Krahasimi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Krahasimi është figurë stilistike që i vë ballë për ballë dy dukuri, dy sende apo dy frymor të ngjajshëm nga ana e jashtme, por me qëllim të paraqitjes sa më mirë dhe sa më dallueshëm të njërës prej tyre. Krahasimi është përqasje apo përafrim i dy imazheve që arrihet duke bashkuar fjalët përkatëse me ndihmën e lidhëzave: si, ashtu si, porsi, sikur, sikurse. P.sh.: Syri i saj si kokrra e rrushit.