Krepa (petë tigani) me akullore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Krepa (petë tigani) me akullore.jpg

Nevojiten

300 gr miell
1 litër qumësht
2-3 vezë
1 lugë gjalpë
1 majë luge sheqer
1 majë luge kripë
piper të bardhë
1 lugë liker

Hidhni miellin në një tas, hapni një gropë në mes dhe hidhni në të vezët, përzieni mirë dhe në vazhdim shtoni qumështin, likerin, piperin, kripën dhe sheqerin. Shtoni gjalpin e vakët dhe përzieni sërish. Mbulojeni tasin dhe lëreni për 1 orë. Përgatitja e krepave bëhet si më poshtë: Në një tigan me diametër 20 cm të lyer me pak gjalpë, hedhim çdo herë nga një filxhan brumë të rrjedhshëm dhe e lëmë 1 min. në mënyrë që të marrë ngjyrë, duke e kthyer nga të dyja anët. Pasi krepat te jenë gati, i servirim duke vendosur në mes një lugë akullore dhe duke i palosur. Nga lart i spërkatim me shurup frutash dhe gjethe dhjozme. Për garniturë përdoren gjithashtu edhe fruta të freskëta.