizë.

[redakto] Historia

Toponimi “Rodon” rrjedh nga lashtësia Ilire, besimi pagan dhe besimi politeist (në shumë zota apo kulte), njëri prej të cilëve ishte dhe besimi tek Zoti (kulti) i Detit. Rajoni përreth Kepit besonte tek hyjnia e detit me emrin “Rodon” (Arden). Këtij të fundit, iu blatua kepi me gjithë bukuritë e tij natyrore të cilat ky zot i gdhendi me emrin e tij. Më pas, populli e quajti “Kepi i Rodonit”. Në thellësitë e ujërave të kepit ndodhen gërmadhat e qytetit të lashtë. Sipas albanologut të njohur Eqrem Çabej, Ishmi ka një gjenezë para 3 mijë vjeçare si vendbanim shumë i lashtë, i pagëzuar në gjuhën pararendëse Ilire me emrin “Isamus”, “Issamus”, “Issam” , “Issemus”, “Ismus”, “Istiamus” , “Istm”, “Durachium”, “Lissus”, “Skodra”, “Seupi”. Ishmi me këto emërtime është i njohur në arkivat e Raguzës së shekujve XIV – XV. Topiajt kanë sunduar si principatë në gjysmën e dytë të shek. XIV dhe këtë e dëshmojnë kisha bizantine e “Shën Nastasia” (Saneta Nastasia), Deti Arderi e Radonit (sipas burimeve raguziane). Në vitet 1420 - 1450, Rodoni zotërohej nga venedikasit. Në vitin 1450, pas fitores së Skënderbeut në rrethimin e parë të Krujës, ky i fundit vuri nën zotërim Kepin e Rodonit.

[redakto] Vendbanimet


[redakto] Burimet

[redakto] Shiko edhe

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera