Kujtim Spahivogli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Kujtim Spahivogli
Kujtim Spahivogli.JPG
Lindi më 30 korrik 1932
Lushnje
Vdiq më 7 korrik 1987
Tiranë
Kombësia shqiptar
Nënshtetësia shqiptar
Profesioni aktor, regjisor
Titulli Artist i Popullit


Kujtim Spahivogli lindi më 30 korrik të vitit 1932Lushnje dhe vdiq më 7 korrik të vitit 1987, ishte aktor i njohur shqiptar.

Studimet e larta për teatër i kryen shkëlqyeshëm në Moskë në vitin 1956. Ishte një ndër studentët brilantë të ardhur nga Bashkimi Sovjetik. Në vitin 1956 emërohet aktor në Teatrin Kombëtar. Roli i tij i parë në skenën e Teatrit Kombëtar ishte Xherxhinski në dramën “Orët e kremlinit”, dhe më pas vijnë një sërë rolesh në dramatMajlinda”, “Në anën tjetër”, “Dragoi i Dragobisë”, “Hamleti”, etj. Por më shumë ka punuar dhe u shqua si regjisor në Teatrin Popullor dhe si pedagog në Institutin e Lartë të Arteve. Ka vënë në skenë pjeset: “I Çuditëshmi”, “Gratë gazmore të Uindsorit", "Në tufan", "Shtëpia në bulevard", “Drita”, “Karnavalet e Korçës”, “Qielli i kuq”, etj. Kujtim Spahivogli është themeluesi i Fjalës artistike.

Spahivogli ishte edhe krijues e drejtues i “Teatrit të të Rinjve” i cili u krijua pranë Institutit të Lartë të Arteve. Në mes të pak pjesëve që vuri në skenë me atë trupë qe edhe komedia e njohur e Majakovskit “Banja”. Po ashtu vuri në skenë edhe pjesë të dramaturgut Fadil Paçrami dhe kur ky u godit rëndë nga plenumi i katërt i Partisë së Punës (komuniste), bashkë me të u dënua padrejtësisht edhe Kujtimi. Në vitin 1973 e larguan nga teatri dhe i hoqën të drejtën të vinte pjesë në skenë. Në fillim punoi në disa fshatra, pastaj e çuan punëtor krahu në ndërmarrjen e bonifikimit në Fier.

Kujtimi qe në të njëjtë kohë edhe dramaturg. Drama e tij “Një shok i klasës sonë” pati një sukses të madh: Ai shkroi edhe poezi , artikuj e ese.

Vdiq në vitin 1987 në moshë të re, pesëdhjetepesë-vjeçare, i sëmurë e i harruar edhe pse kishte qenë një ndër regjisorët e spikatur të teatrit shqiptar.

Pas vdekjes, në vitet '90 iu dha titulli “Artist i Popullit”.