Kunadhet

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
bukla

Kunadhet janë kafshë nga familja Mustelidae në këtë familje bëjnë pjesë shumë lloje të ndryshme disa nga llojet më të rëndësishme janë: kunadhja e artë, nuselala, qelbësi, hermelini, vjedulla dhe vidra. Janë kafshë gjakësore dhe grykëse dhe bëjnë dëme të mëdha por nga ana tjetër janë të rëndësishme sepse ushqehen me minj. Lëkurën e kanë shumë të lëmuar të mbuluar me qime të imta dhe të buta, jetojnë në lartësinë mbidetare deri në 2000 metra.

[redakto] Pamja fizike

Anëtarët e familjes së kunadheve dallohen në mes veti sipas ndërtimit të trupit dhe madhësisë së tij sipas dhëmbëve dhe formës së gjymtyrëve. Përfaqësuesit më të imët janë buklat me gjatësi të trupit deri në 20 cm ndërsa më të mëdhenjtë janë vidrat të cilat mund të jenë të gjata deri në 1,8 m me një peshë deri në 30 kg. Këto kafshë kan një trup të hollë dhe të zhdërvjellët dhe elastik. Këmbët i kanë të shkurtëra me nga 4 deri 5 gishtërinj dhe kanë nga 38 dhëmbë ku dhëmbët e syrit janë shumë të zhvilluar.

[redakto] Të ushqyerit

Kryesisht janë mishngrënës p.sh vjedulla ushqehet me skrraja shiu dhe kërmij, hermelini me lepuj të cilët mund të peshojnë edhe deri në dhjetë herë më shumë se ai. Në menynë e kunadheve mund të jenë përveç minjve edhe zogjtë, vezët por edhe pemë të ndryshme.

[redakto] Referencat

 Commons: Mustelidae – Album me fotografi dhe/apo video dhe material multimediale
  • Whitaker, John O. (1980-10-12). The Audubon Society Field Guide to North American Mammals. Alfred A. Knopf, 745. ISBN 0394507622. 
Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera