Lutjet e dashurisë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Lutjet e dashurisë (ose Kronikë provinciale) është film shqiptar, në regji të Artan Minarollit bazuar në skenarin e Ylljet Aliçka. Filmi është xhiruar në Berat dhe bën fjalë për një ngjarje provinciale. I xhiruar nga viti 2005, por vjen ne kinema ne 2008.

Filmi sjell një histori sa komike aq dhe reale të periudhës së tranzicionit. I vendosur në një qytet provincial, filmi trajton dukuri të jetës së përditshme duke vënë përballë njëra-tjetrës tipare të ndryshme të karaktereve njerëzore. Filmi tregon historinë e një piktori (interpreton Tedi Papavrami), i cili pasi kthehet në vendin e tij dashurohet me një vajzë, që interpretohet nga Arta Dobroshi. Të dy të rinjtë bien pre e mentalitetit të kohës, i cili nuk i lejon të tjerët të jetojnë të qetë.

Filmi "Kronikë provinciale" është një bashkëproduksion i realizuar mes "Albimazh" Loreta Mokini (Shqipëri), "8 et Plus" Didier Couedic (Francë), "Revolver" Paolo Maria Spina (Itali), me financimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Fondin e Jugut të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës.

Muzika është kompozuar nga Fatos Qerimi. Premiera zyrtare e filmit u be me 10 prill 2009, në orën 19:30, në kinemanë Kristal.


Regjizor:

[redakto] Aktorë

Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera