Kurrikuli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Kurrikuli (lat.: curriculum, nga fjala currere - vrapoj, rend; d.m.th ecuria e vitit) fjalë e përdorur në arsim me kuptimin e planit arsimor me qëllime të caktuara. Kurrikuli mund të përfshijë çdo përvojë dhe veprimtari pune të njeriut.

Për kurrikulin ka mendime të ndryshme dhe si nocion në arsim ka filluar të përdoret në ShBA në vitet ´60-ta të shekullit të kaluar (shek. XX).

Fjala Curriculum vitae, shkurt CV rrjedh nga gjuha latine dhe si e tillë do të thotë "jetërrjedha, përvoja jetësore", dhe përdoret zakonisht kur kërkohet një nëpunës (e) i ri (e re) në një institucion apo sipërmarrje. Shpesh Curriculum vitae apo edhe punë-përvoja, është burimi i parë njoftues në bazën e të cilit një punëdhënës ose një përzgjedhës vendos nëse është i interesuar në shqyrtimin për një punëdhënie të mundshme të kandidatit, dhe prandaj këtij dokumenti i jepet rëndësi e madhe.

Shiko edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]