Kushtetuta e Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Kushtetuta e Republikës së Kosovës hyri në fuqi më 15 Qershor 2008. Më parë Kosova ishte qeverisur nga një Kornizë kushtetuese e bazuar në Rezolutën 1244 dhe e ratifikuar më 2001 që i mundësonte Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes disa kompetenca të rezervuara ndaj përfaqësuesit special të Sekretatit Gjeneral të Kombeve të Bashkuara.

Qeveria e Serbisë, që e konsideron Kosovën si pjesë e territorit të saj sovran dhe refuzon pavarësinë e saj, nuk e pranon këtë kushtetutë. Këto moskuptime dhe vënie në pyetje të sovranitetit filluan në fund të shekulli të 20të me ndarjen e Jugosllavisë, në të cilën Serbia bënte pjesë.

Kushtetuta e 2008-ës[redakto | redakto tekstin burimor]

Një draft i Kushtetutës së re ishte përgatitur dhe publikuar në Prill të 2008ës.[1] Pjesa më e madhe e kësaj kushtetute rrjedh nga Plani Ahtisari, duke i dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurtë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 Prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 Qershor 2008.[2] Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë nuk do të largohet nga Kosova në një të ardhme të afërt, sepse Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara nuk e ka terminuar misionit e tij. Meqënëse kushtetuta e re nuk do të përforëcohet në Enklavat Serbe të Kosovës, hyrja në fuqi e saj në pjesët e dominuara me shqipëtarë dërgon tek një de-facto ndarje e Kosovës.[3]

Preambula thotë:

Ne, Populli i Kosovës, Të vendosur për të ndërtuar një ardhmëri të Kosovës si një vend i lirë, demokratik dhe paqedashës, i cili do të jetë atdhe i të gjithë qytetarëve të vet; Të përkushtuar për krijimin e një shteti të qytetarëve të barabartë, i cili do të garantojë të drejtat e secilit qytetar, liritë qytetare dhe barazinë e të gjithë qytetarëve para ligjit; Të zotuar që Kosova të jetë shtet i mirëqenies ekonomike dhe i prosperitetit social; Të sigurt që shteti i Kosovës do të kontribuojë në stabilitetin e rajonit dhe të mbarë Evropës, duke krijuar marrëdhënie të fqinjësisë dhe të bashkëpunimit të mirë me të gjitha shtetet fqinje; Të bindur që shteti i Kosovës do të jetë anëtar i denjë i familjes së shteteve paqedashëse në Botë. Me synimin që shteti i Kosovës të përfshihet në proceset integruese Euro-Atlantike; Në mënyrë solemne, miratojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Kushtetuta gjithashtu thotë se "Republika e Kosovës nuk do të ketë pretendime territoriale ndaj, dhe nuk do të synoj bashkim me asnjë vend ose pjesë të një vendi.", ky është një mesazh i qartë ndaj pretendimeve irredentiste (bashkim me Shqipërinë, ose aneksimin e zonave shqipëtare brenda territorit të Serbisë). Kushtetuta e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë (neni 8). Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene.

Lidhje të jashtme[redakto | redakto tekstin burimor]

 Wikisource: Kushtetuta e Kosovës – Burime dhe tekste të plota

Burime të dhënash[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ W&M professor advises Kosovo constitution drafters. Associated Press (3. Prill 2008). Vizituar në 15. Maj 2008.
  2. ^ Kosovo adopton kushtetutë e re. BBC News (9. Prill 2008). Vizituar në 16. Maj 2008.
  3. ^ AFP; ITAR-TASS; AP


Shiko dhe këtë[redakto | redakto tekstin burimor]

Wikibooks-logo.png Wiki Libri: Kushtetuta e Kaçanikut, 10 shtator 1990


Sistemi shtetrorë në Kosovë

Coat of arms of Kosovo.svg
Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
Seal of the President of Kosovo.svg
Stema e qeverisë KS.gif
Deklaruar më 17 shkurt 2007
Kushtëzuar më 15 Qershor 2008
Rupublika në fuqi nga 15 qershori 2008