Kreshnik Spahiu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kreshnik Spahiu
Gjyqtar në Gjykatën e Tiranës
Në detyrë
1991–1992
Nënkryetar në Gjykatën e Tiranës
Në detyrë
1992–1993
Pedagog i Proçedurës Penale në UT
Në detyrë
1993–1997
Sekretar i KQZ-së
Në detyrë
1996–?
Anëtar i Këshillit Bashkiak Tiranë
Në detyrë
2000–?
Drejtues i Transparency International Albania
Në detyrë
2006 – 19 korrik 2007 (dorëhiqet)
Nënkryetar i KLD-së
Në detyrë
19 korrik 2007 – 10 shkurt 2012 (dorëhiqet)
Kryetar i Aleancës KuqeZi
Në detyrë
9 mars 2011 – aktiv
Të dhëna vetjake
U lind më21 prill 1969
Tiranë
NënshtetësiaShqiptar
PunësimiJurist

Kreshnik Spahiu lindi më 21 prill 1969Tiranë është jurist i përkushtuar për çështjen kombëtare. Spahiu është udhëheqësi i lëvizjes Aleanca KuqeZi.

Jetëshkrimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Jeta e hershme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Spahiu lindi në Tiranë më 21 prill 1969 në një familje arsimtarësh. Përfundoi studimet e larta për drejtësi pranë universitetit të Tiranës në vitin 1991 dhe menjëherë emërohet gjyqtar në Gjykata e Rrethit të Tiranës, ku një vit më vonë merr rolin e nënkryetarit të gjykatës. Prej vitit 1993 për 4 vjet me radhë, Spahiu punoi në universitetin e Tiranës si lektor i proçedurës penale.

Jeta e tij para hyrjes në politikë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në vitin 1996, ai zgjidhet sekretar i KQZ-së. Më pas punon si drejtor i studios ligjore "Legibus" dhe drejtues i grupit të ekspertëve ligjorë në klinikën ligjore për të miturit. Në vitin 2000 ai zgjidhet anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe në vitin 2004 zgjidhet kryetar i bordit të koalicionit shqiptar kundër korrupsionit.

Spahiu punoi si drejtor ekzekutiv i Zyrës për Mbrojtjen e Qytetarëve (ZMQ) për 5 vjet, që prej vitit 2001. Më pas ai zgjidhet drejtor i Transparency International Albania, post prej të cilit dorëhiqet në vitin 2007.

Që më 19 korrik 2007, ku Kuvendi i Shqipërisë e zgjodhi si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, deri më 10 shkurt 2012 ishte nënkryetar i KLD-së. Kreshnik Spahiu dha dorëheqjen nga posti i tij më 10 shkurt 2012.[1] Më 17 janar 2012 u ngrit një komision hetimor për të hetuar mbi aktivitetin e tij ku ai akuzohej per abuzim detyre. Më 1 mars 2012 komisioni hetimor i paraqiti Parlamentit shqiptar konluzionet e punës, dhe pasi u hodh në votë, u miratua shkarkimi nga detyra e Spahiut.[2]

Kreshnik Spahiu dhe Aleanca KuqeZi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Në muajin qershor 2012 u mblodh Kuvendi i parë i AK ku u zgjodhen strukturat e saj dhe kryetari.

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Balkanweb | Kreshnik Spahiu jep dorëheqjen, Alibeaj: Kallëzim penal ndaj tij - Shqiperi[lidhje e vdekur]
  2. ^ Balkanweb | Kuvendi e shkarkon, Spahiu: Jam i pastër, PD po hakmerret ndaj meje - Shqiperi[lidhje e vdekur]

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]