Komuna e Sharrit
| Komuna e Sharrit | |
| Statistika | |
| Popullsia -dendësia |
34,562 banorë 80 banorë/km² |
| Sipërfaqja | 435 km² |
| Administrata | |
| Shteti | Kosovë |
| Qarku | Prizreni |
| Adresa e kuvendit | Dëshmorët e Kombit |
| Kodi postal | 22000 deri 22080 |
| Prefiksi telefonik | 0381 2981 |
| Faqe zyrtare | KK Sharri |
| Politika | |
| Kryetar | SALIM JONUZI |
| Partia udhëheqëse | PDK |
| 19 Gusht 1999 ka pushuar se funksionuari komuna e Gores dhe me 21 Gusht 1999 ka rifilluar se funksionuari Komuna e Sharrit | |
Komuna e Sharrit (serbisht: Dragaš, cirilik: Драгаш) është njësi administrative në pjesën jug-perëndimore të Kosovës. Qyteza e Sharrit ose Dragashit gjendet ne Kosovën jug-përendimore dhe shrihet në një lartësi mbidetare 1100 m. Deri para luftës dytë botërore ka qenë fshat dhe në lashtësi njihet me emrin Krahkosht mirëpo në kohën e reformës agrare të mbretërisë Jugoslave i është ndrruar emri nga Krahkosht në Dragash sipas emrit të një serbi të ashtuquajtur Dragan të sjellur me dhunë nga mbretëria Jugoslave për serbizimin e rajonit sipas politikës së asajë kohë. Edhe pse ka pas tendenca për serbizim të kësajë komune para më se një shekulli sot nuk ka banor serbë në vitin 2008. Pas luftës dytë botërore nga fshati shndërrohet në qender komunale dhe merr statusin e qytezës dhe sot prap është qendër komunale për rajonin e Opojës dhe të Gorës.
Përmbajtja |
Demografia [redakto]
| Viti/Etnia | Shqiptar | % | Goran | % | Total | ||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| 1991 regj.1 | 22,802 | 59% | 16,112 | 41% | 38,914 | ||||
| Janar 1999 llog.2 | 27,633 | 61% | 17,470 | 39% | 45,103 | ||||
| Mars 2000 llog.3 | 24,856 | 72% | 9,706 | 28% | 34,562 | ||||
| 2006 llog.3 | 22,800 | 57% | 17,975 | 43% | 40,775 | ||||
| Burimet: Është për tu theksuar se të dhëat për vitin 1991 janë politike dhe numrar janë të zmadhuara pa kuptimIt. 1.Federal Office of Statistics in Serbia 2. UNHCR Kosovo Village List 3.OSCE Field Office Sharr |
|||||||||
Kultura [redakto]
Para masave të dhunëshme serbe të viteve 1990 - 1999, komuna e Sharrit ka pasur 7 biblioteka publike me një numër prej gjithsejt 52.300 librash. Biblioteka kryesore ka pasur 14.600 libra, derisa degët në Brod, Kurshevë, Breznë, Bellobradë, Bresanë dhe Blaqë kanë pasur 37.700 libra. Fatmirësisht, gjatë masave shtypëse serbe dhe luftës, librat nuk janë dëmtuar dhe është e vetmja komunë ku librat janë të paprekura. Së këndejmi, pas luftës, komuna e Sharrit ka 7 biblioteka me një numër prej gjithësejt 52.300 librash.
Shih dhe këtë [redakto]
Lidhje të jashtme [redakto]
- Komuna Dragash - Republika e Kosovës (shqip, serbisht, turqisht dhe anglisht)
- OSZE-Missioni në Kosovë: Profili i Komunës (Skeda-PDF; 174 kB)
- Municipality of Dragash (pdf) - Dokumente për Komunën Dragash (anglisht)
|
|
|||||||||||||||||||
Stema e shtetit |
|
||||||||||||||||||

