Kuçova

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko
Kuçova
Ku01.jpg
Të dhëna bazë
Sipërfaqja:
Banorë: 48288
Dëndësia e popullsisë: 567 banorë / km2
Kodi postar:
Prefiksi: 0311
Pozita gjeografike:
Lartësia:
Targa e automjetit: KV
Kodi zyrtar i komunës:
Zonat banuese
Adresa e administratës së qytetit
Adresa e bashkisë: xxxx xxxxx xxxxx
Telefon/Fax:
Internet: Bashkia Kuçovë
Politikë
Kryetari bashkisë: z. Artur Kurti
Partia në pushtet: Koalicioni i majte
Vendet parlamentare:
Zgjedhjet e fundit:
Zgjedhjet e ardhshme:
Përfaqsia parlamentare
Vota në parlament:
Vendndodhja e qytetit


Qytet në Shqipëri.

Tabela e përmbajtjeve

[redakto] Historia

Kuçova Kjo trevë ka qenë vendbanimi i hershëm Ilir i fisit Desaret. Nga gërmimet e bëra në periferi të qytetit të Kuçovës (në komunën Perondi ku ndodhet sot Kisha e vjetër e Shën Nikollës) del se kjo trevë ka qenë një vendbanim i lashtë me një kulturë të zhvilluar, gjë që vërtetohet nga mënyra e ndërtimit të shtëpive dhe e shëtitores për banorët e saj. Kjo shëtitore ka përmasat e një bulevardi të vërtetë (10 m gjerësi dhe 50m gjatësi) të shtruar me kalldrëm e me gurë të gdhendur bukur. Po kështu në kodrën e Omurit në verilindje të qytetit, janë gjetur punime mbrojtëse ilire e mbi të gjitha një pishtar (i ekspozuar në muzeun e Beratit), i cili shërbente për të sinjalizuar rrezikun armik nga njëra kala në tjetrën si dhe në të gjithë zonën. Nga gërmimet e bëra në vitet ‘40 – ‘50 të shekullit të kaluar u nxorën në sipërfaqe amfora, shpata e mburoja të kohës ilire.


Në kohët e Mesjetës është shfrytëzuar për interesa jetike të banorëve vendas edhe nafta e dalë në sipërfaqe me vetërrjedhje. Në fund të viteve 1700 – fillimi i viteve 1800, banorë kuçovarë si fiset e vjetra të parët kanë qenë Bolanët me në krye kryeplakun e "Qytetit Kucovë" Musa Bolani që e mbajti vendin rreth tre dekada më pas fiset të Beqollareve, Skurove e më vonë të Kurtëve, kanë shitur naftë bruto për myzeqarët, të cilët e përdornin për bucelat e rrotave të qerreve si vaj grasatues e më pas për djegie.

Në vitet e Luftës së Parë Botërore, në periferi të Kuçovës (aty ku sot janë varrezat e qytetit) u vendos një repart ushtarak austriak. Në vitin 1916, një inxhinier gjeolog, pjesëtar i këtij efektivi vuri re se uji i përroit që rridhte nga kodra e Omurit vinte me naftë. Pasi e shëtiti më këmbë vendin ai arriti në përfundimin se Kuçova ishte një vend me pasuri të mëdha nafte. Këtë fakt ai e bëri publik në vitin 1918. Që nga viti 1918 e deri në vitin 1924, në Kuçovë erdhën shumë shoqëri kërkuese nafte si AIPA (Azienda Italiana Petroli Albania), një shoqëri Anglo-Persiane, Shoqëria Amerikane e Naftës si dhe shoqëri franceze etj.

Në vitin 1928 në vendin që sot quhet “Dikatër” (D4) u shpua e dha naftë pusi i parë në Shqipëri. Që nga ky moment Kuçova u hodh në hartat gjeologjike të botës si vendburim nafte dhe më vonë edhe në hartat politike dhe ushtarake. Që nga viti 1928 e deri në vitin 1943, vendburimi i Kuçovës u shfrytëzua nga shoqëria italiane AIPA. Kjo shoqëri bëri marrëveshje me qeverinë e Mbretit Zog I, që nëse prodhimi i naftës në vit do t’i kalonte 50 000 tonët, kjo shoqëri do të ngrinte në Kuçovë një rafineri. Por ndonëse prodhimi i kaloi 170 000 tonët, rafineria nuk u ngrit, përkundrazi nafta e nxjerrë nisej për t’u përpunuar në Itali. Në historinë e Shqipërisë, Kuçova përmendet edhe si qyteti ku është organizuar greva e parë e punëtorëve në vitin 1936.

Zhvillimin më të madh Kuçova e ka njohur pas Luftës së Dytë Botërore, sidomos në vitet 19751990. Popullsia e rrethit në fund të viteve 1980 arriti 32 000 nga 6 400 banorë që ishte në vitin 1938. Në vitin 1944, për stabilizimin e gjendjes shumë të rënduar në Kuçovë si pasojë e djegieve dhe shkatërrimeve të bëra nga pushtuesi, Qeveria e Përkohshme e Beratit urdhëroi ngritjen e një Komisariati të Jashtëzakonshëm për naftën. Ky komisariat do të kishte atributet e një drejtorie të përgjithshme, e cila do të vinte në punë të tërë sistemin e shfrytëzimit të vendburimeve.

Në vitin 1951, me vendim të veçantë të Qeverisë Shqiptare, në Kuçovë u krijuan 11 ndërmarrje ekonomike, ndërsa në vitin 1970 radhitej ndër qendrat më të zhvilluara në shkallë vendi. Në këtë periudhë në Kuçovë shtrinë veprimtarinë e tyre 15 ndërmarrje ku më të rëndësishmet ishin Uzina e Përpunimit të Naftës, Uzina Mekanike e Naftës, Shpim Shfrytëzimi, Ndërmarrja e Nxjerrjes së Naftës, TECI, Transporti, Ndërtim Montimi, Laboratori Shkencor i Naftës, Fabrika e Pluhurave Larës, Fabrika e Tullave(nder të paktat në Shqipëri që prodhojnë tulla me përqindje të lartë argjile), Shkolla e mesme politeknike (kjo shkolle ka arsimuar nxënës të ardhur nga të gjithë rrethet, shume prej të cilëve në ditët e sotme janë funksionare dhe pedagoge të rëndësishëm dhe me emër në universitetin e Gjeologji-Miniera) etj. Edhe pse Kuçova ka patur një zhvillim industrial shumë të vrullshëm, deri në vitin 1991 ka qenë e përfshirë në rrethin e Beratit. Nga ai vit funksionon si rreth më vete, brenda Qarkut të Beratit.

[redakto] Gjeografia

Përpara viteve 1990-te Kuçova bënte pjesë në rrethin e Beratit. Sot paraqitet si rreth me vete dhe kufizohet nga Berati në jug, Elbasani në veri dhe Lushnja në veri-perëndim. Kjo zonë ka një reliev kodrinor-fushor, klime mesdhetare me verë të nxehte dhe të thatë, dimër të ftohtë. Ky qytet ka arritur shifrën rekord në Shqipëri për temperaturën më të larte të regjistruar me 44,4 °C në korrik 1986. Në përgjithësi mbizotërojnë dherat e buta të kafenjta, të përshtatshme për kultivimin e shumë kulturave bujqësore (si të lashtat ashtu edhe shume drurë frutore veçanërisht ullishtët dhe vreshtat). Peshkohet nga lumi Devoll, në veri-perëndim në afërsi të fshatit Kozare.

[redakto] Demografia

Aktualisht popullsia e rrethit Kuçovë është rreth 48 288 banorë. Nga kjo popullsi 30 441 banorë banojnë në Bashkinë e Kuçovës, duke e renditur të 12-tën nga 65 bashki në shkallë vendi. Dendësia e popullsisë kap shifrën 567 banorë/km², gjë që e rendit këtë rreth si më të populluarin në shkallë vendi. Raporti i shpërndarjes së popullsisë qytet-fshat është progresiv dhe tepër dallues në raport me rrethet e tjera në vend, duke variuar nga 63 % banorë në qytet deri në 37 % banorë në fshat.

[redakto] Ekonomia

Kucova ende vazhdon të ruaje fizionominë e dikurshme si qyteti i parë i industrializuar i Shqipërisë. Karakteristike e këtij qyteti është :

  • Ekzistenca e shfrytëzimit të vendburimeve të naftës dhe gazit, ku deri më sot janë shfrytëzuar vetëm 5 % e rezervave gjeologjike dhe 32 % e rezervave industriale të shfrytëzueshme.
  • Ekzistenca e industrisë së fuqishme mekanike, e përfaqësuar nga Uzina Mekanike e Naftës (U.M.N) dhe Uzina e Riparimit të Avionëve (U.R.A.), specifike në shkallë vendi për nga natyra e tyre.
  • Ekzistenca e industrisë së materialeve të ndërtimit e përfaqësuar nga fabrika e vetme në shkallë vendi për prodhimin e karton-katërmasë dhe bitumit të oksiduar si dhe dy fabrikave të tullave.
  • Ekzistenca e fabrikës së vetme të prodhimit të detergjenteve larës në shkallë vendi me teknologji italiane.
  • Ekzistenca e qendrës shkencore të kimi-përpunimit të naftës, karburanteve, lubrifikantëve dhe lendeve djegëse, e vetmja për nga natyra në shkallë vendi.
  • T.E.C.-i, i cili nëse vihet në shfrytëzim, furnizon me energji elektrike të gjithë prefekturën e Beratit (Kuçove-Berat-Skrapar) dhe është një nyje në sistemin kombëtar energjetik për zonën për zonën jug-perëndimore dhe atë qendrore.

Sot ky komunitet ka komoditetin të realizoje nevojat për shërbimet e komunikimit nëpërmjet Internetit dhe telefonisë fikse dhe celulare Kuçova lindi si qytet i naftëtarëve dhe si i tille njihet deri në ditët e sotme. Ekonomia në vitet e kaluara ishte e bazuar tek burimet naftëmbajtëse dhe në funksion të tyre u ngritën dhe ndërmarrje si Uzina Mekanike e Naftës, Shpim Kërkimi, Shpim Shfrytëzimi etj, që punësonin një numër të konsiderueshëm punëtoresh.

Sot këto ndërmarrje kanë një numër të kufizuar punëtoresh dhe ekonomia është e mbështetur tek prona private dhe nga të ardhurat e emigranteve.

[redakto] Kultura

Në jug të Kuçovës, më pak se 3 km nga qendra e qytetit, në fshatin Perondi gjendet një nga kishat më të vjetra, për të mos thënë më e vjetra në Ballkan akoma në këmbë. Ndërtimi i takon shek. të X dhe është një shprehje tipike e arkitekturës bizantine të veprave të kultit, ku në muratorë kombinohet guri me terrakotën dhe ku volumet modeste kompensohen me pasurinë e elementëve arkitekturore.

Pikërisht në skajin e kundërt, në veri-perëndim të qytetit, por këtë radhë diçka më larg se kisha e parë, pra rreth 6 km, në vendin e quajtur Salc-Kozare ndodhet një kishë tjetër e denjë për të qenë objekt admirimi për vizitorët. I takon një kohe më të vonshme, por gjithashtu një shembull i shkëlqyer i arkitekturës së shek. XVII, e kishës me hajat të jashtëm dhe me një navatë të bollshme, në krye të së cilës është edhe ikonostasi prej druri, vepër e shquar e mjeshtërve shqiptarë të kohës.

[redakto] Politika

Bashkia e Kuçovës

Në 18 Shkurt të vitit 2007 qytetaret e rrethit të Kuçoves iu drejtuan kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit e pushtetit vendor.

Në Bashkinë e Kuçoves rezultatet e votimeve nxorën fitues për të katërtin mandat radhazi z. Artur Kurti që i përket koalicionit të majte me 47,93 % të votave. I dyti u rendit kandidati i të djathtës z. Dashnor Çela me 40,77 % të votave, i treti kandidati i pavarur z. Hekuran Zeqo me 9,56 % dhe i katërti kandidati i PBDNJ-se z. Alkesander Ceca.

Për Këshillin Bashkia PS-ja ka fituar 8 nga 25 vende, PD-ja 5 vende, LSI-ja 3, PDR-ja 1, ndërsa partitë e tjera kryesore nga 1 vend.

Në Komunën Kozare ka fituar kandidati i së majtës z. Fatmir Doksani me 52,87 % të votave, ndërsa kandidati i të djathtës z. Myslym Haxhiu ka marre 47,13 % të votave.

Për Këshillin Komunal PS-ja ka fituar 4 vende nga 15, PD-ja 2 vende, LSI-ja 1, PDR-ja 2, ndërsa PAD, PAA, PSD, PDS, PBDNJ, PDK nga 1 vend.


Në Komunën Perondi ka fituar gjithashtu kandidati i së majtës z. Ramiz Oboni me 67,04 % të votave, i ndjekur nga kandidati i të djathtës z. Kujtim Behari me 19,89 % të votave, ndërsa kandidati i pavarur z. Agim Plaku ka marre 13,07 % të votave.

Për Këshillin Komunal të Perondisë, PS ka fituar 7 vende nga 16, PD 2 vende, LSI 2, PR 2, ndersa PAD, PSD, PDS nga një vend.

[redakto] Kuriozitet

Para viteve '20, me sakte para se të zbulohej se ky qytet ishte një zone naftëmbajtëse prej shtetasve italiane, Kucova ka qenë një zonë e paprekur nga zhvillimet industriale, një vendbanim me një popullsi shumë të vogël ku jetonin pak fise, përmend Brisqet, Polovinasit, Skurat, Bullaret. Territori ka qenë i mbuluar me së shumti prej shkurreve dhe me një

[redakto] Shiko dhe këtë

[redakto] Lidhje të jashtme

Forumi i Kuçovës