Kungulleshka të skuqura

Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirë

Shko te: navigacion, kërko

Kungulleshkat e njoma qërohen duke gërvishtur cipën me thikë, ndërsa kur janë të mëdha u qërohet lëkura dhe priten në rrathë me trashësi 1,5-2 cm. Spërkaten me kripë, kalohen në miell dhe skuqen në tigan me yndyrë të nxehtë nga të dyja anët, derisa të krijohet një kore e kuqe. Gjatë servirjes spërkaten me gjalpë dhe kopër të grirë hollë. Kungulleshkat e skuqura mund të bëhen me vaj e uthull si sallatë ose me kos e hudhra.

Për 4-5 persona duhen :

  • kungulleshka 1 kg,
  • miell 2 lugë gjelle,
  • vaj për skuqje 3-4 lugë gjelle,
  • gjalpë i freskët një lugë gjelle,
  • kripë, kopër.