Komuna e Podujevës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko


Komuna e Podujevës
Emblema Vendndodhja
Qendra e qytetit
Statistika
Popullsia
-dendësia
131.300* banorë
207 banorë/km²
Sipërfaqja 633 km²
Administrata
Shteti Kosovë
Qarku Prishtinë
Adresa e kuvendit rr. "Zahir Pajaziti"
Kodi postal 11000
Prefiksi telefonik 038
Faqe zyrtare KK Podujevë
Politika
Kryetar Ilaz Pireva
Partia udhëheqëse LDK
* Përafërsisht


Komuna e Podujevës është njësi administrative në pjesën veri-lindore të Kosovës. Podujeva shtrihet në fushëgropën e Llapit, pjesët kodrinore-malore të malit të Albanikut në perëndim dhe maleve lindore kosovare në lindje. Komuna e Podujevës i takon si njësi administrative Rajonit të Prishtinës.

Besiana është qendra administrative e Komunës së Podujevës.

Pak histori[redakto | redakto tekstin burimor]

Isuf Fejze Ujupi nga Sekiraca e Podujevës, i humbur nga shkurti viti 1946, baba i gjashtë fëmijëve, i akuzuar si "kulak" dhe për këtë epitet i internuar në Bor të Serbisë, për të cilin as sot e kësaj ditë familja e saj nuk din as për eshtrat e tije. Pas luftës së dyte botërore Isufi me katër kushëri dhe mikun e tij Ali Feta, pushteti i atëhershëm komunist i akuzojnë për mosbindje ndaj pushtetit dhe si mase dënimi të pestit i dërgojnë në Serbi për pune të dhunshme. Në bazë të dhënave jo zyrtare këta burra janë pushkatuar pas një viti në minierat e Borit. Për shkak të kësaj historie edhe familjaret e tjerë të këtyre burrave kanë pësuar në vazhdimësi torturat e pushtetit, duke i burgose, plaçkitur dhe duke iu pamundësuar djemve dhe nipave të tyre shkollim dhe punësim.

Gjeografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Ekonomia[redakto | redakto tekstin burimor]

Demografia[redakto | redakto tekstin burimor]

Kultura[redakto | redakto tekstin burimor]

Politika[redakto | redakto tekstin burimor]

Menjëherë pas themelimit të PUKSH "Unikomb", edhe në Podujeve u themelua dega e kësaj partie. Grupi i përbërë nga Bajrush Behrami, Agron Rrahmani Hakif Mehmeti, Bashkim Jashari Salih Salihu, Jusuf Ejupi dhe shumë atdhetare të tjerë. Kështu me 21 mars të vitit 1991 filloj aktivitetin e saj dhe shumë shpejt kjo parti u rrit dhe u shtri në gjithë territorin e Llapit. Unikombi në Podujeve zhvilloj aktivitetin e vet deri në vitin 1997, ku pas gjenocidit të ushtruar në Prekaz të Drenicës, kjo parti e pushoj aktivitetin e saje në rrafshin politik për t`u inkuadruar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Llapit. Pas lufte është riaktivizue dhe kjo parti ka dhëne kontributin e vet në jetën politike të komunës së Podujevës.

Të tjera[redakto | redakto tekstin burimor]

  • Telekomunikacioni
  • Transporti
  • Ushtria
  • Pushime

Klima[redakto | redakto tekstin burimor]

Vrojtimet hidrometeorologjike në Llap kryesisht janë të periudhës të viteve 1960. Elementet e vrojtuara nuk kanë seri të plotë dhe vetëm për stacionin meteorologjik të Podujevës ka të dhëna me të plota. Rrjeti i stacioneve shimatese kanë një shpërndarje me të mirë, por mungojnë të dhëna për zonat malore. Fushëgropa e Llapit për shkak të pozitës së vet gjeografike, lartësitë mbidetare , reliefit dhe paradispozitave për kohet e rrëmimeve të ajrit cilësohet me disa veçori karakteristike lokale. Analiza e elementeve klimatik, sidomos regjimeve termike dhe të reshjeve, tregojnë në rritjen e shkalles kontalitetit klimatik të këtë trevë.

Reshjet[redakto | redakto tekstin burimor]

Fushëgropa e Llapit gjendet në kufi klimatik të regjimeve pluviometrike kontinentale dhe atje maritime. Edhe pse sasia me e madhe e reshjeve bie në periudhën e vegjetacionit (IV-IX)ajo nuk është dominante (Podujeve 54 %). Edhe pse gjate vitit paraqiten dy maksimale mujore (nëntor dhe maj), shpërndarja e reshjeve nëpër muaj gjatë vitit nuk tregon ndryshime të mëdha kure është fjala për vlerat mesatare mujore shumëvjeçare. Mirëpo, lëkundjet e sasisë së reshjeve prej vitit në vit janë mjaft të dalluar. Në pjesët e ulëta të fushëgropën së Llapit bie me pak reshje (Podujeve 680 ml) se sa në pjesët periferike kodrinore malore (Pollate 756 ml)

Shiko dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]

[1] Monografia e Llapit, grup autorash.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]