Kura për shërimin e ulçerës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
  • Mjalti
Një prej mundësive të pakta që përdoret për kurimin e ulçerës në stomak është mjalti. Vetitë e tij kuruese janë të dukshme, nëse ai përdoret të paktën 4 lugë çaji mjaltë në ditë. Mjalti ka në përbërje të tij elemente, të cilët kanë efekte rigjeneruese, sidomos te plagët. Ai i pastron ato dhe i mbron nga infeksionet e ndryshme. Për kurimin e kësaj sëmundjeje shpesh mjalti mund të përdoret me lëngun e gjetheve të murrizit. Çaji i këtyre gjetheve, duke u përzier me një sasi mjalti, duhet lënë për 24 orë në një enë dhe më pas pihet nga 1 lugë për çdo mëngjes.
  • Lule basani
Lule basani është një nga bimët më të rëndësishme që rekomandohet për kurimin e ulçerës në stomak. Çaji i përftuar nga zierja e kësaj bime në një përzierje me vajin e ullirit, lihet për rreth 40 ditë në një enë prej qelqi. Kur kjo masë të marrë një ngjyrë të kuqërremtë, atëherë mund të përdoret. Masa e krijuar në formë kremi mund të përdoret çdo mëngjes derisa ajo të japë rezultatin e dëshiruar.
  • Hudhra
Njerëzit që konsumojnë në masë hudhrën janë më pak të prekur nga sëmundja e ulçerës në stomak. Kjo është një nga zbulimet e kohëve të fundit. Ajo ka veti dezinfektuese. Hudhra mund të konsumohet e gatuar, e njomë, por edhe e thatë. Në rastet kur ajo gatuhet, mundësisht jo shumë e butë, por më e mira do ishte të skuqet fare pak për të mos i humbur vlerat e saj. Një tjetër mundësi që na sjell mjekësia popullore është përzierja e majdanozit, grëmit dhe mustaqeve të misrit.
Lëngu i përftuar nga këto bimë pihet për 5-6 ditë. Pas kësaj përzihet një lugë piper i zi i bluar, 1 lugë sheqer, pak kinë e shtypur dhe vezë e rrahur. Me këtë përzierje bëhen hape, të cilat pihen nga 3 në ditë. Edhe ky mjekim përsëritet për 6 ditë radhazi.