Krapi
Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
| Krap | ||||||||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| Conservation status | ||||||||||||||
| Klasifikimi shkencor | ||||||||||||||
|
||||||||||||||
| Emri binominal | ||||||||||||||
| Cyprinus carpio (Linnaeus, 1758) |
Krapi është peshk i ujërave të ëmbla që jeton në shumicën e lumenjve dhe liqeneve të Shqipërisë. Bën pjesë në familjen Cyprinidae, një familje ku bëjnë pjesë shumë lloje të tjera krapash.
Është peshk gjithçkangrënës, dhe ushqehet kryesisht me alga, bimë ujore, krimba, kërminj e gjallesa të tjera ujore. Krapi jeton në mjedis ujore të ndryshme, nga liqenet e thella, në pellgje moçalorë e këneta. Është i përhapur në pothuajse të gjitha shtete e Evropës. Mund të arrijë përmasa prej 100-110 cm dhe peshë prej 15-20 kg. Në Shqipëri, krapi është i përhapur në shumicën e liqeneve të cekëta dhe ato artificiale, por përmasat më të mëdha i arrin në Liqenin e Shkodrës dhe në Liqenin e Fierzës.