Llashtica

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga LLashtica)
Shko te: navigacion, kërko
Flag of Kosovo.png Fshatra në Kosovë
Noimage.png
Emri: Llashtica
Komuna: Gjilan
Popullsia: 2300 banorë
Kodi postar: -
Kodi telefonik: -
Lartësia mbidetare: 606 m
Gjerësia gjeografike: 42° 23' 6" N
Gjatësia gjeografike: 21° 30' 18" E
Amëza: s'ka
Përdorimi i stampës

Llashtica është vendbanim në Komunën e Gjilanit.

Përmbajtja

[redakto] Gjeografia

Vendbanimi është i vendosur rrëzë Maleve të Karadakut përgjatë lumit të Llashticës. Vendbanimi është i tipit të dendur dhe formë të zgjatur.

[redakto] Arsimi

Në Fshatin Llashticë gjendet shkolla fillore "Esat Berisha" me një kapacitet prej 300 deri 350 nxënës dhe biblioteka e fshatit "Fan S.Noli".

Shkolla shqipe në Llashticë ka filluar punën menjëherë pas përfundimit të luftës së Dytë Botërore, përkatësisht më 1 dhjetor 1946, si shkollë katër klasëshe e kombinuar.

Para kësaj date fëmijët shqiptar (një numër i vogël i tyre) mësonin në mejtepin e fshatit, ku i merrnin elementet e para të mësimit fetar islam. Mësimi laik shqip në këtë fshat startoi në objektet që nuk ishin të destinuara për zhvillimin e mësimit. Kështu dita e parë e mësimit shqip u mbajt në dyqanin e Selmanit që kishte rreth 12 metra katror, pastaj në shtëpinë e Feriz Llashticës dhe në objektin e mejtepit të xhamisë.

Mësuesi i parë i shkollës shqipe ishte Sylejman Osmani, i biri i Ramush Cvircës, i cili në fillim punoi me nxënës të moshave të ndryshme.

Pas renovimit të shtëpisë së kulturës më 1949 dhe rregullimit të saj për punë aty rreth viteve 1952-1955 nxënësit vendosen në lokalet e shtëpisë së kulturës, ku një pjesë e saj ekziston edhe sot edhe pse gjatë luftës së vitit 1999 armiku gjakatar e dogji, mirëpo falë ndihmës së SHBA-ve, gjegjësisht Organizatës qeveritare Amerikane USAID kjo godinë në vitin 2000 u rinovua dhe tani ajo është edhe më e bukur se kurrë më parë. Këtu në objektin e vjetër mësimi zhvillohet deri në vitin 1979 dhe në këtë vit d. m. th. në vitin 1979-1980 bëhet inaugurimi i objektit të tashëm shkollor.

Objekti u ndërtua kryesisht nga vetkontributi i qytetarëve të Llashticës dhe puna vullnetare e tyre.

Në fillim shkolla shqipe e Llashticës ishte katërklasëshe, ndërsa më vonë, apo më saktë më 1 shtator 1967 është hapur edhe klasa e pestë, kështu që në fillim të viteve të 70-ta janë hapur edhe dy klasë tjera, përkatësisht klasa e gjashtë dhe klasa e shtatë. Me rritjen e numrit të nxënësve rriteshin edhe paralelet, kështu që shtohej edhe nevoja për zgjerimin e lokalit të shkollës. Prandaj në vitin 1976 Emin Shabani, Asllan Ibishi, Musa Qerimi morën iniciativën për të punuar dhe udhëhequr punën në zgjerimin e lokalit shkollor. Kështu sëbashku me qytetarët e tjerë të fshatit ia arritën qëllimit që e kishin. Pra që fëmijët e tyre të kenë hapësirë të mjaftueshme për mësim. Kjo punë e mundimshme u arrit të finalizohet deri në vitin 1980 sepse pushteti i atëhershëm nuk e ndihmonte këtë fshat, mirëpo tani është krejt ndryshe.

Ndërsa shkolla e sotme "Esat Berisha" llogaritet të jetë shkollë e plotë fillore që nga viti 1977-1978, sepse atëherë ishte ajo gjenerata e parë që e kreu tetëvjeçaren në Llashticë, atëbotë shkolla fillore e Llashticës ishte paralele e ndarë fizike e shkollës fillore të Zhegrës. Shkolla e jonë ishte nga dy herë paralele e ndarë fizike e Zhegrës dhe Pisjanit, ndërsa për herë të fundit ishte e kësaj të fundit deri në vitin 1991.

Pavarësimi i shkollës sikundër edhe i Kosovës ishte ëndërr e kahmotshne e Llashticasve, e kjo u arrit më 15 maj 1992, ku Ministria e Arsimit e Republikës së Kosovës e shpallë shkollën fillore të Llashticës shkolle të Pavarur.

[redakto] "Sh. F. Esat Berisha"

Po në këtë vit mirret vendim që kjo shkollë të pagëzohet me emrin "Esat Berisha" dhe me këtë rast edhe z. Asllan Ibishi mësues i vjetër i kësaj shkolle, përdryshe arsimtar i mësimit klasor zgjdhet ushtrues i detyrës së drejtorit.

Në konkursin e parë të Ministrisë së Arsimit të datë së 20 gusht 1995, z Isa Qerimi zgjidhet drejtor i shkllës më mandat katër vjeçar.

Ishin këto vitet më të lumtura për të gjithë ne, por edhe më tragjiket sepse arsimi shqip po përjetonte aktet më çnjerzore nga SSHS e policia serbe ndiqeshin punëtorët arsimor, konfiskohen materisli shkollor, punohej pa paga, pa tekste e mjete mësimore, por megjithatë u arrit të mbahet kjo hallkë e rëndësishme e ndër të vetmet e shtetësisë së Kosovës.

30 nëntor 1999, për drejtor te shkollës emrohet z. Nehat Shabani professor i gjuhës frenge, i cili pranim dorëzimin e bëri publikisht në prani të arsimtarëve.

Menjëherë pas luftës filluan interesimet për rregullimin e ambientit shkollor dhe faza e parë ishte investimi në inventarin e shkollëspra në banka dhe karrika, drrasa të zeza si dhe gjësende të tjera të nevojshme për shkollën. Mirëpo edhe tani drejtoria e shkollës ka bërë projekte për lyerjen në pjesën e jashtme të shkollës si dhe disa ndryshime në ambientin e shkollës,për të cilat presim që në të ardhmen e afërt të realizohen.

Me këtë program të punës edukimi dhe arsimimi i gjeneratave mbështetet në rregulloret e më hershme të freskuara nga udhëzimet e DA-it, ndër të cilat më të rëndësishmet janë :

  • shtimi i përgjegjësisë së punëtorëve dhe nxënësve dhe respektimi i orarit të punës,
  • edukimi dhe arsimimi i përgjithshëm i nxënësve,
  • shtimi i kualitetit të punës edukativi-arsimore,
  • shtimi i përgjegjësisë ndaj procesit të përgaditjes dhe planifikimit të punës edukativo-arsimore,
  • shtimi i efikasitetit të mësimit të rregullt e përgaditor,
  • puna rreth orientimit professional të nxënësve,
  • mirësjellja dhe realizimi i proceseve të novacioneve të ndryshme në procesin edukativo- arsimor,
  • etj.

Nga lufta e fundit e vitit 1999 shkolla e jonë e humbi njërin ndër arsimtarët më të zellshëm të kësaj shkolle arsimtarin Selami Rifat Shabani dhe nxënësin Lulzim Feti Musliu.

Arsimtarin selami Shabani e vrau dora më mizore e okupatorit barbarë serb në pranverë më 30 prill 1999, ai ishte ndër mësuesit më të dashur të kësaj shkolle, i cili punoi plot dy dekada për shkollën shqipe. Në edukimin dhe arsimimin e brezave të rinj, kështuqë shëmbylltyra e Tij, puna e vepra e Tij do të mbetet gjithmonë në kujtesë në zemrat tona, nga brezat e gjeneratat e reja. Ai së bashku me viktimat tjera të fshatit dhe të mbarë Kosovës do të mbeten Martir dhe Dëshmor i Kombit Shqiptar të Kosovës, që dhanë jetën për Lirinë e Kosovës, për një Kosovë demokratike dhe të Pavarur.

Sot përkatësisht tani të gjithë nxënësit, arsimtarët, prindërit janë të lumtur që mundi i mëhershëm i tyre sot u kurorëzua me renovimin e kësaj shkolle, gjegjësisht të kësaj vatre të diturisë. Prandaj në emër të të gjithë të pranishmëve dhe në emër të shkollës ne e falemnderojmë nga zemra organizatën CDF që bëri një punë kaq të madhe për ne. Këtu nuk duhet harruar edhe organet komunale dhe komunitetin që e ndihmuan këtë projekt për tu realizuar.

Kësaj godine të diturisë tani i mungon edhe nxemja qendrore, pasurimi i kabineteve të ndryshme, si dhe paisja e sallës së edukatës fizike me mjete dhe rekuizita sportive, por shpresojmë se pushteti i ynë, qeveria, ministria e arsimit, si dhe donatorët e ndryshëm do të na ndihmojnë në realizimin e këtyre qëllimeve, gjegjësisht projektev.

[redakto] Personalitet

[redakto] Historia

Në Llashticë janë gjetur veglat e fisit Ilir qe quhet Dardania.

Janë gjetur këto vegla te fisit Dardan :

  • BYLYZYK BRONZI -LLASHTICË - SHEK.VIII-VII P.K
  • FIBULLA ILIRE =LLASHTICË - SHEK.VIII-VII P.K
  • ENË QERAMIKE-LLASHTICË - SHEK.VIII-VII P.K
  • STOLI ILIRE-LLASHTICË - SHEK. VIII-VII P.K
Mjete vetjake
Hapsirat e emrit

Variante
Veprimet
Shfleto
Printo/eksporto
Mjete