Kuvendi i Republikës së Kosovës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Kuvendi i Kosovës)
Shko te: navigacion, kërko

Kuvendi i Republikës së Kosovës (anglisht: Assembly of the Republic of Kosovo), i njohur zakonisht si Kuvendi, është organi ligjvënës i Republikës së Kosovës dhe përbëhet nga një dhomë 120-anëtarëshe.

Përmbajtja

[redakto] Historia

Arikulli kryesor : Historia e Kuvendit të Kosovës

Pozita dhe roli i Kuvendit të Kosovës gjatë kohës së pas luftës, ishte i përcaktuar me Kreun 9 të Kornizës Kushtetuese për vetëqeverisje të përkohshme në Kosovë. Sipas dispozitave kushtetuese, Kuvendi i Kosovës ishte institucioni më i lartë përfaqësues dhe ligjëvenës i vetëqeverisjes së përkohshme të Kosovës. Si i tillë, Kuvendi kishte disa përgjegjësi të caktuara nga UNMIK-u të cilat në shumicën e rasteve binin në pajtim me kuvendet lokale të Kosovës.

Nga dita e shpalljes së Repulikës së Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, Kuvendi i Kosovës ngrihet në nivel ndërkombëtar dhe merr të gjitha përgjegjësitë legjislative në territorin e Kosovës.

[redakto] Struktura e Kuvendit

Kuvendi i Republikës së Kosovës është kuvend shumëpartiak. Në të kuvendojnë përfaqsues të propozuar nga parit politike e të zgjedhur në Zgjedhjet Elektorale Parlamentare të Kosovës. Me qëllim të kuvendimeve më cilësore, në gjirin e vetë ka një struktur të kordimimit dhe të organizimit të kuvendimeve. Për këtë delegatët , përfaqsues të zgjedhur në Zgjedhjet Elektorale Parlamentare, të organizuar në të ashtuquajtura grupe parlamentare zgjedhin kryesin e Kuvendit, më në krye kryesuesin e Kuvendit. Pas zgjedhjes së kryesis vije deri tek zgjedhja e Kryetarit të Republikës i cili e autorizon një deputet apo grup parlamentar për krijimin e një qeverie të Republikës. Për çështje të ngritura në kuvend, delegatët organizohen në komisione. Si komisione të "përhershme" që nga themelimi i Kuvendi e deri më tani janë paraqitur: Komisioni për Buxhet dhe Financa; Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini dhe Sport; Komisioni për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural dhe Mjedis e Planifikim Hapësinor; Komisioni për Shërbime Publike, Administratë Lokale dhe Media; Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi; Komisioni për Punë të Jashtme; Komisioni për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Punës së Kuvendit; Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e komuniteteve dhe Kthim; Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion; Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale; Komisioni për Punë të Brendshme dhe Siguri; Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione; Komisioni për Integrime Evropiane;.

[redakto] Kryesia e Kuvendit 2008

[redakto] Deputetët e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit u takojnë grupeve parlamentare të Kuvendit, të cilat janë shtatë:

  • Grupi i PDK-së me 37 vende
  • Grupi i LDK-së me 25 vende
  • Grupi i AKR-së me 13 vende
  • Grupi i AAK-së me 13 vende
  • Grupi i LDD-së
  • Grupi SLS me 7 vende
  • Grupi 7+ me 7 vende
  • Deputetë pa grupe parlamentare 7 vende.

[redakto] Shiko dhe këtë

[redakto] Lidhje të jashtme

Sistemi shtetrorë në Kosovë

Coat of arms of Kosovo.svg
Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
Zgjedhjet elektorale: KQZ - lokale - parlamentare
Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete
Në gjuhë të tjera