Korita (Gostivar)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Flag of Macedonia.svg Fshatra në Republikën e Maqedonisë
Emri: Fshati Koritë
Komuna: Komuna e Gostivarit
Popullsi: (Statistika/2002)783 banorë
Kodi postal: 1230
Kodi telefonik: -
Lartësia mbidetare: 1400 Metra
Sipërfaqja: 31,7 km2
Latitude: -
Longitude: -
Web-faqe: de.geocities.com/fsh_korite
Përdorimi i stampës

Përmbajtja

[redakto] Gjeografia

Vend malor i cili shtrihet në Malin e Thatë.Fshati Koritë shtrihet në juglindje të qytetit të Gostivarit në një lartësi mbidetare prej 1400 metrash.Tipi i fshatit i takon vendbanimit ruralo-malor dhe shtrihet në mes të bjeshkëve të malit të thatë.Fshati Koritë kufizohet me këto vende: në anën jugore kufizohet me fshatin Tërnovë, në anën perendimore me fshatin Çajlë , Forinë dhe Çegranë, në anën veriore kufizohet me fshatin Gurgirnicë dhe Vollkovi, ndërsa në anën lindore kufizohet me fshatrat e Poreçit,si fshatin Bitovë dhe fshatin Vollçe.Fshati Koritë për nga atari sipërfaqsor llogaritet si fshati më i madhë në komunën e Gostivarit me një sipërfaqe prej 31,7 km².

[redakto] Demografia

Nga e kaluara historike e fshatit Koritë mund të konstatohet se ky fshat ka qenë i banuar një qind për qind me popullatë autoktone shqiptare. Popullata e fshatit dallohet duke folur gjuhen shqipe te pastër, duke mos përdorur barbarizma nga gjuha sllave.Poashtu një vecori tjetër e popullatës koritase është bujaria, ciltersia dhe kombëtarizmi. Në shënimet e para statistikore-tatimore e gjejmë në defterin regjistrues kadastral Nr.4 të viteve 1467-68 të perandorisë osmane. Nga defteri i zgjeruar regjistrues Nr.12 të shekullit XV Bleni III, botuar nga ana e Arkivit të Maqedonisë,Shkup 1976, shkruan se fshati ka pasur 26 Familje dhe 6 beqarë. Vendbanimi i fshatit Koritë përbëhet prej 11 lagjesh (muhallësh), dhe ato janë:Reçët(Reç); Dervishat, Kodrallarët; Puhillat; Bahullat; Bardhat; Xakët; Karabashët; Shahinallarët; Sharovallaret dhe Kacipulat. Gjatë të kaluarës historike por edhe sot, numri i popullsisë së fshatit Koritë ka shënuar në përgjithsi një shtim të pandërprerë, edhe pse në të kaluarën ka pasur periudha kohore ku numri i popullsisë ka stagnuar.

Të dhënat numerike për popullsinë e fshatit Koritë datojnë që nga periudha osmane 1455 e deri më sot. Kjo mund të shihet në tabelën që vijon:

Viti 1455(208 banorë),1467(312 banorë),1568(280 banorë),1921(403 banorë); 1942(330 banorë),1948(578 banorë), 1953(638 banorë), 1961(718 banorë),1971(926 banorë); 1981 (875 banorë); 1987(865 banorë),1992 (910 banorë), 1994(715 banorë), 2002(783 banorë).

Përveç të dhënave që u paraqitën për popullsinë, gjat regjistrimeve të bëra në kohë të ndryshme, numri i familjeve ka pasur oscilime të ndryshme.Në vitin 1455 ka pasur 21 familje, duke arritur deri në 120 familje në vitin 1925 dhe 122 familje në vitin 1971, duke pësuar zvogëlim të numrit të familjeve në vitin 2002 në 114.

[redakto] Ekonomia

Vend qe zakonisht të ardhurat kryesore sigurohen nga mërgimtaret, pjesa tjeter e popullatës i siguron të ardhurat një pjesë të madhe nga blegtoria, pylltaria dhe veprimtari tjera induviduale.

[redakto] Kultura

[redakto] Historia

[redakto] Fotografi

Skeda:Korita.jpg Jpg.fshati korite4.jpg Skeda:Jpg.fshati korite3.jpg

[redakto] Shih edhe


Skeda:Koritë.jpg

[redakto] Lidhje të jashtme

  • [de.geocities.com/fsh_korite]


Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera