Komuna e Gostivarit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Komuna e Gostivarit
Emblema
Emblema

Gostivari.jpg Komuna e Gostivarit është komunë që shtrihet në pjesën perëndimore të Maqedonisë duke u kufizaur me ... . Qendra e komunës gjendet në Gostivar

Natyra mahnitëse, toka, pozita e volitshme gjeografike, mbi 500 m lartësi mbidetare, me gurgullimën e burimit të lumit Vardar, aty në perëndim të Maqedonisë, i rrethuar nga dy fortesa, Sharri dhe Mali i Thatë, dhe me shumë karakteristika të tjera, shtrihet i qetë me banorët e tij qyteti i shumë ngjarjeve dhe personaliteteve, GOSTIVARI.

Për të soditur për së afërmi panoramën e mrekullueshme të qytetit të Gostivarit qoftë duke ardhur nga Tirana, në Ohër për në Gostivar, apo nga Prishtina, Shkupi, nga Tetova për në Gostivar, shfrytëzohen autostrada moderne që shkelin nëpër fushën e gjerë të Pollogut. Përndryshe të gjitha komunikacionet, rrugore apo hekurudhore, mundësojnë qarkullim të shpejtë. Në njëqind kilometra në jug ndodhet aeroporti në Ohër dhe rreth nëntëdhjetë kilometra larg aeroporti në Shkup.

Gostivari është komunë e cila kap sipërfaqe prej rreth 650 kilometra katrorë. Qyteti paraqet mjedis administrativ, politik,kulturor dhe biznesor për mw tepwr se tetëdhjetëmijë banorë, prej të cilëve në vetë bërthamën e qytetit jetojnë rreth 36 mijë. Mjedis tipik multikulturor. Në të jetojnë shqiptarë, maqedonas, turq, romë e të tjerë. Qytet i cili paraqet me të vërtetë vend të bukur jetese, duke ofruar klimë të këndshme në të gjitha stinët e vitit, vendpozitë e mrekullueshme, komunikacion, kushte për biznes, shkollim...

Mu për këtë arsye me vite përpara, qartë është shprehur ekspanzioni edhe i popullatës, edhe i zhvillimit ekonomik, kultivimit të veçorive dhe veçanërisht i kujdesit dhe krijimit të kushteve sa është e mundur më kualitative për jetesë.

Prej pranverës së vitit 2005, perspektivat janë edhe më të fuqishme, me decentralizimin në vijim, me çka përkujdesjen në pjesën më të madhe të punë[[Skeda:Example.jpg]]ve publike e ka pushteti lokal. Përndryshe, rezultatet tash më edhe shihen.

Tradita e jep shenjën në çdo mjedis. Banorët e Gostivarit me kënaqësi do t’ua rrëfejnë tregimin për atë se si është krijuar emri i qytetit të tyre .Gostivari Kategorie: Geographie - Regionen Beschreibung: Rreth Gostivarit dhe për Gostivarin janë thurrur shumë legjenda me versione të ndryshme bazuar nga pushtuesit e periudhave të ndryshme. Sipas dokumentit të vetëm nga epoka antike tek historiani Tit Livi (59 p.e.s – 17p. e.s) thuhet se mbreti i fundit i Maqedonisë Pasai (179 – 163) me 10.000 ushtarë pas pushtimit të Uskanës (Kërcovës) pushton qytezën DrauDAK që më pas të pushtohej Oneji (Tetova). Nga këto të dhëna mund të kuptohet se qyteti i vjetër DrauDAK i cili ka pasur rëndësi të madhe, është gjindur në mes të Kërcovës dhe Tetovës, d.m.th. Gostivari i tanishëm.

Qyteti i Gostivarit gjindet nëpër anale historike nga historianë në zë të cilët japin të dhëna të rëndësishme për ekzistencën, strukturën, etj. që vërehet edhe në dhënat statistikore që i jep etnologu bullgar Vasil Kincev, sipas të cilit në Gostivar në fund të shekullit XIX ka pasur 3735 banorë, 3180 shqiptarë, 310 të krishterë (maqedon, sërb) 200 romë (cergë), 20 turq dhe 25 vlleh.

Në vitin 1850 gjeologu dhe balkanologu Ami Beu në përshkrimet për Tetovën në mes tjerave në një pjesë thotë sE në Pollog gindet “fshati I madh” Gostivari, ndërsa si qytet Gostivari për herë të parë është përmendur në dy shkrimet e shekullit XIX. Sipas tyre ky vendbanim i Pollogut ka formuar çarshinë e vet (qendrën) kurse e marta ka qenë ditë pazari. Në vitin 1874 qyteti ka pasur 400 shtëpi, rreth 2000 banorë, ndërsa në fund të shekullit të njëjtë 3500 banorë. Bazuar në shkrimet e Abdylhaqim Doganit, Gostivari merr emrin nga vajza e ardhur nga Tivari që për venbanim ka zgjedhur këtë qytet. Në gjuhën lokale vajza është gocë edhe atë nga Tivari, prandaj del emri Gostivar nga goca e Tivarit.

Një krenari e madhe për Gostivarin është edhe heroi i madh Xhem Gostivari. Po ka edhe heroi të tjer siç është inxhinieri me i njohur ne Jugosllavin e atëhershme Një hero i madh i Fshatit Koritë Bilall Selimi i cili është zhdukur nga njerez të panjohur, Fshati Koritë mund të krenohet edhe me Malik Azizi i cili kishte një vizion shum përparimtar për popullin shqiptar ky hero është vrar nga njerzit që në atë koh bashkpunonin me shërbimin e fsheht sllav UDB.

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Sipas regjistrimit të vitit 2002 në Komunën e Gostivarit jetojnë 81 042 banorë.

Shqiptarë (54038 ose 66.6%), Maqedonas (15877 ose 19.5%), Turq (7991 ose 9.8%), Romë (2237 ose 3.8%), Vlleh (15 0.01%), Serbë (160 ose 0.19%), Boshnjakë (39 ose 0.04%), Të tjerë (685 ose 0.84%).

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Popullata e komunës së Gostivarit më së shumti merret me ...

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]



Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Flamuri i Maqedonisë Komunat në Maqedoni Emblema e Maqedonisë

· Belimbegu · Berova · Bogdanca · Bogovina · Bosilova · Brevinca · Brodi · Çashka · Çeshinovo-Oblesheva · Çuçer-Sandeva · Debarca · Dellçeva · Demir Hisari · Demir Kapia · Dibra · Dojrani · Dollneni · Drugova · Gostivari · Gracka · Gjevgjelia · Haraçina · Jegunoci · Kamenica · Karbinca · Kavadari · Kërçova · Koçani · Konçës · Kratova · Kriva Pallanka · Krivogashtani · Krusheva · Kumanova · Likova · Llozova · Manastiri · Mavrova dhe Radostusha · Mogilla · Nagoriçi i Vjetër · Negotina · Novaci · Novosella · Ohri · Osllomeji · Peçeva · Petroveci · Plasnica · Prilepi · Probishtipi · Qendra Zhupa · Radovishti · Rankoci · Resnja · Rosmani · Shtipi · Sopishti · Struga · Strumica · Studeniçani · Sveti Nikolla · Tearca · Tetova · Vallandova · Vasileva · Veçani · Velesi · Vinica · Vraneshtica · Vrapçishti · Zajazi · Zelenikova · Zërnoci · Zhelina

Komunat e Shkupit: Aerodromi · Buteli · Çairi · Gazi Baba · Gjorçe Petrovi · Karposhi · Kisella Voda · Qendra · Saraji · Shutka