Kostas Simitis

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Kostas Simitis
Κωνσταντίνος Σημίτης
Kostas SimitisΚωνσταντίνος Σημίτης
Kryeministër i Greqisë
22 janar 199610 mars 2004
Paraardhësi: Andreas Papandreou
Pasardhësi: Kostas Karamanlis
Kryetari i Lëvizjes Socialiste Panhelene (PASOK)
30 qershor 19968 shkurt 2004
Paraardhësi: Andreas Papandreou
Pasardhësi: George Papandreou
Ministri i Industrisë, Energjitikës, Kërkimeve dhe Teknologjisë
13 tetor 199315 shtator 1995
Paraardhësi: Vasileios Kontogiannopoulos
Pasardhësi: Anastasios Peponis
Ministri i Tregëtisë
13 tetor 199315 shtator 1995
Paraardhësi: Vasileios Kontogiannopoulos
Pasardhësi: Nikolaos Akritidis
Ministri i Edukimit dhe Çështjeve Fetare
23 nëntor 198913 shkurt 1990
Paraardhësi: Konstantinos Despotopoulos
Pasardhësi: Konstantinos Despotopoulos
Ministri i Ekonomisë
26 korrik 198527 nëntor 1987
Paraardhësi: Gerasimos Arsenis
Pasardhësi: Panagiotis Roumeliotis
Ministri i Agrikulturës
21 tetor 198126 korrik 1985
Paraardhësi: Athanasios Kanellopoulos
Pasardhësi: Ioannis Pottakis
Të dhënat personale
Lindi më: 23 Qershor 1936 (78 vjeçar)
Lindi në: Pire, Greqi
Kombësia: Grek
Profesioni: Ekonomist
Politikan
Partia politike: Lëvizja Socialiste Panhelene (PASOK)


Konstantinos Simitis (greqisht: Κωνσταντίνος Σημίτης) (23 qershor, 1936, Pire, Greqi), politikan Grek, Kryeministër i Greqisë gjatë viteve 1996 deri në 2004.

Simitisi diplomojë për drejtësi në Universitetin e Marburgut në Gjermani më 1959 dhe studjoi në Shkollën Ekonomike të Londrës nga viti 1961 deri në vitin 1963.

Më 1965, bashkë-themeloi shoqërinë e studimeve politike Aleksandros Papanastasiu, anëtarët e të cilës përfundimisht formuan bërthamën e grupit të fshehtë Mbrojtja e Demokracisë, i cili u përfshi në veprimtari subversive kundër regjimit ushtarak në Greqi (1967-1974).

Një mandat-arresti në vitin 1969 e detyroi Simitisin të emigrojë në Gjermani, por ai u detyrua nga regjimi të kthehej dhe u shpall fajor për zjarrvënie dhe përdorim eksplozivësh. Më 1970, ai u bashkua me Lëvizjen Çlirimtare Panhelenike.

Më 1971, Simitisi u emërua si lektor në Universitetin e Konstanzës në Gjermani. Nga viti 1971 deri më 1975 shërbeu si profesor i drejtësisë në Universitetin e Giesenit dhe më 1997 në Universitetin e Shkencave Politike e Shoqërore të Panteionit në Athinë.

Është një ndër anëtarët themelues të PASOK-ut më 1974. Simitisi ishte bashkë-autor i statutit të partisë dhe anëtar i komitetit të parë qëndror të tij. Pesë vjet më vonë - pas një mosmarrëveshjeje me Kryeministrin dhe themeluesin e PASOK-ut Andreas Papandreu - ai u largua nga byroja ekzekutive e lëvizjes dhe u përjashtua nga lista e kandidatëve të partisë për zgjedhjet e vitit 1981.

Simitisi, fillimisht, u zgjodh si anëtar i parlamentit më 1985. Ai ka shërbyer si Ministër i Bujqësisë (1981-1985), Ministër i Ekonomisë Kombëtare (1985-1987) dhe Minister i Industrisë dhe Tregtisë (1993-1995).

Kur Papendreu dha dorëheqjen për arsye shëndetësore në janar 1996, Simitisi u zgjodh për t'a zëvendësuar atë. Në qershor, pas vdekjes së Papandreut, Simitis u emërua kryetar i PASOK-ut. Kur PASOK fitoi zgjedhjet e shtatorit, ai kryesoi qeverinë e re.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Commons: Konstantinos Simitis – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale