Komuna e Tetovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Komuna e Tetovës
Ndërtesa e arkivave të Tetovës, një departament i Arkivave Shtetërore të Maqedonisë së Veriut.
Ndërtesa e arkivave të Tetovës, një departament i Arkivave Shtetërore të Maqedonisë së Veriut.
Flamuri i Komuna e Tetovës
Stema zyrtare e Komuna e Tetovës
Location of Komuna e Tetovës
Qeveria
 • KryebashkiakBilall Kasami (Lëvizja Besa)
Popullsia
 (2021)
 • Gjithsej84.770
 • Dendësia320/km2 (800/sq mi)

Komuna e Tetovës është komunë që shtrihet në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë.

Qendra e komunës gjendet në Tetovë.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Komuna e Tetovës kufizohet me Kosovën në veri dhe në perëndim, Komunën e Tearcës në verilindje, Komunën e Jegunovcës në lindje, Komunën e Zhelinës në juglindje, Komunën e Brvenicës në jug dhe Komunën e Bogovinës në jugperëndim.

Tetova gjendet në pjesën veriperëndimore të Maqedonisë, në shpatet e Sharrit, apo në Luginën e Pollogut. Sot komuna e Tetovës mbulon një sipërfaqe prej 87 km², dhe së bashku me komunat e sapokrijuara që dalin prej saj sipërfaqja është 1053 km².

Tetovë është e vendosur 460 deri në 500 metra dhe ka një klimë të butë me një temperaturë mesatare vjetore prej 11,6 °C.

Kushtet e klimës - tokësore, hidrografike dhe hapësinore janë përgjegjëse për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë, domethënë nëpërmjet temperaturave të favorshme, toka të përshtatshme me vlerë të lartë për para dhe sasia e bollshme e potencialit ujor mundëson kultivimin e drithërave, perimeve, pemishteve, foragjereve dhe disa kulturave industriale. Sa i përket mbarështimit të bagëtive, këto kushte korrespondojnë në mënyrë specifike me zhvillimin e mbarështimit të gjedhëve dhe kullotave të larta malore, si një parakusht për zhvillimin e mbarështimit të deleve.

Lumi Shkumbin, perla e qytetit është sfida e përjetshme e qytetarëve të Tetovës, është stolia më e bukur me të cilën natyra e ka pajisur këtë rajon të mrekullueshm. Në atë ka disa centrale hidroelektrike të ndërtuara më së shumti në vitet pesëdhjeta, gjashtëdhjetë të shekullit të XX, por edhe ditët e sotme.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Sipas regjistrimit se popullsisë ne Maqedoni te dhenat thone se vetem ne qytetin e Tetoves bashk me Recicen e Vogel kane një popullat prej 96.129.Kurse e gjith Komuna e Tetoves te dhenat thone se mesatarish duhet te këtë reth 178.337 banore. Gati 70,3 % e popullsisë se Komunes se Tetoves janë Shqipetar , 23,2 % Maqedonas dhe vetem 2,2% Turq.

Shpërndarja e popullsisë sipas vendbanimeve në censusin e vitit 2021

Vendet e banuara Total Maqedonë Shqiptarë Turq Romë Vllehë Serbë Boshnjakë të tjerë
Komuna e Tetovës 84,770 15,529 60,460 1,746 1,885 - 256 189 4,705
Bozovce 174 - 137 - - - - - 37
Brodec 734 - 651 - - - - - 83
Xhepçisht 3.338 33 3.198 1 - 1 - - 105
Falisht 612 552 37 1 - - 5 - 18
Gajre 633 - 607 - - - - - 26
Xherma 569 - 538 - - - - - 31
Reçica e Madhe 3.603 1 3.422 - - - - - 181
Jedoarcë 16 5 11 - - - - - -
Lavce 313 - 311 - - - - - 2
Lisec 384 5 340 - - - - - 39
Reçica e Vogël 2.468 1 2.337 - - - - - 130
Otunjë 3 2 - - - - 1 - -
Poroj 2.653 2 2.558 - - - - 1 92
Saraqinë 1.153 791 277 - 8 - 2 - 72
Selcë 2.239 - 2.149 - - - - - 90
Setoll 22 19 3 - - - 1 - -
Shipkovica 1.540 - 1.483 - - - - - 57
Tetovë 63.176 14.116 41.356 1.745 1.877 10 248 188 3.616
Vejce 848 2 804 - - - - - 42
Veshallë 291 - 241 - - - - - 50

Vendbanimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vendbanimet Komuna e Tetovës i përfshin këto vendbanime: Fshatin Bozovcë , Brodec , Vicë , Veshallë , Gajre , Recicë e madhe , Xherma, Lacë , Lisec , Recicë e vogel , Poroj , Saraqinë , Selcë , Falisht , Xhepcisht , Shipkovicë dhe qytetin e Tetoves

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

http://www.stat.gov.mk/pdf/kniga_13.pdf ne anglisht dhe maqedonisht

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]



Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]