Krijimi i kooperativës malore

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Krijimi i kooperativës malore e piktorit Zef Shoshi, është një pikturë që u krijua në vitin 1974 për ekspozitën e 30 vjetorit të çlirimit të vendit. Stili: Realizmi socialist; Teknika e përdorur: vaj mbi kanavacë, përmasat: 185 x 221 cm. Pronësia: Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë.