Kurtesh Veliu

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kurtesh Veliu u lind më 3 shtator 1952 në fshatin Depcë, komuna e Preshevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje dhe në Caravajkë, gjimnazin në Preshevë, kurse Fakultetin e Shkencave Matematiko-natyrore, Dega e Gjeografisë, në Universitetin e Prishtinës. Pos profesionit, të cilin e do shumë dhe e kurorëzon me suksese në shkollën ku punon, një përkushtim jashtëzakonisht të madh ndaj atdheut dhe ndaj vlerave materiale dhe shpirtërore të tij, e ka kultivuar me nxënësit e tij. Kurtesh Veliu e do shumë natyrën e atdheut, prandaj në të i gjenë motivet për krijimtari letrare Bleta, për të, është simboli i zellit dhe përkushtimit për punë. Kësaj krijese të natyrshme, Kurtesh Veliu, ia ka kushtuar pothuaj tërë krijimtarinë e tij letrare.

Veprat letrare:

“Zgjoje të trazuara”, Prishtinë 1995,

“Koshere të rinuara”, Prishtinë 1999,

“Mjaltë e pelim”, Gjilan 2004.

Me veprat e deritashme, Kurtesh Veliu, ka krijuar një individualitet në krijimtari me stilin e tij origjinal që e përdor, duke qenë personazhe të krijimtarisë së tij insektet e ndryshme. Është përfshirë në “Leksikonin e shkrimtarëve shqiptarë 1501 – 2004 të Hasan Hasanit, si dhe në panoramën e krijuesve letrarë të Kosovës Juglindore “Psherëtimë për tokën” të Hysen Këqikut. “Kremte e madhe në bletishte” është vepra e tij e katërt. Kurtesh Veliu jeton dhe vepron në Gjilan.