Kosova dhe çështja shqiptare në udhëkryqet e kohës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kosova dhe çështja shqiptare në udhëkryqet e kohës libër i Esat Stavilecit me moton: ”Shqiptarët duhet të kuptojnë se ‘vetëm me kohë mund të fitohet’ koha”, me 685 faqe, viti 2005, botim i Institutit për Studime Bashkëkohore të Prishtinës.

Në libër, ndër të tjera, do të mund të lexoni:

- Çështja e Kosovës-njëra anë e çështjes së pazgjidhur shqiptare;
- Pavarësia e Kosovës-një zgjidhje e drejtëpeshuar e kohës;
- Për çfarë duhen të kenë kujdes shqiptarët?
- Kosova ndërmjet nismave amerikane dhe projekteve evropiane;
- Shtetbërja në Kosovë dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ajo;
- Të kuptuarit e çështjes shqiptare si një çështje,si kryefjalë e mendimit politik;
- Shqipëria Etnike nuk është “Shqipëri e Madhe”;
- Ka po vete çështja shqiptare?