Kongresi i Lushnjes

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kongresi i Lushnjës)
Shko te: navigacion, kërko
Shtëpia ku u mbajt Kongresi i Lushnjës.

Kongresi i Lushnjes çeli punimet NGA 28-31 janar] të vitit 1920, në të cilin u miratua një akt kushtetues për pavarësinë e plotë të Shqipërisë si dhe zgjodhi këshillin e lartë prej 4 vetash, që do të kryente funksionet e kryetarit të shtetit dhe një këshill kombëtar me 37 veta. Kryeministër u zgjodh Sulejman Delvina.

Mbajtja e Kongresit[redakto | redakto tekstin burimor]

Kongresi i Lushnjes u mbajt në shtëpinë e patriotit lushnjar Kaso Fuga më 28 deri më 31 janar 1920 dhe aty morën pjesë delegatë të zgjedhur nga e gjithë Shqipëria. Qëllimi i kongresit ishte studimi i situatës së brendshme e të jashtme të vendit dhe masat që duhet të merreshin për shpëtimin e Shqipërisë. Këtë mbledhje e hapi Ferit Vokopola që ishte përfaqësues i Prefekturës së Beratit, Lushnjes dhe Skraparit, i cili i uroi delegatët për ardhgjen e tyre në atë kongres. Pas Vokopolës, fjalën e mori Aqif Pashë Elbasani, që asokohe nga të gjithë shqiptarët konsiderohej si një nga patriotët më të mëdhenj. Aqif Pasha ju përgjigj me një fjalë të shkurtër të gjitha pyetjeve të bëra nga delegatët dhe pas kësaj mori fund ceremonia e hapjes së kongresit. Mbas ceremonisë së hapjes, u bë ndarja e deputetëve nëpër grupe (komisione) të ndryshme, të cilat filluan nga puna menjëherë. Në mbledhjen e dytë të kongresit, e cila u mbajt më datën 28 janar, u zgjodh si Kryetar i Kongresit Aqif Pashë Elbasani. Po atë ditë nga ana e delegatëve u mbajtën fjalime të ndryshme mbi vrasjen e patriotit Abdyl Ypi, i cili kishte qenë një nga iniciatorët e mbajtjes së atij kongresi. Abdyl Ypin e kishin vrarë njerëzit e qeverisë së Durrësit, pak ditë përpara mbajtjes së asaj mbledhje, me qëllim që të frikësonin delegatët për të mos marrë pjesë në Kongresin e Lushnjes.

Mbas këtyre fjalimeve, me vendim unanim nga të gjithë delegatët u vendos që t'i dërgohej një telegram ngushëllimi familjes së Abdyl Ypit dhe pas formulimit të atij telegrami, u mbyllën punimet e asaj dite për të filluar të nesërmen më 30 janar. Mbledhja e tretë që u mbajt atë ditë, vendosi mbas shumë diskutimesh që të bëheshin protestat më të ashpra, kundër vendimit të Fuqive të Aleatëve, për zbatimin e Paktit të fshehtë të Londrës, i cili ishte mbajtur më 26 prill të vitit 1915-të, pakt i cili sanksiononte copëtimin e Shqipërisë. Pas këtij vendimi, mbledhja analizoi qëndrimin e qeverisë së Durrësit, si në situatën e brendshme, ashtu dhe në atë të jashtme. Nga kjo analizë u nxuarr si konkluzion se ajo qeveri kishte dalë dhe kishte vepruar jashtë programit të dhënë prej Kongresit të Durrësit, që ishte mbajtur në 25 dhjetor të vitit 1918-të. Po ashtu ajo qeveri kishte penguar mbledhjen e Senatit që ishte vendosur në Durrës dhe me administrimin e saj të keq, e kishte futur vendin në një anarki të madhe e kishte çuar në krijimin e një situate të acaruar politike. Nisur nga këto, ajo qeveri ishte përpjekur me çdo kusht për ta penguar mbajtjen e Kongresit të Lushnjes.

Zgjidhet Senati e qeveria[redakto | redakto tekstin burimor]

Për këtë arsye, kongresi vendosi unanimisht rrëzimin e qeverisë së Durrësit, e njëkohësisht zgjodhi imzot Luigj Bumçin, Mehmet Konicën dhe Dr. Turtullin, si përfaqësues legjitimë të popullit shqiptar, në delegacionin e Konferencës së Paqes në Paris. Në mbledhjen e katërt që u mbajt më 30 janar, kongresi zgjodhi si anëtarë të Këshillit të Lartë, imzot Bumçin, Aqif Pashë Elbasanin, Abdi Toptanin dhe Dr. Turtullin. Pas kësaj u zgjodh dhe përbërja e qeverisë së re, e dalë nga ai kongres e cila kryesohej nga kryeministri Sulejman Delvina. Pas Delvinës, në atë qevri u zgjodhën dhe Ahmet Zogu, Ministër i Brendshëm, Mehmet Konica, Ministër i Punëve të Jashtme, Hoxhë Kadria, Ministër i Drejtësisë, Ndoc Çoba, Ministër i Financave, Sotir Peci, Ministër i Arsimit, Ali Riza Kolonja, Ministër i Luftës, Eshref Frashëri, Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Botore dhe Idhomene Kosturi,

Pas mbledhjes 28 Janar

Drejtor i Përgjithshëm i Postë-telegrafëve. Në mbledhjen e pestë që u mbajt më 31 janar pasdite, kongresi zgjodhi anëtarët e Senatit dhe u vendos që delegatët të mos shpërndaheshin derisa qeveria të merrte në dorë frenat e shtetit. Pas kësaj mbledhje, atë pasdreke të 31 janarit të vitit 1920-të, kongresi u dha fund punimeve të tija, duke vendosur Tiranën, për kryeqytet të Shqipërisë.

Qeveria e Durrësit, kundër Kongresit[redakto | redakto tekstin burimor]

Menjëherë pas përfundimit të kongresit në Lushnjë, po atë pasdreke të 31 janarit, Ahmet Zogu që u zgjodh Ministër i Punëve të Brendshme, u dërgoi të gjitha prefekturave një qarkore nga qyteti i Lushnjes, me anë të së cilës i bënte të ditur popullit shqiptar arsyet për mbajtjen e Kongresit Kombëtar të Lushnjes dhe u shpjegonte atyre vendimet që mori ajo mbledhje historike, për shpëtimin e Shqipërisë nga rreziqet që e kërcënonin. Gjatë gjithë punimeve të kongresit, ra në sy temperamenti i ndezur i Ahmet Zogut, që i bëri të gjithë delegatët të fitonin një admirim ndaj tij dhe ta zgjidhnin me votim unanim në postin delikat të Ministrit të Brendshëm, ndonëse ai nuk i kishte mbushur akoma 25 vjeç. Gjatë kohës që mbahej Kongresi i Lushnjes, qeveria e Durrësit u përpoq me të gjitha mënyrat dhe mjetet për të ndaluar zbatimin e vendimeve të kongresit, duke u mbështetur dhe në forcën e ushtrisë italiane që ishte akoma në Shqipëri.

Po kështu, mbajtja e Kongresit të Lushnjes, konsiderohej prej tyre si një lëvizje aventurierësh dhe ajo u përgatit që të sulmonte forcat qeveritare dhe delegatët që do të vendoseshin me seli në Tiranë, e cila ishte caktuar nga kongresi si kryeqytet i Shqipërisë. Nisur nga presionet e qeverisë së Durrësit, e cila po bënte çmos për mosnjohjen e vendimeve të Kongresit të Lushnjes, shumë nga e delegatët Tiranës, Elbasanit, Kavajës e Shijakut, duke kuptuar se do të sulmoheshin me armë nga forcat italiane të nxitura nga qeveria e Durrësit, shfaqën mendimin që të qëndronin dhe për disa kohë në qytetin e Lushnjes.

Zogu : Të njihet Kongresi[redakto | redakto tekstin burimor]

Mendimet që shfaqën disa delegatë, për të qëndruar në qytetin e Lushnjes deri sa të stabilizohej disi situata anarkike e krijuar nga qeveria e Durrësit, i kundërshtoi hapur Ministri i Brendshëm Ahmet Zogu. Mes të tjerash ai ju tha delegatëve:" Vendimet e Kongresit do të zbatohen domosdo dhe pa vonesë, kjo gjë lyp guxim dhe punë, prandaj unë po nisem për në Tiranë, ju po të doni rrini këtu". Kështu, siç dhe ishte parashikuar, gjatë udhëtimit të tij për në Tiranë, Ahmet Zogut dhe njerëzve që e shoqëronin, ju pre rruga në Kavajë nga ana e forcave italiane që ishin të armatosura me topa e mitraloza. Një oficer italian ju doli përpara Zogut e njerëzve të tij dhe ju dha urdhër atyre që të ndërprisnin marshimin. Ahmet Zogu e kundërshtoi hapur oficerin italian duke i thënë : "Unë nuk njoh tjetër autoritet, përveç Kongresit të Lushnjes". Pas një debati të ashpër që desh kaloi në konflikt të armatosur, oficeri italian u tërhoq së bashku me gjithë forcat që kishte nën komandë dhe i hapi rrugën Ahmet Zogut që të hynte në qytetin e Kavajës.

Në atë qytet, Ministri i Brendshëm Ahmet Zogu, qëndroi për disa ditë, duke emëruar nënprefektin dhe disa nëpunës të vegjël administratës vendore. Hyrja e Ahmet Zogut në Kavajë, e shqetësoi shumë qeverinë e Durrësit, e cila duke e kuptuar që me anë të forcës nuk mund që ta ndalonte dot Zogun, filloi që të përdorte dredhitë, duke i dërguar atij një delegacion për të hyrë në bisedime. Delegacioni që u dërgua nga ana e qeverisë së Durrësit, i propozoi Ahmet Zogut, që të transferohej kryeqyteti për në Vlorë dhe të thërritej një kongres tjetër kombëtar atje, për të biseduar lidhur me situatën në vend e masat që duhet të merreshin për stabilizimin e situatës në Shqipëri. Mbi këtë propozim, që ju servir Zogut, qeveria e Durrësit, vinte kusht dhe kërkonte anullimin e të gjitha vendimeve të Kongresit të Lushnjes. Pas pak orësh nga vajtja e delegacionit të Durrësit për bisedime me Ahmet Zogun, ai delegacion u kthye shpejt në qytet, pasi Zogu refuzoi kategorikisht, që të bisedonte rreth atyre propozimeve.

Shqipëria ishte njohur si shtet i pavarur, me 1913, por gjysma e saj kish mbetur jashtë kufijve, përbrenda ziente anarkia me e plote : Kundër Qeverise se Ismail Qemalit në Vlore, mbinte Qeveri e Esad Toptanit në Durrës. Aventurieret e brendshëm menduan se gjeten shesh te bëjnë rrëmuje, ndërsa armiqtë e jashtëm, te pangopur me ato pjesë që kishin rrëmbyer, u sulen mbi shtetin e ri gjysmak me qëllim që ta copëtonin fare : Greket e shkretuan Toskërinë me zjarr e me hekur, serbet shkelin Shqipërinë e veriut, malazezet hyjnë në Shkodër mbas një qëndrese heroike te atij qyteti. Patriotet shqiptare nuk dinin se nga t’i jepnin. Forcat e errësirës përbrenda ishin te shumta dhe armiqtë e jashtëm ishin tepër te forte për atë popull te vogël. Një princ gjerman që u dërgua si mbret i Shqipërisë prej fuqive te mëdha, zbriti në Durrës në mars te vitit 1914 dhe u shtrëngua te largohej në shtator te atij viti. Lëvizja e Rebeleve në Shqipërinë e mesme dhe vërsuljet e grekeve në Shqipërinë e jugut po e bënin te pamundur organizimin e një shteti shqiptar. Në ketë kohe pëlcet Lufta e Pare Botërore dhe Shqipëria shkelet prej ushtrive ndërluftuese austro-hungareze, italiane dhe frënge.

Me mbarimin e Luftës Botërore, problemi shqiptar dilte m’i koklavitur akoma : Traktati i fshehte i Londrës (i nënshkruar me 1915) i premtonte Italisë Vlorën me qarkun e saj dhe një fare protektorati mbi Shqipërinë e mesme, mbasi te merrnin greket Shqipërinë e jugut dhe serbo-malazezet atë te veriut. Në baze te këtij traktati, Italia vazhdonte te mbante te pushtuar Vlorën dhe ca krahina te tjera shqiptare duke përkrahur njëkohësisht një Qeveri kukull në Durrës, me ane te se cilës donte te siguronte protektoratin mbi Shqipërinë e mesme. Në vazhdim te kësaj vije politike, nënshkroi me Greqinë, me 1919, marrëveshjen Tittoni-Venizelos, e cila ia njihte Greqisë kërkesat mbi Shqipërinë e jugut me kusht që edhe Greqia ta njihte sundimin italian mbi pjesën tjetër te Shqipërisë. Natyrisht, edhe Jugosllavia, që kish dale nga lufta si fëmije e përkëdhelur e fuqive te mëdha, nuk do te mbetej me duar thate ; do te shqyente edhe ajo një cope nga veriu duke përfshire ndoshta edhe Shkodrën.

Këto ishin planet e jashtme mbi Shqipërinë dhe Konferenca e Paqes, që u mblodh në Paris me 1919, kërkonte ta zbërthente problemin shqiptar në mbështetje te këtyre planeve. Gjendja dukej fort e dëshpëruar, shpresat dukeshin te humbura. Shqipëria s’kish asnjë përkrahje te jashtme përveç zërit te fuqishëm te Presidentit Wilson te Amerikës. Presidenti Wilson ish një njëri idealist që besonte në drejtësinë, në përparimin moral te njerëzisë dhe parimet për te cilat vendi i tij kish hyre në lufte u mundua t’i mbronte gjer në fund. Presidenti Wilson ish një nga te rrallët burra shteti që atë çka flasin e kane megjithe mend dhe që e përdorin gjuhen, jo për sofizma e dredhira, por për te shpallur te vërtetën. Mire po ç’mund te bënte Wilsoni sikur shqiptaret te mos ishin te zote te lëviznin vete? Amerika s’mund te dërgonte ushtri në Evrope për te siguruar pavarësinë e Shqipërisë. “Duhet te shpresoni në veten tuaj”, iu ish përgjigjur ambasadori i Amerikës, në Paris, disa patrioteve shqiptare që kishin vajtur ta shihnin dhe që i thane se te tera shpresat i kishin varur tek Amerika.

Cila ishte gjendja e Shqipërisë përbrenda? Një rrëmuje, një kaos ku se merrte vesh i pari te dytin. Italia mbante te shkelur ushtarakisht një pjesë te vendit dhe përkrahte një Qeveri kukull, e cila dërgonte delegacione në Konferencën e Paqes. Jugosllavet ishin në Dibër dhe here-here nuk përtonin te zbrisnin me poshtë. Greket nga jugu futnin fite dhe bënin ngacmime. Shqiptaret përbrenda s’dinin nga te mbroheshin me pare as dinin nga te faleshin. Shqiptaret e kolonive dërgonin në Konferencën e Paqes delegacione, që vinin shpeshherë në kundërshtim me atë te Qeverise se Durrësit. Esad Toptani ndodhej në Paris, në qendër te intrigave që thurnin armiqtë e Shqipërisë. Si mund te dilej nga kjo gjendje e turbullt? Si mund te vihej një rregull në mes te këtij kaosi? Në këto rrethana u mblodh Kongresi i Lushnjes, me 21 janari 1920, si një shfaqje e vullnetit kombëtar, si një akt trimërie në mes te dëshpërimit. Përfaqësuesit e krahinave, që u mblodhën në Lushnjë nga te gjitha anët e Shqipërisë, ishin te vendosur te bënin bashkimin kombëtar, t’i jepnin fund anarkisë, te ndërtonin një shtet shqiptar te përqendruar mbi forcat e tij dhe te pavarur. Kjo ishte e vetmja rrugë shpëtimi. Por kjo u prishte planet atyre që vepronin si agjentet e te huajve dhe që kishin varur tek te huajt shpresat e ambicieve te tyre. Prandaj disa anëtare te Qeverise se Durrësit shtinë e vranë Abdyl Ypin që ishte një nga iniciatorët e Kongresit.

Megjithatë, Kongresi nuk u tund as nga këto kërcënime as nga vështirësitë e gjendjes. U shpall si një Kuvend kombëtar i plotfuqishëm, i tregoi botes se Shqipëria ish e pavarur dhe e pandashme dhe iu përvesh punës për organizimin e shtetit shqiptar. Intrigat dhe kanosjet e fqinjëve e kishin neveritur popullin aq shume sa që ky e pa Kongresin si një force shpëtimi dhe e brohoriti me tere entuziazmin nacionalist te asaj kohe. Duke iu dale kundër intrigave te jashtme dhe planeve te copëtimit që bëheshin në Konferencën e Paqes Kongresi i Lushnjes nisi te veproje si i vetmi autoritet i Shqipërisë, me fuqi sovrane: Hartoj statutin e shtetit shqiptar me një Këshille te Nalte në krye, zgjodhi Tiranen për kryeqytet dhe i dha vendit një Qeveri te ligjshme, e cila iu vu me energji organizimit te administratës, te xhandarmerisë, te shkollave dhe u mundua t’i jepte fund anarkisë. Në pak kohe, Qeveria e Tiranes, e dale nga Kongresi i Lushnjes, u njoh prej te gjithë shqiptareve dhe u formua kështu një qendër rreth se cilës mund te mblidheshin energjitë e kombit.

Ndërhyrjet e huaja vazhdonin akoma: Italia mbante te pushtuar ushtarakisht Vlorën dhe qarkun e saj gjer në Tepelene; jugosllavet mbanin Dibrën dhe nganjëherë patën zbritur deri në shkalle te Tiranes ; greket vazhdonin këngën e vjetër për Korçën dhe Gjirokastrën. Por tani kish te paktën një qendër shqiptare që mund te kanalizonte përpjekjet e kombit. Kongresi i Lushnjes kish ngjallur shpresa dhe iu kish dhëne shqiptareve një fare besimi në vetvete. Aq sa, pa marre parasysh përpjesëtimin e forcave, rrethet e Vlorës e te Labërisë dhe pastaj e tere Shqipëria e jugut u ngritën me arme në dore kundër ushtrisë italiane, te cilën brenda pak muajve e shtrënguan te tërhiqet dhe te lëshoje Vlorën. Disa përpjekje kundër serbeve në veri, tregonin te njëjtin vullnet lirie dhe pavarësie. U duk edhe njëherë se shqiptaret e bene fora.

Tërheqja e Italisë nga Vlora sillte si rrjedhim logjik pavarësinë e shtetit shqiptar. Pse në qofte se gjer atëherë kish pasur për Shqipërinë një rrezik copëtimi, ky vinte me fort nga ndërhyrjet e Italisë se sa nga fqinjët ballkanas. Këto te fundit mund te ngulnin thonjte mbi tokat shqiptare vetëm atëherë kur Italia ta mohonte pavarësinë ose tërësinë tokësore te Shqipërisë duke e përmbysur ajo vete ekuilibrin në Adriatik dhe në Ballkan. Sikur Italia te vendoste njëherë e përgjithmonë se një shtet shqiptar i pavarur është i nevojshëm për sigurimin e saj dhe në vend te një politike imperialiste copëtimi ose kolonizimi, te kërkonte me kombin shqiptar marrëdhënie miqësore me pajtim interesash te te dy palëve, fqinjët e Ballkanit i binin dhe i bien kavallit kot. Ajo që ka vene në rrezik ekzistencën e Shqipërisë që prej traktatit te fshehte te Londrës (1915) dhe gjer me ardhjen e komunisteve në fuqi, nuk kane qene aq fort fqinjët ballkanase se sa qëndrimi i lëkundshëm i politikes italiane. Ndërrimet here mbas hershme te politikes italiane kundrejt vendit tone i kane sjelle Shqipërisë dem me shume ndoshta nga barbarizmat e fqinjëve ballkanase (Por jemi te sigurt se Italia e sotme e ka kuptuar ketë te vërtete). Pra, me tërheqjen e ushtrive italiane nga Vlora, me 1920, Shqipëria mbetej automatikisht shtet i pavarur. Dhe si i tille u pranua në gjirin e Lidhjes se Kombeve që në shtator te atij viti. Një vit me vone, me 9 nëntor 1921, Konferenca e Ambasadoreve në Paris, i hodhi poshtë kërkesat e grekeve mbi Korçën dhe Gjirokastrën dhe Lidhja e Kombeve nisi te vëzhgoje lëvizjet e jugosllaveve.