Kunguj me vezë

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Për të përgatitur kunguj me vezë nevojiten :

  • 4 kunguj
  • 1 qepë
  • 1 domate
  • 4 vezë
  • 2 thelpinj hudhre
  • vaj ulliri
  • piper i zi
  • kripë

Përgatitja :

Në një tenxhere hidhni vajin e ullirit. Sipër shtoni qepët e grira, kungujtë e grirë në trashësinë e gishtit, domatet e grira kub, hudhrat, kripë dhe piper dhe lereni të ziej pa shtuar fare ujë.

Në një enë, rrihni vezët dhe shtojini në tenxhere pasi kungujtë të jenë zbutur dhe përzini bashkë.

Sapo të jetë bërë, mbyllni zjarrin dhe lereni për pak mınuta të presë. Servireni të nxehtë.