Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës
Seal of the United States Congress.svg
sh · d · r

Kongresi është pushteti legjislativë i Shteteve te Bashkuara te Amerikës dhe ndodhet ne ndërtesën e quajtur Kapitoli qe ndodhet ne kryeqytetin e SHBA-ve ne Washington (sq: Uashington). Kongresi përbehet nga 535 deputet. Kongresi përbëhet nga Senati (anglisht: Senate) dhe nga Dhomën e Përfaqësuesve (anglisht: House of Representatives), i cili aktualisht është kongresi i 112.

Senati ka gjithsej 100 Senator, te cilët qe nga viti 1913 zgjidhen drejtpërsëdrejti nga votuesit. Me pare Senatoret ishin zgjedhur dhe dërguar ne Washington nga parlamentet e shteteve amerikane. Çdo dy vite një e treta( ⅓) e Senatorëve rizgjidhet. Çdo shtet, pa marr parasysh numrin e banorëve, i dërgon dy senator ne Senatin amerikan.

Dhoma e Përfaqësuesve perbehet nga 435 deputet qe zgjidhen drejtpërsëdrejti. Numri i deputetëve ne dhomen e përfaqësueseve, qe çdo shtet federal i dërgon ne Kongres, vendoset nga numri i popullsisë ne shtetin e caktuar. Çdo dhjete vite ndërmerret një numrin i popullsisë ne baze te cilit ripërcaktohen ulëset ne dhomën e përfaqësuesve. Mbi çdo 500 mije votues legjitim vije një përfaqësuese ne Kongres, kurse çdo shtet e ka se paku një përfaqësues. Periudha legjislative është 2 vite.

Presidenti i Shteteve te Bashkuara te Amerikes nuk ka te drejt te merr pjese ne sesione te Kongresit, prandaj nuk është e parapare te ketë ne ulëse për te ne Kongres. Njëherë ne vite ai flet para deputetëve, kur raporton për “gjendjen e kombit” (anglisht: State of the Union). Për këtë ne dhomën e përfaqësuesve mblidhet i gjithë Kongresi, ne te cilin futet presidenti. Menjëherë pas përfundimit te fjalisë se ti ai e lë Kapitol-in , pa i japë mundësi deputetëve qe t’i bëjnë pyetje.