Kraja

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kraja
Kraja nga hapësira
Kraja nga hapësira
ShtetiMali i Zi Mali i Zi
Shqipëria Shqipëria
Bashkia/KomunaStampa:Country data Bar, Montenegro Komuna e Tivarit
Bashkia Shkodër
Zona kohoreZKEQ (UTC+1)
 • Verës (DST)OVEQ (UTC+2)

Kraja është një krahinë etnografike dhe gjeografike në Malin e Zi dhe një pjesë e vogël në Shqipëri, që shtrihet në bregun jugperëndimor të Liqenit të Shkodrës deri në malin e Rumisë.[1] Përfshinë disa vendbanime, kryesisht të banuara me shqiptarë.

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kisha e Krajës, gjendet afër fshatit Ostros.

Kraja gjendet në mes rajonit të Cërrmnicës dhe Anës së Malit, gjëgjësisht shtrihet nga lagja Shirokë deri në fshatin Selcë. Nga ana administrative, pjesa e Krajës në Malt të Zi i takon Komunës së Tivarit, ku fshatrat janë të grupuara në dy bashkësi lokale: Bashkësia Lokale Ostros dhe Bashkësia Lokale Shestan, përveç Kërricës dhe Selcës që i takojn Bashkësisë Lokale të Cërmnicës. Pjesa e Krajës në Shqipëri i takon Bashkisë së Shkodrës, gjëgjësisht sot Shiroka dhe Zogaj janë lagje të qytetit të Shkodrës.

Kraja përbëhet nga këto fshatra:

Mal të Zi: Shqipëri:

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Vendndodhja e Krajës

Sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2011, Kraja me sipërfaqe prej 143.8 km2 ka 1,881 banorë. Shumica e banorëve të Krajës janë shqiptarë, të besimit islam dhe katolik. Përveç shqiptarëve në Krajë jetojnë edhe malazezëbesimit ortodoks.

Emigrimi i parë i popullsisë vendore, kryesisht nga Shesani, fillon që nga fillimi i shekulli XVIII nga Ljara, Brisku e disa vendbanime të tjera Shestanit. Mërga është vendosur në qytetin e Zarës në Dalmaci duke formuar vendbanimin e tyre të quajtur Arbanas. Në fund të viteve 1960 dhe fillim të viteve 1970, mijëra banorë mërguan në shtete të Evropës dhe në SHBA.[2]

Në saje të kushteve natyrore, veprimtari tradicionale e banorëve të Krajës është blegtoria dhe bujqësia. Në veçanti dallohet kultura e duhanit dhe po ashtu edhe gështenjat. Popullsia e vendbanimeve pranë liqenit merret me peshkim.[3]

Popullsia e fshatrave të Bashkësisë Lokale të Krajës sipas censuseve[4]
Fshati 1948 1953 1961 1971 1981 1991 2003 2011
Arbënesh 535 556 603 606 650 725 399 327
Bobosht 318 354 412 470 490 553 230 180
Skje 179 193 243 285 291 301 104 83
Kështenjë 402 517 551 564 609 510 216 168
Ostros i Vogël 323 358 394 384 427 419 148 111
Martiq 521 530 564 641 682 705 357 293
Thtjan 305 288 292 261 185 240 93 61
Ostros i Madh 601 575 611 638 639 623 416 332
Gjithsej 3184 3371 3670 3849 3973 4076 1963 1555
Popullsia e fshatrave të Bashkësisë Lokale të Shestanit sipas censuseve[4]
Fshati 1948 1953 1961 1971 1981 1991 2003 2011
Besë 152 167 179 235 246 272 67 41
Brisk i Sipërm 121 139 143 137 85 92 20 22
Muriq i Sipërm 101 95 155 114 96 124 25 12
Gurrëz 74 87 47 39 26 15 - -
Dedaj 110 114 118 51 22 12 3 -
Brisk i Poshtëm 99 116 109 129 130 145 46 29
Muriq i Poshtëm 232 249 246 260 312 367 125 101
Pecaj 118 117 105 72 37 9 8 5
Gjuraç 86 81 74 64 36 36 11 4
Nënmal 99 104 98 57 30 20 5 6
Ljare 323 326 297 297 231 166 94 61
Lukaj 89 76 70 54 25 12 - -
Bujgër 70 65 68 47 25 16 - -
Pinç 160 179 166 151 143 85 18 11
Gjithsej 1834 1915 1875 1707 1444 1371 422 292

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Xholi, Zija; Vejsiu, Ylli (2008). Fjalor enciklopedik shqiptar (bot. Botim i ri.). Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. ISBN 978-99956-10-27-2.
  2. ^ Marrë nga artikulli ekuivalent në gjuhën angleze
  3. ^ "Rreth Krajës". Arkivuar nga origjinali më 16 mars 2015. Marrë më 18 mars 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b "All places: 1948, 1953, 1961, 1971, 1981, 1991, 2003, 2011 censuses". pop-stat.mashke.org (në anglisht). 2022-05-20. Marrë më 2022-05-20.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)

Shiko dhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • KrajaOnline.com – portal nga Kraja
  • [1]- Gjurmë Shqiptare - Sekretet e shqiptarëve të Krajës. Si po shuhet me dhunë gjithçka shqiptare?.