Krahneza

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Krahneza është e përbërë prej formave të imta, jo të lëmuara dhe të ngjashme me brymen, të cilat kur koha është me mjegull dhe e ftohet kapen për degë dhe skaje të mprehta, dhe rëndom në skaje vertikale. Duket se për formimin e krahnezës janë sidomos të përshtatshëm ato pjesë të sendeve, të cilat ftohen shpejt. Me këtë rast, përçueshmëria e nxehtësisë, nuk ka kurrfarë rëndësie, sepse krahneza paraqitet po ashtu në drunj sikurse edhe në sende prej hekurit.

Krahneza formohet në dy forma të ndryshme si: krahnezë e rëndomtë dhe si krahnezë e fortë.