Kriza energjetike në Kosovë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Gjendeni te artikulli Kriza Energjetike në Kosovë. Për shprehjet e ngjashme në shkrim, kuptim apo tingëllim, shikoni këtu.

Kriza energjetike në Kosovë apo shkurt KEK për tu dalluar nga Korporata Energjetike e Kosovës (shkurt KEK) e pafajshme.

Pas luftës së dytë botërore në komunën e Zubin Potokut janë ndërtuar disa fabrika. Mirëpo pas luftës së fundit 1999 për shkak të tensioneve ndërnacionale edhe ato pak vende të punësimit tani janë tërësisht të mbyllura. Fabrika kryesore e kësaj komune "Ivo Lola Ribar" që prodhonte pjesë rezervë për termocentralin e Obiliqit e ka humbur këtë treg.

Gjatë viteve të fundit të paraluftës në mungesë të kuadrit, në fabrikat që njëkohësisht prodhonin dhe riparonin pjesë të ndryshme të termocentraleve të KEK-ut , këto fabrika kanë prodhuar pjesë vetëm për nevoja të Serbisë.

Si pasojë e kësaj politike KEK-ut i është marr punishtja e riparimeve dhe çdo prishje reflektohej në mungesë të energjisë në Kosovë e cila më parë eksportonte energji elektrike.

Me hyrjen e trupave të NATOS në Kosovë edhe pse është paralajmëruar që ata e kanë kontrollin mbi tërë territorin ata nuk e kishin në kontroll të plotë. Në pjesën veriore ata dërguan forcat franceze të cilat llogariteshin që kishin pakë sa më tepër simpati nga popullsia serbe. Mirëpo popullsia shqiptare edhe gjatë kësaj kohe largohej nga këto pjesë. Kjo shkaktoi që edhe ajo fuqi e rralluar punëtore e fabrikave riparuese largohej. Me largimin e plotë të popullsisë shqiptare tërhiqen edhe forcat e KFOR-it dhe zbrazëtinë e krijuar e mbulon Mbrojtja territoriale e Serbisë e cila e shkëput tërësisht mundësin e riaktivizimit të fabrikave për të cilat nga komuniteti kombëtar ishin paraparë ndihma.

Ndihmat e parapara vidhen nga punëtorët e administratës së UNMIK-ut (Një gjerman ndërton villa për qëllime personale në Spanjë???) dhe pjesa e veriut të Kosovës mbesë nën sigurinë e prestarëve të ish-mbrojtjes territoriale të Kosovës që tani paraqiteshin si të Serbisë e që llogaritet që pas luftës ata janë përforcuar me vullnetarë nga Serbia.

Me emërimin e Petersenit si Kryeadministrator i UNMIK-ut fillon procesi që deri në atë kohë ishte "ngrirë" dhe në fund të mandatit të tij, kryeministri Çeku kërkon nga bashkësia ndërkombëtare vënien nën kontroll të kësaj pjese të Kosovës. Reagimi i bashkësisë ndërkombëtare ishte dërgimi, sipas lajmeve në media i 600 policëve.

Mirëpo edhe përkundër kësaj qeveria e Kosovës dhe UNMIK-u ende nuk kanë arritur që të kenë qasje në punishtet e Obiliqit. Për këtë KEK-ut i nevojitet të importojë rrymë dhe me pajisjet e prishura merren punëtorët e kualifikuar por pa aparaturat përkatëse. Supozohet se për pajisjet të cilat punëtorët nuk mund të i riparojnë dërgohen në vendet fqinje e ndodhë që të bëhen "marrëveshje në të zeze" dhe e njoftojnë popullin me shpjegimet :

For instance, “Ivo Lola Ribar” produces spare parts for the power station in Obiliq/Obilić, but workers have not received a payment for more than one year1

Është interesante edhe njoftimi i kryeministrit Çeku për termocentralin e ri "Kosova C" i cili llogaritet të vihet në sistem pas 5 viteve. Këtë njoftim për radio Kosovën e ka bërë kryeministri pas vizitës së Atisarit në Kosovë e posaçërisht pas vizitës në pjesën veriore të Kosovës.

Sido që të jetë fabrikat në Zveçan, Zubin Potok e gjë kund nuk i kanë ndërtuar pjesëtarët e mbrojtjes territoriale të Serbisë por nga tatimet e paguara prej popullsisë së Kosovës e cila për hir të paqes së rrejshme të paraqitur nga UNMIK-u duhet të pagoi rrymën me çmime të larta.

Çmimi i rrymës në Kosovë e kalon kufirin dhe kalon në çmim imagjinar. Kosovarët marrin një shërbim aq të dobët që nga ana e konsumatorit shihet si "kur po kanë qefë" dhe çudia më e madhe vije kur në mediume reklamohet për "rrymën" si produkt konsumues i cili duhet paguar.

Rryma nëse nuk është shërbim atëherë është produkt vetëm atëherë dhe vetëm atëherë nëse gjendet në vitrinë gjatë gjithë kohës.

Si duket është koha që qeveria e Kosovës të kundërshtojë mbulimin e mëtutjeshëm të marrës së ndërkombëtarëve që sillen si të plotë fuqishëm e në realitet janë por në pjesën veriore nuk e kanë treguar këtë.

Për një vend me gjendje ekonomike si Kosova të paguhet aq shtrenjtë (me pare, shëndet dhe material) çmimi i rrymës për çështje politike është katastrofal. Ndodhë që Gjermania për qëllime politike i mbanë disa miniera në jetë por buxheti i saj e lejon një investim të tillë në politik.

Burimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • OSCE dokument në int. gusht 2006