Komuna e Kërçovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Komuna e Kërçovës
Emblema
Emblema

Komuna e Kërçovës është komunë që shtrihet në pjesën perëndimore të Maqedonisë. Qendra e komunës gjendet në Kërçovë.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Komuna e Kërçovës ka një pozitë gjeografike ...

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Sipas regjistrimit të vitit 2002 në Komunën e Kërçovës jetojnë 30138 banorë.

Në pikëpajme demografike, shqiptqret përbejnë popullsinë më të vejtër autoktone, dhe për nga numri asnjëhere nuk ka qenë pakice. psh më 1889 sipas Sami Frashërit, Kazaja e Kërçovës ka pasur rreth 34000 banore prej të cilëve 14000 Shqiptar e e tjerët. Më 1921 qyteti Kërçovë ka pasur 28228 nga cilët 14454 ka qenë shëno si pravosllav kurse 13774 të besimit myslliman. Më 1994, Kërçova ka patur 53044 banorë prej të cilët 26310 Shqiptar, 20829 Maqedonas, 3840 Turq, 1394 Romë etj.me zgjedhjet lokale 2013 u pa se populli shqiptar eshte shumic .Me profekt komune Shqiptar

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Popullata e komunës së Kërçovës më së shumti merret me ...

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Koha Antike

Kërçova, krahinë e veçantë gjeografik dhe etnografike, në pjesën qendrorë të Maqedonisë perëndimore, ka qenë e banuar qysh në pirudhën më të lashtë prehistorike, të neolitit, nga popullsi bartëse të kultures meditiriane, kurse më vonë nga fise ILIRE si psh. Peonë, Linkestët, Deriopët, Dasaretët. Pjesa veriore e Maqedonisë ka qenë e banuar nga fiset Iliro-Trake të Dardanëve.

Kërçova për herë të parë përmendet në shekullin e dytë para erës së re gjegjësisht në kohën e luftërave Romake më mbretin të Maqedonisë Perseun, dhe atë më emrin USKANA. Ky emër i vjetër nuk mundi të mbijetojë, por u zhduk gjatë kohës së depërtimeve dhe pushtimeve sllave, ashtu si u zhdukën edhe dymbëdhjetë kështjella romake në afersi të Kërçovës.Përveç gjurmëve të vjetra arkelogjike, të cilat deshmojne lashtësinë e elementit shqiptar (krahaso Arbanasi, Arbanisec, Arbanashki në fshatrat Atishtë) mund të përmendim po ashtu varret ilire në Zajas, Trojet në Kaleshe, Manastirishten në Arangjell.

Mesjeta dhe Sundimi Osmane

Me gjithë përmbytjen sllave që ndodhi në këto vise prej shek. 7 e më këndej dhe sundimit të egër bizantim, elementi autokton shqiptar nuk u asimilua i tëri, por arriti ta ruajë bërthamën e tij të fortë dhe kështu ta mbijetojë mesjetën. Më vonë në gjysmën e dytë të shekullit të XIII, Kërçova bie nën sundimin serb dhë atë për një shekull (1283-1394). Me fillimin e sundimit turk, edhe Kërçova përjeton fatin e vendeve të tjera të Ballkanit. Është me rëndësi të përmendet se Kërçova në kohën e sundimit otoman në shekullin XIV në strukturën e saj shoqërore-ekonomike ka pasur ma tëper shqiptarë më shpërndarje më të gjerë gjeografike se sa sot. Psh. në deftëret turq, në Kërçovë përmendet lagja shqiptare, me 71 shtëpi.Shenimet më të sakta mund ty gjojm tek vepra e Sami Frashërit, Kamus al Alam 1889, ku Kërçova paraqitet si kaza e Sanxhakut në vilajetin e Manastirit.

Lufta e Parë Ballkanike

Piriudha e re fillon me çlirimin e Ballkanit nga sundimi i Perandorisë osmane. Kërçova gjer më sot kaloi nëpër sundimet të reja sllave, përcjellur me reprezalje të mëdha. Viti 1913 për Kërçovarët është vit i trshtimeve. Ky është vit i një masakri kunder populliut pafajshëm, kundër pleqëve, grave e fëmijëve, të cilët u prenë nëper xhamia dhe u dogjën nëpër kasollet, ose u varrosën në varreza kolektive, të cilët akoma nuk jan të zbuluara. Në këto krime janë dalluar çetniket e Mikajl Brodit dhe Boshko Virianecit, nën komanden etë cilëve janë kryer masakrat në Qafë, Zajaz, Greshnicë, Cërvicë, etj. Kët terror e masakër e dëshmon edhe letra e një ushtari, të cilën me 9 tetor 1913 e botoi "Radnicke novine" "Këtu po ndodhin gjëra të tmerrshme. Rrënqethem e flokët më ngriten përpjet e gjithë pyes veten a është e mundur që njeriu të jetë kaq barbar. Nuk guxoj dhe nuk kam kohë të shkruam më gjerësisht...Kudo kufoma, hi e pluhur.Ka fshatra ku kishte me nga 100,150, e 200 shtëpi por, ku nuk ngeli asnjë njeri i gjallë. I mblidhin njerëzit grupe grupe 40-50 veta dhe i copëtonin që të gjithë me thika." Një episod më vehte është rasti i fshatit Qafës nga ana bandavë të çetnikëve ku sipas burimeve të sakta janë vrarë 92 fshatarë. Dukë e parë kët masakër mbi popullsinë e pafajshme të fshatit veçanërisht të babës së saj Sulltanë Qafa merr gërshërët e dhenëve, del në shkallë, vret rojen, plagos rëndë 3 banditë dhe kështu krijon një tollovi të paparë prej nga banditët detyrohen të largohen nga fshati.Në përleshje direkte vritet dhe babai dhe bija e Mazllamit, Sulltanë Qafa. Më këtë akt heriok, Sulltana mund të llogaritet ndër heroinat e popullit shqiptar.Për hir të kësaj, populli i ngriti përmendore të meriitueshme në fshatin e saj Qafa.

Lufta e Dytë Botërore

Në mesin e dy luftërave u dogjën shumë fshatra rreth Kërçovës .Në piriudhën 1939-1945 populli shqiptarë ishtë i angazhuar në luftë për pavarsinë ,por fati historik deshi që, për njëjtin qëllim të nisen kryesisht nga dy rrugë të ndryshmë, rrugë prokuminzmit dhe rrugë antikomunizmit. Lufta e Dytë Botërore perfundoi me ngadhënjimin e komunizmit, në vitin 1945, por, pikërisht ai komunizëm, që gjatë luftës ishte telall i vëllazërimit të ghjië popujve, në Kërçovë njëlloj sikurse edhe në vendet tjera të mbetura jashtë shtetit shqiptar, nuk e ndali luften antishqiptare.

Vendbanimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Komuna e Kërçovës i përfshin këto vendbanime:


Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

Flamuri i Maqedonisë Komunat në Maqedoni Emblema e Maqedonisë

· Belimbegu · Berova · Bogdanca · Bogovina · Bosilova · Brevinca · Brodi · Çashka · Çeshinovo-Oblesheva · Çuçer-Sandeva · Debarca · Dellçeva · Demir Hisari · Demir Kapia · Dibra · Dojrani · Dollneni · Drugova · Gostivari · Gracka · Gjevgjelia · Haraçina · Jegunoci · Kamenica · Karbinca · Kavadari · Kërçova · Koçani · Konçës · Kratova · Kriva Pallanka · Krivogashtani · Krusheva · Kumanova · Likova · Llozova · Manastiri · Mavrova dhe Radostusha · Mogilla · Nagoriçi i Vjetër · Negotina · Novaci · Novosella · Ohri · Osllomeji · Peçeva · Petroveci · Plasnica · Prilepi · Probishtipi · Qendra Zhupa · Radovishti · Rankoci · Resnja · Rosmani · Shtipi · Sopishti · Struga · Strumica · Studeniçani · Sveti Nikolla · Tearca · Tetova · Vallandova · Vasileva · Veçani · Velesi · Vinica · Vraneshtica · Vrapçishti · Zajazi · Zelenikova · Zërnoci · Zhelina

Komunat e Shkupit: Aerodromi · Buteli · Çairi · Gazi Baba · Gjorçe Petrovi · Karposhi · Kisella Voda · Qendra · Saraji · Shutka