Kushtëzimi Veprues
Në kohën që Pavlovi kryente eksperimentin mbi reflekset e kushtëzuara te qentë, nj psikolog eksperimental amerikan i quajtu Edward Thorndike, vëzhgonte të mësuarit përmes provave dhe gabimeve te macet.
Në një studim tipik, ai e vendosi macen në një kafaz të vogël dhe la jashtë tij pak ushqim në mënyrë që të shikohej fare mirë nga macjae uritur. Në fillim macja u vërdallos pa pushim, pastaj filloi të gërvishte hekurat e kafazit dhe gjithë objektet në të. Më në fund kur macja shtypi levën e duhur ose kur shtypi butonin e duhur, dera e kafazit u hap, macja doli dhe kërceu drejt ushqimit.
Pas kësaj, Thorndike e futi përsëri macen në kafaz dhe e la të përpiqej përsëri. Në çdo provë që pasonte maces iu desh më pak kohë për të dalë nga kafazi. (Thorndike, 1911).