Kuçi (Vlorë)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Vështrim gjeologjik[redakto | redakto tekstin burimor]

Krahina e Kuçit i takon zonës paleogjeografike jonike, e cila në perëndim kufizohet me zonën e Sazanit dhe në lindje me zonën e Krujës. Një njësi e veçantë, më e re se të parat, është ultësira pranadriatike që mbivendoset mbi të tria zonat e lartpërmendura. Zona jonike gjatë zhvillimit të vet paleogjeografik ka qenë një basen detar i thelle nga jorasiku në paleogjen, kurse dy zonat fqinje, Sazani dhe Kruja, kanë qenë basene detare të cektëta, shpesh të dala dhe mbi ujë.

Në fillim të miocenit të mesëm, rreth 15 milion vjet më parë, zona jonike u përfshi nga proceset e rrudhosjes dhe të malformimit, duke u shndërruar dalëngadalë në stere. Në këtë kohë u formuan disa breza të rrudhosur mbiujorë me pamje antiklinale, si brezi antiklinal i Çikës, ai i Kurveleshit, etj.

Midis tyre mbeten breza nënujore në trajtë sinklinale, si ai i Shushicës, ku vendoset edhe Kuçi, Memaliajt etj. Në fund të miocenit, rreth 5 milion vjet më parë, ndodhi një rrudhosje tepër e fuqishme, që e shndërroi ultësirën pranëadriatike në strere me mjaft rrudha antiklinale e sinkinale. Në terenat e saj është zbulur nafta dhe gazi.

Në kuaternar, që fillon rreth 1,6 milion vjet më parë, u formua rrjeti i sotëm lumor, duke çarë, brezat antiklinale, si lumi Vjosa në grykën e Mezhgoranit, ose duke kaluar përmes brezave sinklinale si lumi Shushica që përshkon brezin sinklinal të Shushicës.

Ngritja e tokës me hope formoi reliefin e sotëm, kurse në luginat e lumenjve u formuan 3, 4 ose 5 taraca lumore (Vjosë, Shushicë, etj), të cilat për pjellorinë e tyre janë bërë qendra kryesore të banimit e të zhvillimit të kulturave bujqësore.

Nga pikëpamja gjeologjike, fshati Kuç i përket zonës jonike të jashtme dhe zë vend pranë kontaktit të brezit antiklinal të Kurveleshit me luginën e ulët sinklinale të Shushicës. Ai shtrihet mbi depozitimet oligocenike, me moshë rreth 35 milion vjet të cilat nga lindja mbihipen tektonikisht prej formacionit karbotik të brezit antiklinal të Kurveleshit.

Ndër depozitimet karbonatike më të vjetra janë ato të triasikut të sipërm jurasikut të poshtëm me moshë rreth 200 milion vjet, që ndërtojnë kreshtat malore, të cilat ngrihen lart mbi fshat. Depozitimet karbonatike ngjiten në jurasik të mesëm – të sipërm dhe arrijnë deri në kretakoceon. Mbi to normalisht shtrihen sendimentet flishore oligocentrike që ndeshen në Gusmar e në vende të tjera të brezit antiklinal të Kurveleshit, si dhe në Kuç e më poshtë në luginën e Shushicës, ku marrin pjesë në ndërtimin e sinklinalit të Shushicës.

Formacioni karbonatik përfaqësohet nga dolomitë e gëlqerore, të cilat në liasik të sipërm kalojnë në reshpe mergelore dhe nga jurasiku i mesëm deri në eocen gëlqeroret ndërthuren me pako, shtresa e linza silicore.

Ne depozitimet karbonatike të liasit të poshtëm – të mesëm (jurasiku i poshtëm) në malin e Papadhisë e deri në Gjoshnikosh, shpesh takohet mineralizimi fosfatik i tipit të infiltracionit, ndërsa më në lindje, në Qafën e Gomarthit, Gusmar e Golem, ndeshet një tjetër tip i mineralizimit fosfatik midis depozitimeve karbonatike të kretakut të sipërm. Ky i fundit është shfrytëzuar vite më parë në minierën e Gusmarit.

Depozitimet flishore, mbi të cilat shtrihet fshati Kuç, përfaqësohen nga sendimente ranore e alevrolitike si dhe mergele, që herë pas here ndërthuren me shtresa e pako gëlqerore dhe konglomeratike. Depozitimet flishore ndërtojnë sinklinalin e Shushicës, duke marrë pjesë gjithashtu edhe në ndërtimin e krahut lindor të brezit antiklinal të Çikës, të mbishtrira normalisht mbi depozitimet karbonatike të këtij brezi, si në perëndim të Kallaratit, Vranisht e Tërbaçit.

Në Kuç nis lumi i Shushicës, i cili përshkon gjithë luginën e ulët flishore të Shushicës dhe ndërton në anën e tij taraca lumore me tokë pjellore. Pranë Selenicës lumi i Shushicës derdhet në lumin e Vjosës. Kuçi përshkohet edhe nga shumë përrenj. Në terrenet e gjera të Kuçit ndeshen rreth 157 burime uji të pijshëm, ndër to duhet të përmendim; Burimi i Lepushës me debit 550 litra në sekond, dhe ai i Buronjave me debit 300 litra në sekondë. Pikërisht nga këto burime e ka zanafillën lumi i Shushicës.

Kuçi është i pasur me lëndë të parë për ndërtim, si gëlqeroret nga formacioni karbonatik, që përdoren edhe për prodhimin e gëlqeres, ranoret, shtufe e pllakat gëlqerore nga depozitimet flishore, si dhe zhavoret e rërat nga aluvionet lumore. Po ashtu ai është i pasur edhe me lëndë drusore, të shumëllojshme, ndër to vlen të përmendet në veçanti druri ilqes që ndeshet këtu me shumicë, është ndër drurët më me vlera jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë. Në Kuç dhe rajonin perreth ndeshet minerali fosforit si në Fushë-Bardhë, Gusmar e malin e Kudhësit të Sevasterit, mineral i cili filloi të shfrytëzohej në minierën e Gusmarit, ka shenja të mineraleve radioaktive në Fterre dhe mendohet të ketë lugina e Shushicës naftë ose gaz siç është uji në Rrethin e Qelbur në Cerëz të Kuçit. Nga pikëpamja sizmike Kuçi përfshihet në zonën sizmogjene bregdetare joniko-adriatike me intensitet lëkundjeje VIII ballë MSK-64. Ai shpesh është goditur nga tërmete të fuqishme, ndër to përmendim dy tërmetet e mëposhtme. Një tërmet shkatërrues me intensitet në epiqendër IX ballë MSK-64 goditi me 14 qershor 1893 një zonë të gjerë nga Kuçi në Himarë, Borsh e Fush-Bardhë. Shumica e shtëpive në fshatin Kuç u shkatërruan plotësisht. Për këtë tërmet, nga paniku që shkakëtoi, poetët popullorë thurën këngë, të cilat janë ruajtur e transmetuar deri në ditët tona.

Ra tërmeti e kiameti,
Këtu rreh të dalë deti,
Shtëpi në këmbë nuk mbeti,
Shkëmbi nga Shkaga kërceu,
Plaku plakën e rrëmbeu,
Përroin e kapërxeu,
Vate mu tek Muhamet beu...

Më 16 Shtator 1972 një tërmet me magnitudë M=5.0 dhe intensitet epiqendër VII ballë MSK-64 goditi zonën nga Kuçi në Kudhës. Ai shkaktoi dëme të rënda në shumë shtëpi të Kuçit, si dhe rrëzime shkëmbinjsh nga rrëza e malit mbi fshat.

Vështrim gjeografik[redakto | redakto tekstin burimor]

Pozita gjeografike[redakto | redakto tekstin burimor]

Kuçi shtrihet në amën jugperëndimore të krahinës së Kurveleshit. Ai kufizohet nga gjerësia gjeografike 40° 14' dhe 40° 14' dhe gjatësia gjeografike 19° 45' dhe 19° 55'.

Kuçi ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 180 km² ose 350 km² sipërfaqe të sheshtë. Kuçi ka 350 ha tokë arë, 77-80 km² pyje, pjesa tjetër është sipërfaqe kullosëse malore, sipërfaqe të zhveshura e përrenjësh.

Kuçi është 620 m mbi nivelin e detit dhe 62 km larg Vlorës. Nga Kuçi në Vlorë shkon duke përshkruar fshatrat Kallarat 11 km, Vranisht 15 km, Tërbaç 24 km, Brataj 30km, Lepenicë 35 km, Gjorm 40 km, Kotë 47 km, Drashovicë 53km, Shashicë 60 km.

Kuçi është një nga fshatrat më të njohura të Labërisë, është fshati më i madh i krahinës së Kurveleshit, si nga sipërfaqja dhe nga popullsia. Në vitet 1431 Kuçi ka patur 49 shtëpi me 180 banorë; në vitin 1942 rreth 500 shtëpi me 4000 banorë ndërsa sot ka rreth 400 shtëpi më 3500 banorë. Në Kurvelesh janë përfshirë fshatrat Bolenë, Kallarat, Kuç, Çorraj, Fterra që bëjnë pjesë në Kurveleshin e Poshtëm; Vërmik, Rexhin, Nivicë, Gusmar, Progona, Lekëdush, Golem, Kaparjel, Kolonjë, Picar bëjnë pjesë në Kurveleshin e sipërm. Në kohën e Lidhjes së Prizrenit 1878 deri në vitin 1912, së bashku me fshatrat që janë sot në Kurvelesh janë përfshirë edhe fshatrat Koron, Kardhiq, Humelicë, Fushë-Bardhë, Zhulat, Rrëzomë, Palavli, Kalasë, Nivicë-Bubar, Shenvasil, Lukovë, Sasaj, Piqeras, Borsh. Këto fshatra në kohë lufte janë përfshirë në krahinën e Kurveleshit, ashtu siç ndodhi në luftën antifashiste Nacional-Çlirimtare të vitit 1942-1944, ku këto fshatra u përfshinë në një komitet krahinor me qendër në Kuç. Kuçi gjatë luftës së dytë botërore luajti një rol vendimtar me rëndësi të veçantë historike në të gjithë këtë krahinë dhe në krahinat përreth. Për këtë rol të veçantë u shpall edhe fshat MARTIRE i Luftës së Dytë Botërore1) dhe i vendeve Martire e të Paqes në Botë me qendër në Bolonja Itali. Kuçi, duke qenë edhe në kohët e vona kryeqendër e Kurveleshit dhe e Labërisë, ku një vend të dukshëm mori tregëtia me 13 dyqanet që kishte, bluarja e drithit dhe derstila me 12 mullinjtë, njëkohësisht pazari e panairet janë zhvilluar në Kuç, por ato janë zhvilluar edhe në Himarë, Delvinë, Gjirokastër e Vlorë, ku tregëtoheshin bagëtitë, punimet e artizanatit, si sixhadet, velenxat, qylimat, punimet e drurit, si lugë, çibuqe, longare etj. gurët e gdhendur, sidomos gurët e qosheve të shtëpive dhe ato të portave e të dyerve, të cilat gdhendeshin me shije e mjeshtëri.

Kuçi shtrihet në Kurveleshin e Poshtëm, atje ku ka zanafillën e vet lumi i Shushicës, i njohur edhe me emrin Lumi i Vlorës. Pikërisht këtu fillon lugina e Shushicës, një nga më të rëndësishmet e Shqipërisë jugore, e begatë dhe e banuar qysh nga lashtësia.

Pak më në jug të Kuçit shtrihet qafa e Dërrasës, me lartësi 640m mbi nivelin e detit, e cila ka rëndësi të madhe gjeografike e strategjike, pasi lidh Bregun e Detit dhe rrethet Sarandë, Delvinë me luginën e Shushicës e rrethin e Vlorës. Rruga Sarandë – Kuç është e gjatë 60 km dhe kalon në fshatrat Nivic-Bubar 15 km, Shenvasi 17 km, Lukovë 22 km, Sasaj 25 km, Piqeras 30km, Borsh 35 km, Fterrë 45 km, Kuç 60 km. Përmes kësaj qafe shkon rruga automobilistike në gjithë këtë anë të Shqipërisë Jugore. Prandaj në këtë qafë dhe përreth saj janë shtjelluar ngjarje të rëndësishme historike që nga koha e Gjolekës së Kuçit deri tek LANÇ, gjatë së cilës këtu janë zhvilluar beteja të ashpra midis UNÇ dhe forcave armike pushtuese e bashkëpunëtorët e tyre.

Lugina e Shurit në Kuç dhe gryka e Zarelit e lidh Kuçin me Kurveleshin e Sipërm (Golemin). Kuçi nëpërmjet grykës së Shurit lidhet me rrugë automobilistike (verore), me Gusmarin dhe me gjithë Kurveleshin e sipërm, rrugë e cila është e gjatë 15km dhe, po të ndërtohet përfundimisht është një nga rrugët turistike më të bukura të vendit, pasi kalon në gjithë kanionin mahnitës të Grykës së Lepushkës, përroit të Dushoberit e të Zarelit dhe përroin e Shurit që zbret nga buza e Dervenit dhe Qafa e Gomarthit. Kjo luginë është shumë e ashpër, e pjerrët dhe nëpër të në dimër mund të kalojnë vetëm këmbësorët. Në këtë anë të Kuçit ka edhe qafa të tjera malore në lartësi 800-1000m, si Buza e Dervenit e Qafa e Gomarthit etj, që e lidhin atë me fshatra të veçanta të Kurveleshit të sipërm.

Nëpërmjet luginës së përroit të Kudhësit dhe qafës së Grashecit, qafës së Mretes e të qafës së Shkallës (610m mbi nivelin e detit), Kuçi lidhet më rrugë këmbësore e me kuaj me bregdetin e Himarës. Ky kalim hëpërhë është i vështirë por në të ardhmen këtej mund të çelet një rrugë automobilistike, rreth 15 km e gjatë që do të bashkonte në rrugën më të shkurtër Kuçin me bregdetin e Himarës. Ajo do të çonte çdo ditë për banjë deti në bregun e bukur të Himarës, gjë për të cilën do të mjaftonte një urban. Kjo do të jepte mundësi dhe për zhvillim në terrenin malor të agroturizmit me klimë të pastër, e të gjuetisë së kafshëve e të shpendëve të egra.

Relievi[redakto | redakto tekstin burimor]

Kuçi është i rrethuar nga një kurorë malesh të larta: Papadhia me lartësi 1481m, në vendin e quajtur Vali i Papadhisë është një vend i sheshtë me një fushë të bukur prej 7 ha ku ka kullota verore të dhenve e mund të ndërtohet një aerodrom i mirë për aviacionin civil, ushtarak e helikopterat, ku mund të zhvillohet agroturizmi dhe gjuetia e kafshëve e shpendëve të egra si: lepuri, kunadhia, thëllënxa, pëllumbat etj. Mali i Papadhisë është ngjitur me malin e Golemit, (Gjoshnikoshi 1533m) ku ndodhet lapidari i Heroit të Popullit Temo Vasi dhe i gjashtë kuçiotëve e një nga Golemi që ranë dëshmorë në luftë me nazistët në 2 tetor 1943, malet Shkage, maja e Shytit 1262m, Balçik 1467m, Zareli 1651m, në lindje e në veri Valthi 1226m, maja e Mureve 1700,3m, maja e Kunjovës Pleshovica 1773m që shtrihen përkatësisht në veri e lindje, mali i Bogonicës në perëndim (pjesa e vargut të Çikës) me lartësi 1672m dhe mali i Çorrajt (mali i Shëndëllisë) me majën e Gjinikut 1404 m i lartë ne jug. Këto male përbëhen nga shkëmbinj gëlqerorë dhe shpatet e tyre bien pjerrtas mbi luginën e Shushicës e të Borshit (rrjedhjet e sipërme). Pjesët e poshtme të shpatave zbresin në formë kodrash të ulëta, të përbëra nga flishe (shtufe) e argjile. Ato janë të veshura me shkurre. Pjesë përbërëse e relievit janë edhe luginat e lumenjve dhe përrenjve, për të cilat u fol më sipër.

Klima[redakto | redakto tekstin burimor]

Klima e Kuçit është midis asaj të butë mesdhetare të Borshit dhe klimës së ashpër të Kurveleshit të sipërm. Kjo duket nga pasqyra e mëposhtme :

Fshatrat   Mes.vjetore   Mes.e Janarit  Mes.e Korrikut
Borshi      17 °C         10   °C        24,8 °C
Kuç         14 °C          5,7 °C        23,3 °C
Nivicë      12 °C          4   °C        20,6 °C

Pasqyra tregon qartë që klima e Kuçit është më e ashpër se ajo e Borshit (Janari mbi 4 °C më i ftohtë se në Borsh) por më i butë se i Nivicës (Gati 2 °C më i ngrohtë). Ndryshime të mëdha ka edhe në sasinë e reshjeve, siç e tregon pasqyra :

Fshatrat       Sasia mes.vjetore e reshjeve në mm
Borsh               1368
Kuç                 2406
Nivicë              2450

Siç shihet, në Kuç bien 1038 mm reshje më shumë se në Borsh, kurse në Nivicë 44 mm më shumë se në Kuç. Kuç me 2670 mm shi2) në vit zë vendin e dytë pas Bogës së Alpeve.

Këto ndryshime në temperaturë lidhen me pozitën e Kuçit më në brendësi të vendit, me largësinë më të madhe nga deti dhe me relievin e mbyllur midis maleve. Kurse sasia më e madhe e reshjeve se Borshi, shpjegohet me konfiguracionin e relievit. Erërat e lagështa që vijnë nga deti, duke hyrë nëpër luginat në Kuç, ndrydhen nga malet përreth duke lëshuar sasira të mëdha shirash.

Ujërat[redakto | redakto tekstin burimor]

zona e Kuçit ka pasuri të shumta ujërash, si pak fshatra të Kurveleshit ku numërohen rreth 157 burime ujore. Pasuritë më të mëdha janë burimet e Lëpushës me 550 l/s, dhe buronjat e Kuçe me 300 l/s ; një nga burimet më të mëdha karstike të Shqipërisë jugore. Ato dalin në grykë të Shurit në Lëpushë, duke përshkruar 4 km kanionin mahnitës deri sa vjen në Buronja te Rrapet e Kuçit ku ndodhet një korije e mrekullueshme, e mbuluar me rrepe shekullore, që në verë krijojnë një mjedis të freskët e me bukuri mahnitëse. Buronjat e Kuçe shkarkojnë ujërat nëntokësore që grumbullohen në masivin karstik të Kurveleshit të Sipërm, i cili gjendet rreth 600 m më lartë se vendi ku dalin Buronjat. Buronjat përfaqësojnë një objekt me rëndësi turistike për gjithë rajonin. Këtu organizohen herë pas here shëtitje turistike, piknikë dhe festa të ndryshme. Por natyra e virgjër e Buronjave është dëmtuar shumë nga ndërhyrjet e këqia të njeriut duke marrë ujin pa kriter me anë ndërtimesh të vrazhda.

Tokat[redakto | redakto tekstin burimor]

Tokat – e zonës së Kuçit janë jo shumë të trasha. Mbizotërojnë tokat e holla dhe bokërrima. Por ka edhe toka bujqësore (të hirta, kafe dhe të kafenjta). Në luginat ka toka aluvionale të pasura me humus që i bën ato pjellore. Në to rriten shumë mirë misri, perime e drurë frutorë.

Mbulesa bimore[redakto | redakto tekstin burimor]

Mbulesa bimore e zonës së Kuçit është dëmtuar shumë nga shpyllëzimet për toka bujqësore (bukë), nga prerjet për dru zjarri, djegiet e bëra nga barinjtë dhe nga kullotja pa kriter e bagëtisë (dhive). Bimësia më e përhapur janë shkurret e tipit mesdhetar (makja) të përbëra nga : sqina (xina), koçimarja, përralli, mersina, shqopa, cfaka (bezga), thrumja, sherebeli etj. Në luginat përhapje të gjerë ka dhe hilqja dhe rrapi. Në pjesët e larta rritet bredhi e pak pisha. Ka gjithashtu kullota të pasura verore1).

Kafshe e egra[redakto | redakto tekstin burimor]

Nga kafshët e egra më shumë gjendet derri i egër dhe lepuri, të dëmtuar rëndë nga gjuetia. Haset edhe dhelpra, kunadhja, dreri (sorkadhja) gjendet ne pyllin e mbrekullueshem te Zarelit si dhe ne pjesen e poshtme te fshatit si ne Shen Thanas, Perroi i Thate etj, shqarthi (macja e eger), lunderza (vidhra) ne lumin Shushice. Nga shpendët përhapje), kukumjaçka (bufi), qyqja, si dhe harabeli, gushkuqi dhe lloje të ndryshme shpendësh.

Ne lumin e Shushicës gjenden me shumice trofta, ndërsa ne përrenjtë qe derdhen ne lume ka shume krap te madhësive te vogla, si dhe ngjala. Ne terrenin me shkurre ka zvarranike te përmasave dhe llojeve te ndryshme, te pastudiuara ende. Ka gjarpërinj me madhësi edhe mbi 2 merta, ndodhen gjithashtu edhe nepërka nje gjarpër i rrezikshëm sulmues, astriti dhe gjarpërinj me ngjyra e madhësi te ndryshme. Ne te gjitha pyjet me shkurre te bie ne sy një numër i madh breshkash te cilat krijojne nje ambient kureshtar për kalimtaret.

Gjurmë të lashtësisë në katund dhe rreth tij[redakto | redakto tekstin burimor]

Nga kërkimet e studimet arkeologjike të kryera gjatë dhjetëvjeçarëve të fundit në territorin përreth Kuçit, janë zbuluar një numër i madh pikash e qendrash arkeologjike që datohen prej periudhave më të hershme parahistorike, si epoka e gurit, e bronxit, e hekurit deri në periudhën historike të antikitetit e mesjetës. Intensiteti i tyre dhe ekzistenca gjatë rrjedhave të ndryshme kohore, flasin se ky territor ka pasur kushte shumë të përshtatshme për banim. Këto kushte lidhen me ekzistencën e tokave pjellore, veçanërisht për frutikulturën, vreshtarinë, kullotat e pasura, pyjet dhe ujërat e bollshme, si dhe me klimën e përshtatshme, të cilat plotësonin kërkesat kryesore për jetesën.

Nga pikat parësore arkeologjike, objekt të kërkimeve e zbulimeve të këtij rajoni, mund të përmendim Borshin, Qeparoin, Himarën, etj., ndërsa më në brendësi të territorit përreth luginës së Shushicës, Vajza, Mavrova, Velça, Tërbaçi, Vranishti, Brataj, Nivica etj.

Himara njihet për banimin e saj nga periudha e gurit (me shpellën e Spilesë), bronzit e hekurit, ku nuk mungojnë edhe gjurmët e periudhave të antikitetit e mesjetës.

Shpella e Spilesë, e periudhës së Neolitit (5000 vjet para erës sonë)2) më 1937 u zbulua nga arkeologu italian Kardini aty u gjetën mbeturina shekullore hiri, kockash dhe objekte metalike të periudhës së neolitit, vegla pune prej guri, stralli, kocka e ririx.

Është pranuar nga arkeologët dhe shkencëtarët në përgjithësi se popujt, që kanë rrojtur vetëm me gjah, nuk kanë ekzistuar, prandaj edhe banorët e Spilesë, Lepenicës, Velçes, Vajzës, Zares, pellgut të Dukatit, shpellave të Bobovishtes në Kuç etj., veç gjahut, kanë përdorur edhe burime të tjera rrethanore ushqimi si lënde, qepujka e rrënjë të tjera bimësh të mundshme për t’u ngrënë. Ata janë marrë edhe me punimin e tokës, rritjen e bagëtisë, etj.

Gjurmë të jetës së periudhës së neolitit janë zbukuar në Armiridhe të Porto Palermos, ku gjatë punimeve bonifikuese u gjetën vegla pune prej sileksi si dhe një çekan guri pa vrima, kopje e së cilës ruhet në Vlorë.[1]

Më në jug të Kuçit dhe pikërisht në Xarë, 8 km në jug të Sarandës, u gjetën në vitin 1939 gjurmë të një kultre ende më të lashtë të paleolitit të mesëm, që kap një periudhë kohore prej 40.000 vjet p.e.s.

Tipi i njeriut që ka krijuar këtë kulturë është ai i neadertalit ende i pazhvilluar si njeri në kuptimin e vërtetë të fjalës qoftë nga ana fizike dhe nga ana mendore.

Pak më tej këtij stacioni, në shpellën e Shën Marinës, në grykën e hyrjes së Bogazit, afët Konispolit, u gjetën gjurmë të kulturës materiale të paleolitit të vonë me një vjetërsi kohore prej 20.000 – 10.000 vjet p.e.s.

Periudhat mezoloike dhe neolitike kapin një kohë prej 10.000-7.000 vjet p.e.s. gjatë këtyre epokave fillon formimi i popullsisë autoktone paraindoevropiane. Kësaj periudhe i përket edhe kalaja e Kadafiqit në Kuç që datohet e shekullit të 9-8 p.e.s.

Kjo popullsi, gjatë zhvillimit përpara në mënyrë të pandalshme në epokën e bakrit, nis formimin e vet kulturor e shpirtëror si dhe elementet e para etnike dalluese me gjuhë e me zakone të përcaktuara, që tradita dhe disa studiues më vonë i quajnë pellazge ose protoilire.

Në Rrëzë të Borshe në Kuç, në një teritor të madh që shtrihet në të gjithë lugun e Alikajve, mbi kasollen e Kasem Alikajt, nga përroi që kufizon tokat e Besim e Rexho Barajt (gjatë punës në tokë ata nxorën një gur të latuar rreth 3 ml të gjatë) që nga tokat e Çelo Qendrajt mbi rrugë që shkon për në Bolenë, mbi lisat e Kishës deri te arat e Imer Mane Hoxhajt dhe bijve të tija : Hiso e Hasan Imer Hoxhaj, në gjerësi deri te shtëpitë e Hamzos dhe të birit Qazim Qendrajt që ndodhen në Qafë të Dedeveshe me gjerësi 1-1,5 km dhe me gjatësi mbi 3 km ndodhen tarraca prehistorike me ledhe me gurë të mëdhenj disa tonësh të gdhendur në madhësi të tillë që me mjetet e sotme nuk mund të ngrihen. Në sheshet e tarracave, ndonjëherë edhe në mes të gurëve të ledheve rritet bima e prrallit, mretës, lisit e hilqes, drurë pyjorë këta që janë më se disa shekuj ; si pshdy përrallet që janë në vendin e quajtur “Lisat e Kishës”, të cilët përbëjnë drurë shumë të vjetër dhe mund të shpalleshin monumente kulture e të ruheshin nga shteti. Në këtë zone po të kryhen germime e punime arkeollogjike, mund të dale ekzistenca e një vend banimi antik në Qafë të Dedeveshe. Toka të taracuara me gurë të mëdhenj, me sipërfaqe të përafërt me ato të Qafës së Dedeveshe ndodhen edhe në vendin e quajtur Gjokon të Kunjovës. Kjo sipërfaqe është në kufi me brinjën e Shën-Thanasit e kufizohet me përroin e Sillës që zbret nga mali i Lëpjetës.

Taraca të tilla me gurë të mëdhenj, të skalitur disa tonësh ka edhe në arat që ndodhen në brinjën e Zekajve, në Rrëzë të Vishate, taraca të cilat kanë patur bimën e perrallit, hilqes e lisi shumë shekullorë. Brinja e Zekajve ndodhet midis Nikollolekës e qafës së Dukëtojës pa shkuar në Ferrishtë. Kjo brinjë duke u ngushtuar del në malin e Trëndafilit ashtu siç del brinja e Ali Axhem Bishajt, brinjë që ndodhet ngjitur me atë të Zekajve dhe kjo del në malin e Trëndafilit. Në Rrëzë të Vishate, në vendin e quajtur Lazdervish në qafën e Kishës, si dhe në bisht të brinjës nga Kallarati me aparate kanë bërë kërkime me shpresë se do të zbulonin thesare të paralindësave duke prishur varret e vjetër kodërvarre tubolare. Nga këto gërmime janë zbuluar pllaka gurësh, qypa antikë e objekte të tjera që mund të datohen para erës sonë.

Në vitet e Kooperativës Bujqësore, gjatë punës për hapjen e tokave të reja, afër shtëpisë së Fejzajve në Kunjovë kanë dalë varre me gurë të tillë të mëdhenj. Në shpellat e Demirajve në Rrëzë të Vishate, një bari nga Fikajt gjatë gërmimit ka gjetur monedha antike prejargjendi e ari. Në shpellat që ndodhen në Trapin e Lugjeve e të Grekut gjenden Qeramike antike ashtu siç gjenden shkrime të pa deshifruara deri më sot në shpellat e Shkallës së Kanalit në Agaj.

Është vërtetuar dhe pohuar se në krahinat jugore të vendit tonë, pa përjashtuar Spilenë, Porto Palermon, Kadafiqin, që nga 40-6 mijë vjet p.e.s. ashtu si në të gjithë pellgun e Egjeut banonin fise të përafërta midis tyre. Autorët e vjetër dhe shkenca historike i ka njohur me emrin e përgjithshëm pellazgët, gjithashtu është pohuar se pellazgët janë paraardhësit e kaonëve, molosëve, thesprotëve, etj. d.m.th. ata që fillimisht banuan në shpellën e Spilesë, të Velçës, të Xares, te shën Marinës, të shpellave të Bobovishtës në Kuç dhe atyre, që ndërtuan kalanë e Dhërmiut, Qeparoit, Sopotit (Borshit), të cilët njihen si popullsi e periudhës së bronzit.

Gjetjet e gjertanishme arkeologjike hodhën dritë të mjaftueshme që kjo zonë, e banuar që në paleolitikun e mesëm, bën pjesë në vatrat e gjetura në vendin tonë e s’lënë dyshim që kaonet janë vazhduesit e kësaj kulture, kurse kuçjotët pasardhësit e tyre. Ne shprehim bindjen se gjetjet e tjera do të përforcojnë të parat dhe autorët e vjetër për problemin e origjinës, gjenezës dhe kulturës së pellazgëve.

Në fshatin e vjetër të Himarës, 5 km në perëndim të Kuçit, ruhen ende themelet e kalasë që arkeologët e kanë datuar të shekullit të IV para Krishtit.

Mbi këto theme rindërtimet e tjera të herëpashershme shquhen mirë. Ajo që ka rëndësi është fakti se këto mure, me gurë të mëdhenj mbi 1 tonë e të gdhëndura me forma katrore e romboidale, janë të njëllojta me muret e kalasë së Sopotit, Butrintit dhe kalave të tjera të Kaonisë, etj., të cilat dëshmojnë për një popullsi të përafërt gjenetike me kulturë të zhvilluar ndërtimore.

Mure të tillë me gurë të mëdhenj disa tonësh, të gdhendur në formë katrore e romboide të ndërtuara pa gëlqere dhe pa llaç gjenden edhe në disa zona të Kuçit, si në qafë të Dedeveshe, në vendin e quajtur Rrëza e Borshe, në Shkrumeme, në Kunjovë, në arat e Zeke, në pyllin me hilqe e lisa, në përruan e Shkozës, në Bobovishte, te Moqila e Alikajve, etj.

Qeramika e pikturat e gjetura në Spile, Velçë, në shpellat e Lepenicës dhe ato që gjenden në Kuç në shpellat e trapit të Lugje e të trapit të Grekut, në shpellën e Demire në Rrëzë të Vishate, ku ka qeramikë antike, dhe gjetja e fjalës së shkruar “Bindus” në shpellat e Bobovishtës të Kuçit ku ka ende shkrime të lashta pellazge të pa deshifruara.

Bashkësia fisnore jo vetëm që u ruajt por u bë themeli i gjithë jetës politike-ekonomike-shoqërore i shekujve të vonshme, madje për kushte të mbrojtjes, shkoi duke u konsoliduar si formë e drejtimit demokratik popullor të gjithë krahinës.

Krahina ndryshoi emrin nga Kaoni në Himarë. Një nga faktorët gjeografik ndoshta në emërtimin e ri mendojmë që është limani i Panormës, i cili kishte mundësi të mëdha mbrojtëse natyrore nga erërat. Sot limani mban emrin e Porto Palermos. Këtu grumbulloheshin e lëviznin prodhimet që nxirrte krahina në prapatokën e vetë, të cilat i shkëmbenin me mallrat e nevojshme që nuk prodhoheshin dot në krahinë. Faktor tjetër që ndikonte në rritjen e rolit të Panormit ishte dhe se Saranda qe shkatërruar që në shekullin e V nga dyndjet barbare dhe kishte humbur plotësisht funsionion ekonomik dhe fetar që kishte patur gjer në atë kohë. Sipas gojëdhënave dhe dokumenteve të nevojshme Panormi (Porto Palermo) ka qenë i banuar nga Kuçiotë që në lashtësi e deri në mesin e shekullit 19-të. Gjatë epokës së bronxit (2600-1100 p.e.s.) vend të rëndësishëm zënë Qeparoi, Borshi, kur Borshi veçohet duke u bërë qëndër qytetare, i njohur në mesjetë me emrin kalaja e Sopotit.

Me interes janë edhe gjetjet arkeologjike që flasin për gjurmë banimesh të vjetra dhe në Nivicë, Vranisht, Brataj, Tërbaç e Velçë.

Kështu në Nivicë ruhen gjurmët e banesave të shekullit III-II p.e.s., ndërsa në Brataj kemi vendbanimin e fortifikuar të kësaj kohe e njohur me emrin kalaja e Cerjes. Më e heshëm është vendbanimi shpellor i Velçës në shkëmbin e së cilës gjenden piktura që lidhen me periudhën e banimit 3000-2000 vjet p.e.s.

Përsa i përket qëndrave qytetare më të njohura të periudhës antike në këto treva janë i Amantis (Ploçës së Vlorës) dhe Olympe (në Mavrovë), që u përkasin shekujve V-III p.e.s.

Në Kuç gjurmët më të hershme fillojnë nga epoja e hekurit dhe lidhen me vendbanimin e fortifikuar të Kadafiqit ose siç quhet ndryshe Kalaja e Kadafiqit, që datohet në fund të mijëvjeçarit të VI p.e.s.

Në këtë kala është gjetur dhe një reliev i njohur si emblema e Kadafiqit me përmasa 40x30cm, ku dallohet nga gdhendja shqiponja me gjethe lisi. Vetë shqiponja simbolizon figurën e Zeusit si kryezot i perëndive. Si objekt emblema në fjalë lidhet me periudhën e stërlashtë të Dodonës.

Në këtë vendbanim e përreth edhe sot ruhen gjurmët e tri kishave një në shkëmbin e Kadafiqit, një tjetër disa metra poshtë rrethimit në anën jugore të kalasë, në lisat e Kishës dhe një e tretë në qafë të Dedeveshe pranë fshatit prehistorik të Borshit. Të gjitha këto rrënoja lidhen qartë me periudhën e mesjetës si vende kulti e shërbese fetare.

Në pika të tjera përreth fshatit ekzistojnë gjurmë banimesh të pastudjuara akoma siç janë: në Qafë të Mretës ndodhet kalaja e Lekës, në Kaçur gjendet kalaja e Kaçurit, në Bobovishtë është kalaja e Gjokelagjes. Në Qafë të Shkallës ndodhet varri që sipas gojëdhënave është i një ushtari të Qezarit.

Në rrëzë të Borshit, në rrëzë të Dedëveshe, në Shkrumeme, në Kunjovë, në rrëzë të Vishatit ndeshen rrënoja qëndrash të banuara, varreza të vjetra dhe ledhe me gurë të taracave nëpër pyje që nga kohët e lashta me gurë të mëdhenj mbi të cilat rriten lisa, hilqe, përrall me moshë 3-5 mij vjeçarë. Gjurmimet e lashtësisë në Kuç janë transmetuar edhe nëpërmjet zakoneve, traditave, folklorit, etj., të cilat janë trashëguar brez pas brezi e na vijnë si dëshmi sot të historisë e të kulturës së të parëve tanë pellazgëve.

Në territorin e Kaonisë, ku bën pjesë edhe Kuçi, nga arkeologët janë zbuluar 3 fshatra me kodërvarre siç është Dukati, Kakavia dhe dy fshatra përqark Kakavisë. Kodërvarret janë të periudhave shumë të hershme pellazge. Të tilla kodërvarre, po të studiohen, janë edhe ato që gjenden në Kuç, siç është kodra e varreve në Lazdervish të Nane apo ato në qaf të Kishës, në rrëzë të Vishate, ku Hetem Kasua ndërtoi lëmin mbi varre, apo kodra e varreve në qafë të Shenmerisë në Plihera, apo varrezat në Kunjove. Varre të vjetra në Kuç ka edhe në Buzë të Dhimë Dukës në Nikgjon, afër Stefane, në Qafë të Mertokes në Cergez, në Bobovishtë, në qafë të Grashecit, në qafë të Shkallës në Luçaj, etj.

Pal Emili brenda një ore dogji 70 qytete në shekullin e II p.e.s. një nga këto qytete është edhe ai i Shënderjadhes Antigonea, që ndodhet karshi Gjirokastrës; nga zbulimet arkeologjike u gjet hiri i qytetit, objekte metalike dhe u konturua qyteti: të kësaj periudhe mund të jenë rrënojat që ndodhen në qafë të Dedeveshe, e cila është afër kalasë së Katafiqit, apo rrënojat antike që ndodhen në Kunjovë poshtë brinjës së Shënthanasit. Taracimi i teritorit rreth e qark këtyre vendbanimeve me mure guri prehistorike, me një sipërfaqe të konsiderueshme, flet për një jetë të hershme të dendur të banorëve të këtyre vendbanimeve që në lashtësi.

Në Kuç ndërtimet e periudhës së antikitetit mbajnë emrin e vendeve, ku ndodhen, si kalaja e Karatafiqit, e datuar në periudhën e hekurit, apo kalaja e Kaçurit, ndërsa kalaja e qafës së Mretes e ajo e Bobovishtës mbajnë emra njerzish si Lekës, e Gjoklagjes, apo varri i ushtarit të Qezarit në Qafë të Shkallës, sikurse u përmend më sipër.

Varri i Turkut te arat e Mete në Gurrëz, i cili ruhet i paprekur për disa shekuj, Lugu i Turkut në Havar, ngjitur me shpellën e Gjolekës, ku turqit kanë pësuar humbje të mëdha nga artileria shkëmbore e Zenel Gjolekës, apo toponimi me ëmër varreja apo mali i Frengut, janë ruajtur në shekuj nga popullsia e Kuçit dhe e rajonit përreth, ruajtje e cila lidhet me kulturën e hershme të popullatës së këtyre trevave, gjë që shërben për t’u treguar brezave të rinj luftën e madhe që kanë bërë në shekuj dhe aftësinë për të mbijetuar.

Në Kuç ka një numër të madh objektesh kulti që nga lashtësia gjer në kohët tona, siç janë emrat e 14 mekameve apo të vakefeve të cilët janë të shpërndare në tërë territorin e fshatit si në maja malesh dhe në lagje. Ekzistenca e emrave të 19 kishave e 14 vakefeve apo mekameve tregon se populli i Kuçit që nga viti 1826 ka përkrahur dhe ka predikuar bektazhimin, i cili zëvëndosi flamurin e sulltanëve me flamurin e Skënderbeut me shqiponjën dykrenore. Ai ndihmoi në përshpejtimin e rilindjes kombëtare shqiptare, dhe organizoi çeta në luftë kundër sundimit turk, në formacionin luftarak asohere kanë marrë pjesë shumë trima e kapedanë nga Kuçi.

Në qëndër të fshatit ka qenë një teqe, e cila në vitin 1927 u kthye në xhami dhe në vitin 1943 u rrafshua me eksploziv nga forcat partizane për të mos rënë në dorë të gjermanëve ushqimet që ishin depoizituar me xhami e në mejtep nga trofetë e ushtrisë italiane pas kapitullimit.

Kuçi ka pasur xhami në Porto Palermo, e cila ekziston edhe sot që thirret xhamia e Kuçit, e cila u ndërtua nga Ali Pashë Tepelena. Kodra mbi kala lidh bregun e detin, gjirin, kalanë e Porto Palermos me Kuçin. Në këtë territor kanë edhe sot tokat e tyre fiset e Brahime, Balile, Elmaze, Xhafere, Zenele, Gjokute, Alie, Shehe, etj. Ekzistenca e gjithë këtyre objekteve të kultit, ashtu si edhe ekzistenca e 9 shkollave vërtetojnë se Kuçi ka qenë një qëndër e rëndësishme dhe në disa periudha të gjata kohore edhe kryeqëndër, ku është zhvilluar një jetë e dendur aktive, sidmos për mbrojtjen e truallit të tyre nga pushtuesit e ndryshëm. Në përrenjtë dhe qafat në territorin e Kuçit qe mundur në vitet 1432-1434 dy herë me turp nga Gjergj Araniti, ushtria e rregullt turke dhe në vitin 1492 e në vitin 1537 u mundën ushtritë e komanduara nga dy sulltanë Bajaziti i II dhe Sulejman Kanuniu dhe në periudhën e Tanzimatit janë zhvilluar beteja legjendare nga Zenel Gjoleka, i cili Kuçin e ktheu në kryeqëndër të Shqipëris së Jugut, në luftë kundër Tanzimatit.

Kuçi në krye të herës me gojëdhëna dhe me dokumente historike ka qenë parë në qëndër në Porto Palermo dhe më vonë qëndra e fshatit u zhvendos duke u përqëndruar në shpatin e malit të Shkages, ku është edhe sot, gjë që shpjegohet me rolin e madh e të veçantë që ka luajtur popullata dhe prijësit e këtij fshati gjatë shekujve, disa grupime të vogla u shpërndanë nëpër rrëza si ajo e Vishatit, Katundi, Qafa e Grashecit, Bobovishta, Kanali, përroi i Shkozës, fusha e Bratit, etj. Në luftë kundër okupatorit romak, sllav dhe atij turk, populli ruajti vitalitetin e vet dhe nuk u nënshtrua. Si rezultat i manovrimit që bënte duke çuar familjet dhe fëmijët nga bregu i detit në brendësi të maleve, disa territore me kalimin e kohës u bënë vendbanime të përhershme. Fakti që para luftës së dytë botërore e disa vite më pas fisi Alikaj këmbehej me bukë me fisin Rexhaj (Himarë), apo fisi Idrizaj këmbehej me fisin Goro, Bishaj me fisin Bilali etj (d.m.th. jemi të një fisi). Fakti që Alikaj kishin miqësi me fisin Bollanaj (Himarë), ashtu dhe me fisin Zotaj si dhe këmbenin me ormi edhe sot nga shumë fise të Kuçit me ato të Himarës në raste gëzimi e fatkeqësish, tregon se kemi qenë në një vatër e jemi ndarë nga i njejti zjarr.

Me ardhjen e Ali Pashë Tepelenës në Vilajetin e Janinës Kuçijotët e mbështetën atë. Kështu bëri Myslim Gjoleka i parë më 1803 me 100 trima, apo Aliko Suli që e ndihmoi Aliun duke i dhënë armë e municion të bollshëm. Feim Gjokuta që ishte njeriu më besnik, pasi Aliu i kishte besuar çelësat e thesarit të tij në Janinë, Laze Dauti që shkoi me 3000 vetë në ndihmë të Aliut, apo Myftar Aliu kapedan e këshilltar, i shpjegoi Ali Tepelenës arsyet pse duhet të ndërtonte kalanë në tokat e Kuçit në gjiun e detit në Porto Palermo, gjë që Aliu e bëri realitet duke ndërtuar kalanë në Bregun e Herave ngjitur me të ndërtoi edhe xhaminë, e cila e mban emrin xhamia e Kuçit. Në qafë të Lerës e në Armiri edhe sot ruhen banesat e fshatit dhe tokat përreth janë punuar që në lashtësi, të cilat si dhe territoret përreth mbajnë emrin, vreshti i Alie dhe ajo mbi xhade mban emrin bregu i Alikos, apo përroi i Kuçit, etj.

Kuçi në lashtësi e në mesjetën e vonë, në Porto Palermo ka patur portin e vet nga ku ka komunikuar me vendet mesdhetare, ndër ta vlen të theksohet Napoli i cili ka patur 18 oficerë Kuçiotë, shumica me gradë të lartë, kapiten, të cilët kanë shërbyer në ushtrinë e mbretërisë së Napolit, atë të Venetikut në vitet 1690 – 1850.

Origjina e emrit[redakto | redakto tekstin burimor]

Kuçi bën pjesë në dheun e Epirit.

Emri Kuç është tepër i lashtë, ashtu siç janë emrat njërrokësh (Kuç) në të gjithë vendbanimet e hershme evropiane, siç janë p.sh. emrat gjermane Hun apo Got.

Emri Kuç gjendet në rregjistrin e Halil Inalçikut në Turqi më 1431, me 49 shtëpi e 180 banorë, po në këtë libër gjendet edhe fshati Vishat që sot ky territor është njësuar me atë të fshatit Kuç.

Kuçi këtë emër e ka patur edhe para kësaj periudhe (1431) dhe e ruan edhe sot dhe që nga viti 1874 deri në vitin 1918 ka qenë nënprefekturë. Fshat me emrin Kuç dhe pothuajse në të njejtat karakteristika të terrenit me male të larta e me lugina të thella ndodhen edhe në Korçë, në Berat, në Skrapar, në Tiranë, në Shkodër, në Lushnje e në komunën e Podgoricës, pas malit të Taraboshit, në Çamëri etj.

Jokli fjalën Kuç e lidh me kudh-i si dimunitiv përkatësisht të kësaj fjale dhe e shqipëton si “vorbe dyvesheshe”; pra, sipas këtij emri fshati lidhet në formën e vendit ku shtrihet (Dy veshët e vorbës janë Shkaga nga njëra anë dhe Bogonica nga ana tjetër, ndërsa fundi i vorbës është lugina e tokave nga Buronjat, Përroi i Thatë – Hekali-Grabova – Grinjëra – Sheshi i Rrethit deri në Bietzet.

Etimologjikisht fjala Kuç është spjeguar si dyminitiv i fjalës Kudh-i, si emërtim fshati është i lidhur me emrin e një vllazërie.

Vazhdimi i plotësismit të toponimeve të fshatit Kuç si dhe studimi e nxjerrja e konkluzioneve shkencore historike e gjuhësore për argumentimin e punës dhe luftës së madhe që ka bërë populli i Kuçit e prijsit të tij për ruajtjene emrave e simboleve të të parëve, të cilët ruajnë identitetin e vendit nga shkombtarizimet përbën një detyrë të kohës së sotme.

Vështrimi Antropologjik[redakto | redakto tekstin burimor]

Studimet antrapologjike mbi popullin shqiptar janë shumë të hershme. Një vend të gjërë zënë përshkrimet e udhëtarëve të huaj ,që kanë vizituar Shqipërinë në të dy shekujt e fundit. Vlerat e tyre ngelen të dyshimta, sepse janë vizuale dhe jo të mbështetura mbi kritere shkencore. Botës akademike i ka interesuar mjaftë trajtimi i tipit fisik të Shqipëtarëve për dy arsye të rëndësishme; së pari, shqipëtarët janë pasardhësit e drejtpërdrejtë të pellazgëve-ilirëve, të cilët në Evropën e vjetër zinin një hapsirë të madhe dhe luanin një rol historik të ndjeshëm; së dyti, sepse territori i Shqipërisë i përket bërthamës qëndrore të tipit të ashtuquajtur dinarik, njëri nga tipat antropologjik themelore të popullsisë evropiane1). Përshkrimin për pamjen fizike të shqipëtarit e ka kryer P. Pukvili (F.C.H.L. Poqueville). Pas atij një serë autorësh kanë lënë në shkrimet e tyre vrejtje mbi tiparet e popullit tonë në terësi, ndërsa të tjerët kanë parë ndryshime të pjesëshme krahinore, veçanërisht midis veriut dhe jugut të vëndit. Për të saktësuar përshkrimin fizik të kuçjotëve organizuam një studim, ku muarën pjesë 40 fise më të mëdhenj përfaqësuesit që u morën me studimin i falenderoj për bashkëpunimin. Studimin e kemi përmbledhur në dy pasqyra;atë të grupmoshave dhe të shtatëlartësisë dhe në tabelën ku përcaktohet ngjyra e syve, flokëve, lëkurës dhe forma e flokëve.

Siç shihet nga pasqyra e mësipërme, nga studimi del se nga 1230 banorë që aktualisht banojnë në Tiranë, ku sot janë regjistruar nga shoqata “Vëllazërimi Kuçjot”, mbi 600 kryefamiljarë meshkuj dhe 150 femra kuçjote, që nuk i kanë burrat kuçjotë ; 249 persona ose 18 % janë në moshë deri 17 vjeç ; 234 persona ose 19 % janë të grup moshës 18-30 vjeç ; dhe 47 persona ose 63 % janë mbi moshën 31 vjeç. Siç shihet dhe nga të dhënat e pasqyrës del se grupmosha e re është e ulët siç janë fiset Gjokutaj,Zekaj(Zenelaj),Limaj Elmazaj, Bishaj, Baraj, Shegaj, Nanaj, Meçaj, Gjolekaj, Ngucaj, Xhelaj, fenomen i cili shpjegohet me vonesën e martesave sidomos këta 10 vitet e fundit.


Nga vëzhgimet e bëra fiset Lelaj, Idrizaj, Metaj, Mustafaraj, Alikaj, Balilaj, Abazaj, Limaj,Zekaj, Toskaj; kanë një raport më të pranueshëm midis grupmoshave dhe si pasojë me shumë mosha të reja, gjë që meriton vëmendje për të eleminuar mplakjen e fiseve. Nga lartësia e trupit 304 persona ose 25 % janë të gjatë, deri në 160 cm ; 484 persona ose 39 % janë të gjatë nga 160 deri në 170 cm ; dhe 442 persona ose 36 % janë të gjatë mbi 171 cm.

Banorët e Kuçit janë me shtat të lartë e mesatar, por me trup të brishtë, ballë të ulët e hundë të shkrutër e të drejtë dhe kokë të rrumbullakosur në profil, qafa e gjatë dhe e hollë, shpaturllat e gjera, gjoksi i zhvilluar dhe i dalë me qimëzim të pakët, barku i futur, këmbët e gjata e pulpat e vogla, këmba e vogël e shkurtër dhe e gjerë, fytyra vezake, buzët të holla, vetullat e harkuara e të trasha. Siç del nga pasqyra e mësipërme kemi një kuçjot me trup të gjatë e mesatar kryesisht për meshkujt, ndërsa me trup të shkurtër janë kryesisht gratë. Për shtatlartësi më të madhe mund të veçojmë fiset Alikaj, Godaj, Gjolekaj, Lelaj,Gjoligaj,Zekaj, Lamaj, Lalaj, Mëhillaj e Bishaj.

Nga tabela e ngjyrave të syve, flokëve, lëkurës e formës së flokëve, të cilat lidhen me përshkrimin e përgjithshëm të shqipëtarit dhe në mënyrë të veçantë të banorëve të Shqipërisë së Jugut e kryesisht ata të Labërisë për veçoritë që kanë, për to mund të theksojmë se:


1) Ngjyra e syve është si më poshtë :

  • i zi 390 përsona ose 33 %
  • gri 141 persona ose 12 %
  • kafe 534 përsona ose 42 %
  • i kaltër 156 persona ose 13 %

kështu, shumica e kuçjotëve kanë ngjyrën e syve të kafta e të zeza.

2)gjyra e flokëve është si më poshtë :

  • i zi 414 persona ose 35 %
  • gështenjë 597 persona ose 46 %
  • bjonde 219 persona ose 19 %

Ngjyra e flokëve gështenjë dhe të zezë janë ato që përbëjnë 81 %, ndërsa bjond dhe ekuqe 19 %

3) Forma e flokëve është si më poshtë :

  • të dendur të drejtë 744 persona ose 60 %
  • me onde 347 persona ose 30 %
  • kaçurrela 139 persona ose 10 %

Flokët e drejtë dhe të dendur jan predominant, pastaj vinjë ata me flokë me onde dhe më pak me kaçurrel.

4) Ngjyra e lëkurës është si më poshtë :

  • e bardhë 1063 persona ose 85 %
  • e errët 33 persona ose 3 %
  • e errët e zbehtë (brun) 134 persona ose 12 %

Ngjyra e bardhë e lëkurës ishtë predominante, pastaj vjen ngjyra e errët e zbehtë (brun) dhe më pakë ata me ngjyrë të errët.

Toponimet[redakto | redakto tekstin burimor]

Kuçi është një fshat që ka një numër të madh emrash ku çdo copë vendi, çdo qafë, çdo breg, çdo shesh ka një cilësor që flet për një jetë të hershme shumë të gjallë të banorëve. Gjithashtu sasia e madhe e emrave flet për një veprimtari të dendur të këtyre trevave dhe këtyre banorëve, si dhe tregon se këto toka kanë pasur shumë pronarë.

Arat janë të emërtuara sipas fiseve, ato janë të shpërndara në tërë territorin e madh të katundit. Arat janë mbrojtur ndaj gërryerjeve falë ndërtimit të mureve me gurë të mëdhenj dhe të vegjël që në periudhat e hershme deri më sot. Këto kanë krijuar taraca me gjerësi disa metra. Arat ruajnë edhe emrin e vendit ku ndodhen, por edhe emra pronarësh të sotëm, por sidomos të brezave të mëparshëm.

Emrat e burimeve të shumta (157 burime) zakonisht mbajnë emrin e vendit ku burojnë, por edhe emra të veçantë njerëzish.

  • Emrat e brinjave, gropave, grykave, hijeve, hundave, majave, lugjeve, maleve, përrenjve, pyjeve, qafave etj., zakonisht janë emra autoktonë pellazge e ilire por në disa raste emrat janë me prejardhje romake, apo të besimit krishtër, disa emra mbajnë trajta sllave. Këto përbëjnë një përqindje të vogël 0,5-1 % gjë që tregon se banorët e Kuçit, me gjethe pushtimet shekullore të vendit kanë ruajtur rrënjët e moçme shtërgjyshore.
  • Autoktoninë e Kuçit e vërtetojnë edhe trajtat që mbajnë mbiemrat e fiseve, siç janë : Gjolekaj, Baraj, Alikaj, Lelaj, Peçaj, Bishaj, Gjokutaj, Zenelaj, Mejdiaj, Thomaraj, Thanasaj, Kondaj, Meçaj, Denaj, Gjolikaj, Gjoveshaj, Gjokonaj, Gjinaj, Korvafaj, Zhapaj, Qurdukaj, Mingaj, Lleshaj, Gjonukaj, Godaj, Gjokaj, etj.
  • Emrat e pesë lagjeve të Kuçit janë: 1) Gjokgjin, 2) Bardhegjin, 3) Zhupengjin, Qesagjon, 4) Qurgjin – Lagjin, 5) Ivan. Emërtime të tilla ka edhe në fshatrat përreth Kuçit. Kështu në katundin Zhulat ndodhen lagje me emrin Lekgjonaj, apo fushë me emrin Gjonlekaj, apo përrua e burim me emrin Goroqyp. Të tilla emra gjenden edhe në Dukat, Tërbaç e gjetiu.
  • Për autoktoninë e emrave të vendeve të Kuçit Pellazge – Ilire – Arbënore, flet edhe pagëzimi i tyre me emrat e kafshëve, shpendëve të egra si: burimi ujët e Zogjve të sipërm dhe të poshtëm i Ferrës, i Lerushkut, i Kembëkuqes, i Rrethit Gur, i Folesë, i Lugut të Buronjave, i shpatit të Bubave, i Rrape, i Dafinës, i Plepës, i Arave të Thata, i Lepushës, Gurrës, etj.. Apo i Rrëzës së Harcave, grikës së Fikut, Rrethit të Qelbur, Përroit të Hurdhës, Kroit të Verbër, Hilqes, përroit të Xhingave, Arës Plakë, Kumbullës, Ujët të Fëlliqur, ai i Lajthizave, Krojet e Poriut, ata të Përroit të Zi, i Ujit të Ftohtë, etj.
  • Me emrin Gropa e Derrit, e Lakrave, e Shkëmbit, e Lëmuar, e Drerit, e Mullirit, e Kripjeve, e Shkallës, e Zezë, e Lajthisë, e Rrahut, e Panjës, e Ujkut, e përroit të Zi, e Gështenjës , e Gjerë, e Udhës, e Pëllumbit, e Vozave, e Fikut, e Luces, e Bujqëve, e Qeve etj.
  • Emrat e Hijeve cilësohen: Hije Shtokthit, Gurrëzës, e Shkallës, e Sterrës, e Frashërit, e Drerit, e Mullirit, e Ujit të Ftohtë, e Trapit të Ashrave; apo emra hundash si ajo e Balashit , e Drerit, e Lepurit, e Derrit, e Rrethit, e Sqelës, e Mares, e Rrahut etj.
  • Lugjet thirren me emër: Lugu i Bletës, i Sipërm, i Poshtëm, i Buronjës, i Vijës, i Trapit të Fikut, apo emra majash si: maja e Mureve, e Shkëmbit, e Mullirit, e Rrahut, e Sorkadhit, e Itotodherit, e rrethit të bardhë, e Sqelës, e Memokut, e Plepës, e Gjatë, e Mollës, e Bubave, e Verbër, e Trëndafilave, e Kumbullës, e Çikës, e Shytit, e Vetëtimës, e Sërës, e Nikgjonit, e Thirimiut etj.
  • Përroi i Grykave të Barit, i Gurrës, i Shkozës, i Bletezës, i Zelishtit, i Njerithit, i Thatë, i Hudhrës, i Xhingave, i Shurit, i Dushoberit, i Havarit, i Zarelit, i Cergëzës, i Njënjërgjegjit, i Zi, i Luces, i Shkallës, i Vidhit, i Begë etj.
  • Pylli i Shullerit të Radit, i Nikshogave, i Zarelit, i Balçikut, i Mirakut, i Havarit, i Bregut të Gurrës, i Lajthizës, i Lagesirave, i kodrave të Njerithit, i Limiones, i Bletazës, i Korosisë, i Gjomollës, i Opekut, i Haramanait, i Bregut Mare, i Rrapit të Ngulur, i Pajamehut etj.
  • Qafa e Rrahut, e thellë, e Shkëmbit, Leres, e Shytit, e pëllumbit, e Pashait, e Derrasës, e Shkallës, e Lepjetës, e Shtrungës, e Varreve, e Bufit, e Kaminës, e Përralit, e Shtufit, e Kokoshit, e Mullirit, e Njonjergjit, e Rrethit, e Mretës e Grashecit etj.
  • Shpella e Gjolekës, e Kalbura, e Hurdhës, e Gjikës, e Gjeçe, e Madhe, e Lakes, e Kasollezës, e Gurit të gjatë, e Shullerit, e Kuqe, e Bardhë, e Sheshit të rrethit, e Radit, e Katafiqit, e Trapismës.
  • Shpellat në Kuç janë të pa eksploruara, por në disa prej tyre si në ato të Trapit të Lugjë ka qeramikë antike, në atë të Lekës ka shkrime të lashta pellazge – ilire. Në disa shpella kanë jetuar e drejtuar betejat kapedanët trima dhe kaçakët. Ato meritojnë një përshkrim të hollësishëm të ndërtimit të tyre dhe të ngjarjeve që kanë ndodhur në to.
  • Trapi i Lugje, i Lerës, i Derrit, i Zogje, i Sterrallit, i Gjerë, i Trëndafilit etj. emra vendesh të shumta që kanë preardhje nga natyra, nga jeta, nga vendi nga kafshët dhe shpendët e egra, emra të cilët i kanë përdorur të parët tanë.
  • Trap quhet Kanioni shkëmbor i thepisur, që në shumicën e rasteve është i pakalushëm. Trapi fillon afër majave të maleve zbret poshtë duke krijuar përrenj të thellë e të thepisur ku në faqen shkëmbore të tyre ndodhen shpella e guva ku mund të strehohen banorët në rast nevoje, sidomos kur janë kaçakë dhe me operacionet luftarake.
  • Trapi i Grekut ka një shteg të kalushëm në mez të tij që quhet Shtegu i Derrit. Në rrëzë të shkëmbit karshi Koqurkut, në Trëndafil ndodhet strra e madhe pa fund e cila ka hyrje nga lartë, hyrja ka emërin vëra e cjepe nëpërmjet të cilës zbret në sterrë ku mund të qëndrojnë mbi 500 vetë. Në sterrë pikon edhe ujë pra mund të qëndrohet gjatë.
  • Me rëndësi të veçantë mendojmë se janë emrat që fillojnë me GJ, të cilat i ndeshim në 45 emra vendesh. Kjo tregon se treva Kuçjote ruan gjurmë të hershme si: Gjokbardhë, Gjokgjini, Gjonike, Gjorudet, Gjokndrerja, Gjomita, Gjogolemi, Gjohelmi, Gjomolla, Gjollaja, Gjolagji etj..
  • Me emrin hunda është emruar pjesa më e dalë në një breg. Kështu te Bregu i Mares, në Kuç kemi hundën e Mihjathit, ku kanë shtëpitë Alikajt, Mingajt, Qurdukajt, Kamberajt, etj.; kemi hundën e Alie ku kanë shtëpitë e tyre Aliajt, Sulajt, Fejzajt, Imerajt; Gjolekajt, kemi dhe hundën e Hilos ku kanë shtëpitë Lelajt, Labajt, Xhelilajt, etj..
  • Fjala hundë është përmendur në Kuç ashtu dhe në rajonin përreth, kështu në Fushë Bardhë kemi hunda si ajo e Fierit dhe e Totos.

Egzistojnë emëra me prejardhje besimi Krishter siç kemi burimi i Thanas Dukës, burimi i Kostë Koçit, Papadhia, brinja e Dhimos, burimi i Thomare, Shënthanasi etj.

Ekzistojnë gjithashtu edhe pak emra me rrënjë sllave të cilat vijnë si pasojë pushtimesh sllave me ndërprerje ndërmjet shekujve 7-14. Emra të tillë janë fort të rrallë si Dobro, Grabova, qafa e Vodës, Shirokë, Kunjova etj. Toponime islame ndeshen fare pak.

Kjo shpjegohet me faktin se Kuçi me 70 fshatra përreth nga Gumenica në Butrint, ka bërë pjesë në krahinën e Kaonisë, e cila me kalimin e kohës mori emrin treva e Himarës, zonë e cila ka qenë në armiqësi, në luftë të përhershme gjatë 5 shekujve me sundimin Osman. Si pasojë e kësaj përleshje kuçiote, gjithashtu dhe i Kaonisë e më vonë i Himarës, siguruan vetqeverisje nëpërmjet venomeve që u vendosën me 1492, ndodhi që siguroi edhe ruajtjen e emrave të trashëguara nga të parët.

Ndryshimi i emrave të njerëzve nga të krishtere në myslymane u vërejtën kryesisht gjatë kohës së sundimit të Ali Tepelenës mbi vilajetin tonë të Janinës.

Në trevën e Kuçit ekzistojnë toponime të vendbanimeve të lashta që nga prehistoria, siç janë rrënojat dhe muret pellazge me gurë të mëdhenj pa llaç e gëlqere, e varret e lashtësisë në Kunjove, në Shkrume, në Rrezë të Borshe, në Rrëzë të Dedeveshë, në Grykë të Kadafiqit, në Lazdervish, në qafë të Kishës në pronat e Kase, në Rrëzë të Vishatë në Bobovishtë, në Katund etj. si edhe te fqinjët tanë në Grykën ose Honin e Zhulatit, etj..

Historia[redakto | redakto tekstin burimor]

Gjatë luftës civile romake, Jul Cezari zbarkoi në Palasë dhe një pjesë e ushtrisë së tij kaloi nga Kuçi, ku në qafë Shkallë ruhet edhe toponimi "varri i ushtarit të Cezarit", viti 48 p.e.s. Më l261 Kuçi qe pjesë e despotatit të Epirit. Kuçi përmendet më 1304 në "Akte dhe diploma". Si n/nënprefekturë Kuçi bëri pjesë në vilajetin e Këlcyrës më 1431 kur defteri nr.91 (f.67*68) i kadastrës osmane të Ankarasë, Kuçi e Vishati shënohen si një fshat duke qenë në malet përballë. Më 1808 në Kuç qe postëkomanda dhe depua ushtarake osmane në Lug të Ivane kur e mori në qeverisje Ali Pash Tepelena, që ndërtoi edhe xhaminë e Kuçit në Porto Palermo, pranë kishës së vjetër. Më 1860 Kuçi varej nga n/prefektura e Delvinës, më 1875=85 si qendër e n/prefekturës Kuçi varej nga Gjirokastra dhe më 1891-1914 varej nga Himara me Gjirokastrën. Më 1914-20 Kuçi u var nga Vlora.

Me 2 tetor 1943 gjermanët sulmojnë Kuçin.

Më 1920-1946 varej nga n/prefektura në Gusmar. Më 1939-40 Kuçi qe komunë e e klasit të parë .Më l947-49 Kuçi u bë qendër dhe u quajt rrethi i Kurveleshit me Vlorën. Për herë të parë më 1949 Kurveleshi u nda. Kuçi u bë lokalitet i Kurveleshit të poshtëm i varur nga Kota. Nga l963 Kuçi u grumbullua si fshat, një gabim i madh ky dhe më 1983 u nda në dy fshatra: Kuç qendër dhe Kuç Buronja,siç është sot. Deri më 1992 ishte qendër e komunës, sot varet nga komuna Horë-Vranisht. Kuçi ka patur shumë vendbanime si Katundi i vjetër, Vishat, Bobovisht, Përroi i Skozës, Kunjova, Grabova, Rrëza e Borshe, Rotoi, Kanal, Kolubie, Gjorkuç etj., lagje të tij por që u mblodhën ku është sot më 1400-1492 më qendër në Llëxha (sot buza e Zenele) e cila u dogj më 1914 nga grekët dhe më 1935 rrëshqiti pas një dimri të madh, gjë që prishi edhe pamjen e Kuçit si kala natyrore, qytet i vërtet, siç e quan Th.Mitko në "Bleta shqiptare" dhe sipas gravurës së vjetër që kemi. Pas 1935 qendra u bë ku është sot monumenti i Z.Gjolekës. Gjatë tranzicionit demokrat nga lagjet e jashtme kanë mbetur pak shtëpi gjatë lumit pasi njerëzit u larguan nga arat dhe stanet jashtë fshatit. Sipas legjendës, Juçi u krijua nga 5 fise: Bardhaj, Gjokgjin, Qurgjin-Lagjin, Qersagjin-Zhupgjin si fise vendëse dhe Ivan i ardhur nga Kakozi i Gjirokastrës. Sot janë rreth 130 fise, një pjesë ka mërguar brenda vendit e jashtë tij si në Kalabri (Pina del Albanesi, Kuçi, ku kanë të njëjtët mbiemra), Kuçi në Korinth (Greqi) etj. Regjistri osman i 1583 jep lagjen Kuç me l8 shtëpi në Gjirokastër.

Para pushtimit osman Kuçi ka patur 400-500 shtëpi dhe 2000 banorë. Më 1431 Kuçi e Vishati jepen me 49 shtëpi e 180 banorë. Më1913 pati 500 shtëpi me 1848 banorë,Më 1914 grekët dogjën 300 shtëpi, Më 1923 pati 365 shtëpi me 1818 banorë, më 1930 pati 319 shtëpi (6 dyqane, 7 mullinj, 4 dërstila, 2 kafene, një sharrë). Më 1939-45 pati 480 shtëpi, ndërsa më 1980 u bënë 500 shtëpi me 2800 banorë. Sot ka l50 shtëpi me 1200 banorë dhe vijon ikja në Vlorë, Tiranë etj., dhe në mërgim, mbi 600 vetë në Greqi sidomos në Athinë, pjesa tjetër në Evropë e ShBA etj. Kuçi ka kaluar me luftëra nëpër shekuj. Sipas Strabonit dhe Korneit, Kuçi kaon ka luftuar me kolonët helenë të Korfuzit duke bërë edhe tregti lëndë drusore, poçeri, bagëti të imta etj. Kanë marrë pjesë në luftërat mes fiseve ilire maqedonas, molos etj., në shekujt e V deri në pushtimin romak shek. III p.e.s. Pal Emili shkatërroi edhe vendbanime në Kuç. Ai u denoncua nga Ciceroni ne senatin romak. Në shek. I të e.s. romakët ndërtuan rrugët: Qeparo-qafë, Shkallë-Pori-Kuç-Progonat; Pilur-qafë Shkallë-Kallarat etj., rrugë kalimtare për karroca dhe kroje që pjesërisht gjenden edhe sot gjurmët e tyre. Në shek. IV Kuçi u përfshi në fenë e krishterë. Gjatë shek.IV e të V përjetoi sulmet barbare: gotët etj., deri në shek. e IX. Në shek. VII bullgarët lanë toponime në territorin e Kuçit. Në shek. XI kaluan normandët e anzhuinët por pati autonomi të brendshme me despotatin e Epirit, Arianitët. Në shek. XIII e XIV ndihet influenca e Venedikut. Më 1419 Kuçi bën qëndresë ndaj osmanëve. Më 1431-36 shquhet si fshat kryengritës në kalanë e Katafiqit, më 1432 bëhen luftime në qafë Shkallë, grykën e Kuçe ku osmanët humbën betejat. Pas luftërave të Gjergj Kastriotit, më 1481-82 Kuçi luftoi osmanët sëbashku me Gjon Kastriotin që fushoi në Katund 3 muaj kur Sulejman Pasha u thye në qafë Mret në Kuç. Më 1492 sulltan Bajaziti luftoi në tërë territorin e Kuçit dhe në qafë Shkallë ka mbetur toponimi "varri i turkut" Ai masakroi popullsinë, dogji pyjet, zuri robër, por kuçiotët i zunë shtigjet në grykën e Kuçe etj. Kuçi bëri qëndresë më l537, 1570, 1581, 1637, 1667 deri në 1716, kur Kuçi ishte qendra kryengritëse sipas fermanit të arkivit të Beratit me vëllezërit Luka (Luçi-Hasan e Mehmet) në bashkëpunim me Margëllëçin në Çamëri. Po kështu më 1757, 1760-61, 1778 kur doli në skenë Ali Pash Tepelena. Në ndihmesë të Aliut të rrethuar në Janinë më 1822 vajtën 3000 kuçiotë me Laze Dautin në krye. Më 1830-48 Kuçi qe kryengritës, ku u shqua Zenel Gjoleka qysh më 1830 kur vrau Kaftanazin në Manastir duke marrë hakë për gjyshin e Ismail Qemalit, pastaj luftoi me Tafil Buzin, H.Nivicën, Rr.Hekalin etj. Gjoleka udhëhoqi kryengritjen e Tanzimatit më 1847 si kryekomandant i zgjedhur në kuvendin e Mesaplikut, por u zu rob në 1848 pasi i zunë me tradhti robër gruan e djalin. Gjoleka u vra më 1452 në pritë pabesie duke luftuar për mbrojtjen e trojeve shqiptare në veri nga malazeztë, sëbashku me kurveleshas dhe bregdetas. Më 1878-81 Kuçi me Myslim Gjolekën mori pjesë në Lidhjen e Gjirokastrës, më 1878 luftuan në Lëkurës kundër shovenëve grekë dhe më 1880. Bido Gjoleka me 120 luftëtarë luftoi me Ali pash Gucinë kundër malazezve. Kaçakët kuçiotë vepruan nga l856-1900 si Delo e Sadik Kamberi, Lame Idrizi, Mehmet Hyseni etj. që vepruan edhe në krahina të largëta në Jugë deri në Përmet. Nga 1900-12 vepruan çetat e Kuçit me Mehmet Hysenin, Zeno Luçin, Shefqet Gjolekën, Dule Hmzon etj., duke bashkëpunuar me Çerçiz Topullin, Dervush Himën etj.

Në shpalljen e pavarësisë së Kuçit mori pjesë me mbi 100 luftëtarë. Çeta e Kuçit priti e shoqëroi Ismail Qemalin dhe parakaloi me flamurmbajtës Abaz Goxhin. Flamuri u ngrit në Kuç më 4.12.1912. Qeveria provizore pati shume nëpunës kuçiote. Kuçi beri qëndresë të gjatë 1912-1916 kundër shoveneve grekë ne frontin e Kuç-bregdetit e Kurvelesh. Ne tetor 1912 ne Bezhan Janine luftuan 50 kuçiote, ku ranë dëshmorët e pare, 3 vete. Kuçi u përball ballas me Spiro Milon dhe nuk pranoi ultimatumet e tij. Greket e dogjën Kuçin me 29 korrik 1914 dhe populli u tërhoq ne Vlore. Me 1912-14 ranë dëshmorë 14 kuçiote, u plagosen 15 vete. Kuçi u pushtua nga italianet me 1916-19 kur populli beri qëndresë por pati arrestime, burgosje e internime. Flamuri u ngrit serish me 1919 ne Kuç. Ne luftën e Vlorës, Kuçi pati 4 çeta me mbi 200 luftëtarë, qe pasi çliruan Kuçin, luftuan ne Gjorm, Vlore, Tepelene. Ismail Haki Kuçi ish shef operativ i kësaj lufte sebashku me oficeret Hamit Duro Kuçi, Bajram Guro etj. Kuçi dënoi me telegram Zogut për vrasjen e Avni Rustemit. Kuçi ish krejt fanolist. Çeta e Kuçit me ne krye major Ismail Haki Kuçin me 300 kurveleshas shkoi ne Tirane për kundërshtimin e kthimit te A. Zogut. Zogu veproi me bandën e Taf Kaziut kundër Kuçit ne terror, burgime e internime. Me 1928 vrau Ismail Haki Kuçin e gruan e tij. Disa kuciote vepruan ne kryengritjen e Fierit e atë te E. Tetos me 1937. Pushtimi fashist u prit me luftime nga kuciote ne Durrës, Shëngjin, Vlore etj. Çeta e Kuçit me Zeno Luçin u nis nga Kuçi ne Vlore pas kuvendit popullor me 7 prill ne Kuç. Posta fashiste u vendos ne qershor 1939 dhe ne 1940-41 u ndërtua kazerma fashiste ne Kuç qendre. Kuçi u përfshi ne frontin e luftës italo-greke ne dhjetor 1940-prill 1941. Komanda greke nuk pranoi ndihmën e popullit kundër italianeve, por internoi ne Greqi 25 kuciote dhe mobilizoi popullsinë ne punët ushtarake. Kuçi u ripushtua nga italianet ne prill 1941 dhe posta e milicisë u hap ne maj 1942, me 100 milicë dhe 60 xhandarë.

LANÇ-i ne Kuç filloi ne dhjetor 1941 me traktatet e para te PKSH, dhe grupet e para edukative. Me 15.02.1942 u krijua KANÇ-i dhe u riorganizua ne nentor 1942 sipas orientimeve te Konferencës se Pezës. U ngrit njësiti i pare ne shkurt 1942 dhe ilegalet e pare ne maj e korrik 1942 u mblodhën ne Mbrezhat e Nake. Ne gusht u bene arrestimet e para, u vra dëshmori i pare Shate Rrokaj. Me 10 nëntor 1942 Kuçi u çlirua pasi u arrestuan komunistet e pare,ku ra dëshmori Sulo Lalaj. Atje luftuan 250 luftetare, qe dogjën postëkomandën e vranë tre italiane. Ne dhjetor 1942 u krijuan cetat "Avni Rustemi", "Hajredin Tremishti", "Sulo Lalaj", ne 1943 "Toto Bolena" e bat. Ismail Haki Kuçi. Luftëtaret kuçiote vepruan ne disa krahina pasi krijuan dhe organizatat e masave antifashiste. Kuçi u dogj me 16 prill 1943 nga italianet. Fshistet gjermane u shfaqen ne Papadhi me 2 tetor 1943, ku ne beteje ranë 7 dëshmorë kuciote. Gjermanet e dogjën tre here Kuçin, i cili pësoi 7 operacione deri ne qershor 1944. Gjermanet masakruan 120 oficere italiane ne Kuç ne tetor 1943 pasi iu dorëzuan atyre, pjesa tjetër e ushtareve italiane u mbrojt nga populli deri ne çlirim kur u riatdhesuan. Gjermanet bene 3 masakra te mëdha duke vrare 27 vete ne Kuç. Pas 25 qershorit 1944 nuk shkeli me këmbë armiku fashist. Me 1999 Kuçi u shpall "fshat martir" i Luftës se Dyte Botërore nga Unioni Botëror i Paqes ne Bolonje. Ne 1943 ne Kuç u vendos shtypi i PKSH,shtabi i zonës se I operative Vlore-Gjirokastër, spitalet partizane dhe me 1944 spitali i përgjithshëm i UNÇL, komanda brigadash etj. Kuçi u quajt "Republika e Kuqe" ose Stalingrade nga armiku gjate LANÇ-it, pasi ish nyje strategjike dhe beri qëndrese shembullore. Kuçi pati 235 luftëtarë ne brigada e njësi partizane ne tere vendin, 230 luftëtarë ne batalionin territorial partizan, mbi 200 vajza e gra veprimtare, 32 partizane (plagosur 7) vec 50 vete ne komandat e fshatit, Kurveleshit e Gjirokastrës, 92 dëshmorë ranë gjate LANÇ-it. Armiku masakroi 34 vete, burgosi e internoi 58 vete, 8 ne kampet e shfarosjes. 150 luftëtarë morën pjese ne çlirimin e ish Jugosllavisë dhe u dekoruan nga jugosllavet. Kuçi pati 103 kuadro komanduese ne ushtri nga komandant çete e lart, gjate LANÇ-it dhe 134 anëtarë te PKSH nga te cilët 13 shoqe. Shume luftëtarë u quajtën viktima dhe nuk u shpallen dëshmorë, vec 94 te shpallur. 35 vete mbeten invalidë, 29 viktima. Varrezat e para te dëshmorëve u bene ne Kuç qendër ne 1945 dhe ne Buronja varrezat e reja me 1978. Kuçi nuk i lejoi te tërhiqeshin ne Vlore, sic u veprua me te tjerët.

Demet materiale nga shovenet greke me 1912-16 janë te renda: u grabiten 5000 koke bagëti, 50-60 qe, lope, kuaj; u shkatërruan te mbjellat, bletët, u prenë pemët frutore, u prishen muret, ledhet etj, u dogj sharra etj, vec djegieve te fshatit e humbjeve njerëzore, te plagosurve e te internuarve. Gjate luftës italo-greke ushtria greke grabiti me force bereqetin, gjene e gjalle dhe pasuri te tjera. Si greket dhe italianet morenë kafshët e ngarkesës dhe te zotet e tyre ne pune angari për hapjen e rrugëve dhe furnizimin e frontit, por nuk u bene vlerësime te sakta, qe ishin te renda, vec vuajtjes se popullsisë neper kasolle, shpella etj. ne vijën e frontit Kuç-Vranisht. Gjate LANÇ-it Kuçi u dëmtua edhe me rende ekonomikisht. Vlerësimet e pjesshme te bëra ne vitet '80 janë: shtëpi te djegura me tere inventarin 4.500.000 leke; 200 krerë bagëti te trasha 500.000 leke;10.000 krerë bagëti te imta 2.000.000 leke; 150 kafshe ngarkese 750.000 leke; 5.000 peme frutore 500.000 leke; tërësisht zogjtë e bletëve 450.000 leke; shkolla fillore e fshatit me tere pajisjet 250.000 leke; 10 dyqane e kafene me tere inventarin 1.200.000 leke; 10 ullinj e derstila 100.000 leke; gjithsejtë dëme 10.250.000 leke, vec humbjeve njerëzore rreth 15 vete. Këto dëme njerëzore dhe ekonomike kane qene genocide te pastra dhe ende këto as propagandohen as behet kërkesë zyrtare për dëmshpërblime nga fuqie pushtuese e kuislinget vendës. Rindërtimi i Kuçit është bërë sa herë ai është shkatërruar. Pas çlirimit në 1944,rindërtimi filloi me krijimin e komisionit më 1946 përmes çetave vullnetare,së pari për rindërtimin e shtëpive të dëshmorëve bij të vetëm, shkollave, linjave telefonike e telegrafike,dyqaneve, banesave, rrugëve e tje., punë që patën filluar qysh në 1944-45 sapo u ndoq armiku. PTT e parë u ngrit në 1875 dhe më 1922. KAMIONI "LUANI I MALEVE" IU DHURUA Kuçit për hapjen e rrugëve, që kish filluar Borsh-Kuç në 1925 dhe kamioni i parë mbwriti në Kuç më 1939. Më 1945-46 u rindërtua ajo Kuç-Vranisht. Asfalti vajti në Kuç në qershor 2005 për herë të parë. Kuçiotët morën pjesë në rindërtimin e vendit në shumë e krahina: në rrugë, hekurudha, fabrika, miniera, ferma etj., veç robërve italianë e gjermanë në çlirim në rrugët e zonës. Kuçi u islamizua i fundit si fshat në Labëri me fjalën e urtë: "Tahir me pahir" dmth.i detyruar. Gratë kuçiote nxorën këngën: "Ah,moj Shenmëri-Edhe kur shkojnë xhami-Zëmrën e kam tek ti! Islamizimi filloi sidomos pas zisë së madhe të bukës më 1670 e 1750 kur dhespoti i Himarës nuk u dha leje të thyenin kreshnat. Në kohën e Ali Pash Tepelenës u ndërtua edhe xhamia e vetme në Kuç qendër. Sipas arkivit të Ankarasë (dosje nr.62) më 1583 Kuçi pat l8 shtëpi të krishtera dhe 42 myslimane. Në 1695,sipas V.Baraçit, mësuesi kuçiot Zaharia nuk u islamizua dhe shkoi e u dorëzua prift në Kudhës ku sot janë reliktet e tij tek trashëgimtarët. Kuçi nuk pranoi të bëhej bektashi dhe ka patur vetëm një teqe nga familja Shehaj me hoxhe me shkollë. Xhamia e Kupit u dogj aksidentalisht në 1923 dhe nuk u bënë riparime të plota, ajo gati u kthye në klasa të shkollës. Fshati nuk kish gjithmonë hoxhë dhe për të vdekurit një pjesë merrnin në Fterrë a Kallarat. Gjermanët e dogjën edhe atë pjesë të xhamisë në 1943 dhe nuk u rindërtua më as bëheshin rite fetare.

Kuçi është vend kuvendesh popullore dhe zakonore i mirënjohur në jug të vendit. Ky zakon vijoi deri në 1950. Sipas enciklopedisë së madhe greke në Kuç (të Himarës (është bërë kuvendi ballkanas për luftë kundër Turqisë më 1712. Nga kuvendet më të njohura janë ai i 1908 për faljen e hasmërive,i 1909 i "Klubit Afërdita" për përhapjen e shkronjave shqipe, i nëntor 1912 kundër ushtrive shovene greke dhe ultimatumeve të Spiro Milos; kuvendi i Katundit të vjetër i qershorit 1914 me përfaqësues të jugut për përballimin e agresionit grek; ai i Grabovës në 1920 për çlirimin e Vlorës, kuvendi a kongresi i Kuçit në nëntor 1924 me pjesëmarrje të Labërisë dhe krahinave nga vendi për reformën e të drejtave zakonore; i 1931 për ndalimin e dollisë (mallkuar qoftë dollia (ai i 6 prillit 1939 kundër pushtimit italian, ai i 25 qershorit 1942 "Ja vdekje ja liri" i LANÇ-it,ai i nëntor 1942 për asgjësimin e pushtetit fashist në Kuç dhe ai për çlirimin e n/prefekturës bërë nga gratë dhe shkolla më 28 nëntor 1942, ai i festimit të çlirimit të Kurveleshit po atë ditë; i prillit 1943 pas djegies së Kuçit për forcimin e LANÇit për çlirimin e vendit, ai i korrikut 1943 për demaskimin e Ballit Kombëtar dhe heqjen e eksponentëve të BK e kuislingë, ai i gushtit 1943 për mobilizimin vullnetar të të rinjve në LANÇ, ai i Gjibufit në Kallarat për shpejtimin e rindërtimit të rrugës Kuç-Brataj, ai i 1956 për krijimin e kooperativës bujqësore dhe i qershor 1961 për thyerjen e bllokadës revizioniste për prodhimin e bukës në Kuç etj. Kuçi ka marrë pjesë në kuvëndet krahinore të ndryshme në shek. e XI, XVIII, XIX, XX në kuvendet e Vilajetit. Kuçi ka patur njerëz të shquar si Gjikuta (Gjokutaj), Zenel Hito Gjoleka, Arif Mëhilli, Hasan Bedo Balili etj. që kanë gjykuar në fshat dhe krahina në jug të vendit sipas kanunit të Labërisë e në veçanti zakonit kuçiot. Kuçi ka qenë qendër kulturore me rëndësi ku janë shquar rapsodët si Tartar Zeka, Hamit Sita, Sino Xheli, Kamber Ismaili, Bilal Shahini, Abaz Goxhi, Nuro Luçi, Riza Kacaboni, Damo Bega, Sejdo Nurçe, Sejdi e Haxhi Peçi, poetët Memo Meto, Mustafa Luç etj. Gra vajtore janë shquar Pestovë Gjokutaj, Hava Gjoliku, Shaho Luçi, Selvi Nenaj etj. Siç dëshmon rasti i mësuesit Zaharia (Zahaj) Kuçi ka patur shkollën e vet, qysh herët. Shkolla osmane në Kuç u hap në 1865, kurse më parë dërgoheshin edhe në Himarë, Janinë, Stamboll dhe në Evropë. Më 1916 u hap shkolla shqipe me mësues Neim Shehun. Në vitet = 20 u bënë tre shkolla. Më 1925 u ndërtua shkolla nga populli në qendër, u shtuan klasat në xhami dhe konvikti më 1929 për Kurveleshin. Vajzat e para kuçiote shkuan në shkollë më 1920. Më 1943 filluan kurset e analfabetizmit. Në shtator 1944 u hap shkolla e Grashecit, pastaj edhe 4 të tjera,që vijuan deri në vitet 70. Në 1946 u ndërtua shkolla 7 vjeçare, më 1971 konvikti i ri,më 1978 shkolla e mesme bujqësore. Nga çlirimi deri në 1986 mbaruan filloren 1100 nxënës dhe të mesmen 250 vetë. Sot ka 120 nxënës me 15 arsimtarë nga 30 mësues më parë. Në 1978 u ndërtua shtëpia e kulturës me 300 vende, muzeu i fshatit etj. Grupet folklorike të Kuçit kanë dhënë koncerte brenda e jashtë shtetit. Kuçi ka patur skuadër futbolli që luante në krahinat e jugut. Kuçi ka mbi 1000 vetë me arsim të lartë pas çlirimit, 5 profesorë, akademik dhe mbi 30 doktorë shkencash. Arsimimi vijon të jetë masiv edhe sot për kuçiotët brenda e jashtë vendit. Shquhen shkrimtarë, poetë, piktorë etj., dhe në tërë profesionet si në ushtri, ekonomi, administratë, diplomaci, shëndetësi, arsim-kulturë, ndërlidhje, RTV, gazetarë, botues, aviacion, marinë, tregti, ndërtim, uzina, fabrika etj. Gjatë kooperativës bujqësore në Kuç u arritën suksese të mëdha: u bë buka në vend në 1965, u shtua blegtoria, ferma e lopëve, u ngritën blloqet frutore të ndryshme, u zhvillua artizanati, u ndërtuan 12 kanale ujitës, ujëmbledhës, elektropompa për ujitje etj. Më 1946 u hap kooperativa e shitblerjes, më 1950 kovaçhana, më 1953 kooperativa e artizanatit me shumë sektorë me llogari bankare. Spitali i parë u hap në 1945(1 mjek, infermier, farmacist) për tërë Kurveleshin, më 1948 klinika dentare, më 1978 u zgjerua spitali me 2 mjekë, repart lindje, farmaci, etj. Tranzicioni demokrat bëri shumë dëme në Kuç në fushën e ekonomisë:u dëmtuan krejt ndërtimet prodhues, përfshi muzeun, shtëpinë e kulturës, spitalin; u shitën bagëtitë, u dëmtua bletaria, u prenë pemët frutore, nuk mblidhen bimët mjekësore, shqopa etj. Sot ka vetëm një infermier. Kuçi u kthye në një fshat të rëndomtë në fatin e vet, duke u rrudhur vazhdimisht nga politika e sotme. Më 1992 në Vranisht ish presidenti S. Berisha i krahasoi krerët ballistë me heronjtë e LANÇ-it të Kuçit e Kurveleshit, kurse ish kryeministri A. Meksi tha se "do t i bëj kuçiotët të venë në Vlorë me opinga"!?. Po ashtu volli vrer edhe Azem Hajdari, i cili atje drejtoi vet shkatërrimet me porosi, etj. Shtypi e media pamore vazhdojnë propagandën bajate antikomuniste e kundër Kuçit me mllefe barbare. Në maj 1998 u krijua shoqata atdhetare kulturore "Vëllazërimi Kuçiot", e cila zhvillon një veprimtari të gjerë brenda e jashtë vendit me degët e saj dhe gazetën mujore "Kuçi i Labërisë". Vëmendja e saj u kthye nga Kuçi për të ruajtur traditat dhe për t i ardhur në ndihmë me çdo mundësi. Kjo nxiti organet qeverisëse dhe u mundësua asfaltimi i rrugës deri në Kuç në 2005, u pajis shkolla e mesme me orendi nga fondacioni SOROS(10.000 dollarë. (Përms biznesit kuçiot etj. i mundësuan disa veprimtari. U ngrit përmendorja e Zenel Gjolekës i financuar nga z. Fatmir Toçi dhe rindërtime të tjera në fshat, sponsorizimet e grupit të folklorit të Kuçit brenda e jashtë vendit (Greqi, Kosovë etj: Më 2001 biznesmeni shkodran Ndue P.Gimaj i dhuroi Kuçit një transformator. U rifillua nga shoqata festimi i çlirimit të Kurveleshit,ku morën pjesë edhe ish presidenti Rexhep Mejdani,që dekoroi edhe Z.Gjolekën me "urdhrin e shqiponjës së artë",si dhe shtetarë të Tjerë si ish kryeministri Nano në 2005. Akademiku Rexhep Qosja vizitoi Kuçin në 2001 dhe bëri vlerësime të larta për Kuçin e Labërisë. Çdo gusht festohet "Dita e takimit kuçiot" në Buronja dhe çdo 4 mars kjo ditë nga kuçiotët në Athinë. Shoqata nxiti shkrimet e ndryshme dhe botimet e kuçiotëve lulëzojnë, veç mbledhjes dhe botimit të folklorit (përmbledhja e Mustafa Luçit në 2006) dhe burimeve arkivore. Gjatë LANC- it dhe pas çlirimit Kuçi u vizitua gati nga të gjithë udhëheqja e partisë e shtetit (E.Hoxha e vizitoi në 1947 e 1959) që i dhanë edhe dekorata të larta dhe ndihmesa ekonomike, por nuk u bë ndonjë investim me rëndësi për të zhvilluar Kuçin,veç bujqësisë e blegtorisë, pra edhe kuçiotët vijuan largimin nëpër vend: 880 familje deri në 1984 (301 në Tiranë, 227 në Vlorë, 111 në Fier,47 në Sarandë, Berat,Kuçovë40; 32 në Gjirokastër; 26 në Elbasan,"23 në Durrës Kavajë, veç Tropojës, Peshkopi, Rrëshen etj.,më pak, ndërsa sot përqendrohen në Vlorë,Tiranë etj.[1]

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Nga Dr.Hasan Luçi