Kongresi ndërkombëtar i matematikanëve

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Lista e Kongreseve sipas viteve
VITI QYTETI SHTETI
2010 Hyderabad Flag of India.svg India
2006 Madrid Flag of Spain.svg Spanja
2002 Pekin Flag of the People's Republic of China.svg Kina
1998 Berlin Flag of Germany.svg Gjermani
1994 Zürich Flag of Switzerland.svg Zvicra
1990 Kyōto Flag of Japan.svg Japonia
1986 Berkeley Flag of the United States.svg Shtetet e Bashkuara
1983 Warsaw Flag of Poland.svg Polonia
1978 Helsinki Flag of Finland.svg Finlanda
1974 Vancouver Flag of Canada.svg Kanada
1970 Nice Flag of France.svg Franca
1966 Moscow Flag of the Soviet Union.svg Bashkimi Sovjetik
1962 Stockholm Flag of Sweden.svg Suedia
1958 Edinburgh Flag of the United Kingdom.svg Mbretëria e Bashkuar
1954 Amsterdam Flag of the Netherlands.svg Holanda
1950 Cambridge Flag of the United States.svg Shtetet e Bashkuara
1936 Oslo Flag of Norway.svg Norvegjia
1932 Zürich Flag of Switzerland.svg Zvicra
1928 Bologna Flag of Italy.svg Italia
1924 Toronto Flag of Canada.svg Kanada
1920 Strasbourg Flag of France.svg Franca
1912 Cambridge Flag of the United Kingdom.svg Mbretëria e Bashkuar
1908 Rome Flag of Italy.svg Italia
1904 Heidelberg Flag of Germany.svg Mbretëria gjermane
1900 Paris Flag of France.svg Franca
1897 Zürich Flag of Switzerland.svg Zvicra

Kongresi ndërkombëtar i matematikanëve (origj.: ICM-International congress of mathematicians) mbahet në çdo 4 vjet dhe ai i mbledh matematikanët më të shquar nga e gjithë bota. Kongresi i parafundit u mbajt në verën e vitit 2006 në Madrid, kryeqyteti i Spanjës.

Medalja Fields[redakto | redakto tekstin burimor]

Medalja Fields konsiderohet si ekuivalent i shpërblimit Nobel për matematikë. Në kuadër të koongresit të vitit 2006 medaljen Fields e meritoi Grigori Perelman për zgjidhjen apo vërtetimin e hipotezës së famshme conjecture de Poincaré i cili është njëri nga shtatë Problemet e mileniumit të shtruara nga Clay mathematic Institut. Shpërblimin prej 1 milion dollarë ky e refuzoi. Tre fituesit tjerë të medaljes Fields ishin francezi Wendelin Werner, për punimet e tij në fushën e teorisë së probabilitetit dhe në teorinë konforme të fushës, australiani Terence Tao, për kontributin e tij në fushën ekuacioneve diferenciale parciale, në Kombinatorikë, analizën harmonike dhe në teorinë e numrave. Fituesi i fundit është rusi Andrei Okounkov i cili bëri rishqyrtimin e punimeve të tij për lidhjet në mes teorisë së gjasës dhe gjeometrisë algjebrike.


Kongresi i parë është mbajtur në vitin 1897 në Zurich ndërsa kongresi i fundit u mbajt nga 19 deri më 27 gusht të vitit 2010 në Hyderabad të Indisë.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]