Kufiri i borës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Weisshorn (4,506 m)në Alpe, kufiri i borës: 3,000 m

Kufiri i borës është lartësia mbi të cilën bora asnjëherë nuk arrin të shkrihet. Nga ekuatori kah polet kufiri i borës gjithnjë është në lartësi më të vogla absolute në krahasim me vitet e kaluar (në Andet e Bolivisë 5300- 5500 m, Kaukaz dhe Alpe rreth 2900 m, në Alaskën jugore 600 m lartësi). Është konstatuar se në 100 vitet e fundit kufiri i borës shkallë shkallë është ngritur në lartësi më të mëdha.

Kufiri i borës në vise të ndryshme

Vendi Lartësia
Spicberg 500 m
Toka e zjarrtë 500 m
Grenlandë 1000 m
Norvegji 1500 m
Alpe 2900 m
Akonkagua 3700 m
Kaukaz 3900 m
Peru 4500 m
Himalaje 5000 m
Kilimanxharo 5200 m
Bolivi 5500 m[1]
  1. ^ Atlas themelor i gjeografisë fizike, botimet shkollore Albas Tiranë-Tetovë-Prishtinë viti 2006, ISBN : 9989-108-37-4.