Kurthi i turtullit

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kurthi i turtullit është një rreng mirëbesimi gjatë të cilit viktima ose "turtulli" bindet të heqë dorë nga një shumë parash me qëllim që të sigurojë të drejta mbi një shumë më të madhe parash, ose objektesh të tjera me vlerë.[1][2][3][4] Në të vërtetë, mashtruesi bëhet tym me gjithë paratë dhe viktima mbetet me gisht në gojë.

Gjatë lojës, mashtruesi (pra ai që kryen rrengun ndaj atij që mirë-beson) bën tok para të tijat bashkë me ato të viktimës (në një zarf, çantë dosje apo kuletë) që mandej i besohen viktimës për t'i ruajtur. Në fakt paraja nuk vihet te kuleta apo çanta dosje, por ajo ku u futën vërtet këmbehet para syve dhe përmes një triku me një kuletë apo çantë të mbushur me gazeta apo gjepura të këtij lloji. Përmes trukesh të ndryshme teatrale, viktimës i krijohet mundësia të bëhet erë bashkë me paranë pa rënë në sy të të huajit. Në të vërtetë, viktima do të bëhej tym pa paratë e veta, të cilat mashtruesi i ka ende, ose i janë lënë një bashkëpunëtori, te zarfi apo çanta ku ndodhen vërtet dhe që u këmbye gjatë rrengut.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Swierczynski, Duane (2003), The complete idiot's guide to frauds, scams, and cons, Alpha Books, fq. 28, ISBN 9780028644158 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ "Psychology Today - How to Run a Con". Blogs.psychologytoday.com. 2008-11-13. Arkivuar nga origjinali më 5 prill 2009. Marrë më 2009-07-03. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ Arrington, Rick (2006), Crime prevention: the law enforcement officer's practical guide, Jones & Bartlett Publishers, fq. 103, ISBN 9780763741303 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Bercowetz, Cynthia (2004), Don't Get Ripped Off! Get Help! Tell It to George, Buy Books on the web, fq. 219, ISBN 9780741422286 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]