Krahina e Rozhajës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Krahina e Rozhajës shtrihet midis Malit Kristaç në veri dhe Hajles dhe Zhlebit në jug. Është vendosur në pjesën e epërme të lumit Ibër, në Magjistralen e Adriatikut, e cila lidh Kosovën me bregdetin malazezë. Rozhaja (me rrethinë 24 000 banor), e vendosur midis maleve të larta, ka një natyrë të pastër dhe të ruajtur, kurse rrethina me sipërfaqet e mëdha të pyjeve dhe të kullosave alpine i japin asaj një pamje të bukur dhe atraktive. Popullsia e kësaj krahine është orientuar në shfrytëzimin e pyjeve dhe në përpunimin e drurit. Kullotat e mira janë bazë e mirë për zhvillimin blegtorisë. Rozhaja është qendër komunale, tregtare, zejtare dhe e industrisë së përpunimit të drurit. Pjesa më e madhe e popullsisë është boshnjake, por ka edhe shqiptarë.