Krakatau
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë
Krakatau (Krakatoa) dikur ka qenë një ishull i vogël me bukuri të rrallë në Indonezi. Ky ishull ka qenë me prejardhjeje vullkanike. Ishulli është shkatërruar nga eksplodimi në vitin 1883. Ky erupcion vullkanik ishte njëri ndër më të njohurit në të gjitha kohërat. Nga ujdhesa ka mbetur vetëm Rakatu. Krisma e eksplodimit është dëgju edhe në Australi në një largësi prej 3500 km. Ishulli nga eksplodimi është shëndrruar në pluhur . Retë e pluhurit jan ngritë në 80 km lartësi, mandej disa vite janë rrotulluar rreth Tokës, duke shkakatuar ulje të temperaturave verore. Erupcioni nuk ishte aq vdekjeprues, por valët e larta , tsunami, të cilat kan qenë të larta mbi 40 m kan shkatrruar 163 fshatra dhe kan humbur jetën e 36 000 njerëzve rreth bregdetit të ujdhesës Java dhe Sumatra.