Kuçi (Gumenicë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Kuç
Πολυνέρι
Fshat
Emri i banorëveKuçjot

Kuç (greqisht: Πολυνέρι/Polinéri) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi. Përpara vitit 1955, fshati është njohur me emrin e vjetër në formën greke Κούτσιον/Koútsion.[1]

Gjeografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Nga veriu Kuçi kufizohet me Arvenicën, nga perëndimi me Vrohonain, nga lindja me Mazrekun dhe nga jugperëdnimi me Arpicën e Agjinë. Para Luftës së Dytë Botërore, Kuç kishte këto lagje: Bodina, Klisha dhe Rrëza.[2]

Toponimet të fshatit Kuç:(Para Luftës së Dytë Botërore)[3]

  • Ar’ e Çanit (Hasanit) - arë e vjetër, në JP.
  • Ar’ e Glatë - dikur ka qenë arë, sot rrugë pranë një përroi nga ku kalohet për, në Arpicë.
  • Ar’ e Madhe – arë, në L.
  • Arat e Çibune – ara, në L. Dikur aty ka qenë një kishë e lashtë.
  • Badhërra – fushë, në JL. Kjo fushë nuk vaditej. Veç tokës që punehoj, aty ka dhe fiq, dardha, ullinj etj.
  • Balla Toròk/u - vend në mal, në Përroin e Thellë ku ka pasur mone të vjetra bagëtish.
  • Balloka – breg, në qendër.
  • Biraz/e - Kodër rreth 500 m, në jug, e veshur me xinë e mërete. Po të gërmosh aty del dhe i bardhe, i cili përdoret nga gratë për të lyer faqet e brendëshme të dhomave në vend të gëlqeres.
  • Bobova - vend me ullinj, në L.
  • Brigjez/a - vend kullotë ku ka dhi, ara e ullinj, në J.
  • Çuk’ e Qafës Vogël – çukë, në JP.
  • Çuk’ e Madhe – çukë, në JP. Është maja më e lartë në malin e Kuçit, pas kësaj për lartësi vjen ajo e Kreshpës.
  • Drrasa Sulòt - vend në mal, në P.
  • Faqa e Folesë - faqe mali, në J.
  • Fieri – pllajë, në afërsi të qendrës. E merr këtë emër nga fieri që rritet aty çdo vit.
  • Fush’ e Thatë - fushëzë qe nuk vaditet.
  • Gorrica Priftirùa - vend ku ka qenë një gorricë, në rrugën që të çon në Arpice. Dikur ai vend ka qenë i priftit të fshatit, në JP.
  • Gorricat e Palit - faqe mali, në P.
  • Grav’ e Dosës - shpellë e vogël në Përroin e Thellë, në J. Dikur në atë shpellë ka qenë strehuar një dosë bashkë me gicat e saj.
  • Grava e Evgjitit — gravë në fund të kalasë ku strehoheshin arixhinjtë, në VL.
  • Grava e Skorros - shpellë që nxën, rreth 200 kokë dele, në P.
  • Grava Mongarà — vrimë e thellë, shpelle nën kala. Brënda ka një tynel që të nxjerr në Çukën e Malit, në JL.
  • Grav’ e Qamil Zeqos - Në këtë shpellë thonë se kanë banuar elimë, dhe thirrej me këtë emër (Shpell’ e Elimëve), por me pushtimin grek të Çamërisë, mori emrin e firarit Qamil Zeqo nga Arpica, në JL.
  • Grika – sterrë, në P.
  • Grik’ e Gardhoit - vend grykë, në P.
  • Gurët e Dàutit - vend në mal, në P.
  • Gurët e Gletë - gurë të mëdhenj në Bodinë ku loznin çobanët, në L.
  • Gurët e Elimit - gurë të vendosur njëri mbi tjetrin, mur rreth .50 m. i gjatë pranë rrugës. Gurët janë pothuaj nga m. 1 m. të gjatë dhe 80 cm, të gjerë. Sipas traditës thuhet se këta gurë i kanë vendosur elimët e lashtë, në JL.
  • Gur i Lëmthit - shkëmb në mal, në P.
  • Gur i Stravatoit – shkëmb, në P.
  • Haliqe – ara, në L.
  • Kalaja – kala, të cilën thonë se vonë e kanë ndërtuar venecianët, por së pari thonë se e kanë ndërtuar elimet pellazgoilirë.
  • Kallëmi – rrëke, në V.
  • Karsellëzat - gurë në formë arke.
  • Kasemëla — krua pranë qendrës, të cilin e ka ndërtuar dikur e shoqja e një farë Kasëmi.
  • Kodra - ara kodrinore, në P.
  • Koprréja – pyll, në JL.
  • Kroi Elimëve - krua në krye të fshatit ku sipas tregimeve thuhet se kroi bashkë me rreth 20 rrënjë ullinj të lashtë që ndodhen aty pranë, janë të kohës së elimëve.
  • Kroi Lodosit - dikur aty ka qenë një krua, sot ara, në P.
  • Kroi MargëlIëçit – krua, në L.
  • Kroi Nanésë - krua, në qendër.
  • Kroi Osman - krua.
  • Kroi Shëntodhër - krua me një koritë prej guri. Uji i këtij kroi del me presion.
  • Kroi Thanës - krua në afërsi të qendrës ku ka qenë një thane e madhe.
  • Krrakura - are e ullinj, në P.
  • Lagësira – ara, në L.
  • Lëma Kulaçanj – lëmë, në P.
  • Lihàdheza – ara, në L.
  • Luca Koçal - ara, në P.
  • Lumëra - ara, në qendër.
  • Lum i Llukait - përrua që vjen nga Pàninat e Mazrekut, kalon në Fushën e Gropës dhe derdhet në Fushën e Zonjës (Detin Jon), në verë thahet.
  • Lloket – shesh, pranë qendrës.
  • Llongjidha – ara, në L.
  • Mala Çuk — majë mbi fshat, në P.
  • Mala Folé - majë kodre me pyll, në JL.
  • Mali Janjit — arë në mal, në L.
  • Mal i Kuçit — mal, në P.
  • Malshkoza – faqe mali, në P.
  • Merkonài — krua, në qendër.
  • Mesare/ja – ara, në L.
  • Mesovuni – pyll, në L.
  • Mokra - ara, në J.
  • Mulliri Bobos - gërmadhë mulliri, në V.
  • Ne Guri Bajames – gur, në P.
  • Palovreshtet - ara e kullota, dikur kanë qenë vreshta të vëne nga venecianët, në JL.
  • Pema - faqe mali, në V.
  • Përroi Thellë – përrua, në JL.
  • Pill i Arvenicës – pyll, në V.
  • Pill i Lolos – pyll, në V. Ndodhet afër kullës së Lolos.
  • Porta e Kalasë - porta e hyrjes për në kala, në V.
  • Porta ka len Dielli - porta e kalasë, nga ana e lindjes.
  • Potisjona – ara, në L.
  • Psakaréja - plIajë me psaka, në J.
  • Pulashi - burim, në JL, kur zbret nga fshati për në Fushën e Badhrës.
  • Pusi Kalasë - pus në kala.
  • Qafa - vend qafë me ara e ullinj, në J.
  • Qaf’ e Glatë - qafë mali, në P.
  • Qafa Qivur – pyll, në J.
  • Radhoi Madh - brez shkëmbor, në JL.
  • Rredhezet - vend shkëmbor, në JL.
  • Rrëza – ara, në JL, në cep të Fushë Badhrës.
  • Rrug’ e Badhrrës – rrugë, në L.
  • Rrug’ e Arpicës - rrugë që të çon në Arpicë, në P.
  • Skorrua — shkëmb, në fshat.
  • Shëmëhilli – ara, në fshat.
  • Shkëmb i Liçes – shkëmb, në J.
  • Shkëmb i Meçit – shkëmb, në J.
  • Shtrung’ e Saqes - shtrungë e gurtë, në J.
  • Ullinjt e Elimëve - ullinj në Fushën e Thatë në Badhër që siç flitet janë mbjelIë nga elimet e Iashtë. Në rrënjët e trye ka zgavra të mëdha ku mund të mrizojnë 15-20 kokë bagëti t’imta. Janë ullinj kuçulerë që e kanë kokrrën pak të gjatë.
  • Ulliri Kaçuler' - ulli i kohës elimëve, e quanin të shenjtë dhe s’mund ta prekje me dorë.
  • Vagëlésh/i – ara, në L.
  • Verrezt - varret e fshatit, afër qendrës.
  • Vështëra – ara, në L.
  • Vij’ e Llapit (Llap e Gallap në Kosovë) – ara, në J.
  • Vulistra - ara e ullinj, në J.
  • Xhamia - xhami e fshatit.

Demografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Familjet në fshatin Kuç:(Para Luftës së Dytë Botërore)[4]

Bebri, Cjepurr, Çafulatë, Çumeni, Kala, Kupatë, Lluga/j, Bakarrelo (fis i vjetër), Qerimatë, Sako.

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Burimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Πανδέκτης: Koútsion - Polinérion
  2. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 175.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 175-178. Treguan: 1) Sadik Smail Xhemali, bari, analfabet, 70 vjeç, nga Kuçi i Gumenicës, sot me banim në Skrapar. (Oshtimë) Vlorë. 2) Muhamet Ibrahimi, 30 vjeç, nga Kuçi i Gumenicës, me arsim 8- vjeçar, sot banon në Vlorë. 3) Abaz Osman Bubeqi, 67 vjeç, bari, analfabet, nga Kuçi i Gumenicës, sot me banim në Fier. shkurt 1958.
  4. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 175.