Lëvizja Socialiste për Integrim (Shqipëri)
| Lëvizja Socialiste për Integrim | |
![]() |
|
| Kryetar | Ilir Meta |
|---|---|
| Viti i krijimit | 2004 |
| Organi i rinisë | Rinia Socialiste për Integrim |
| Spektri politik | E majtta e qendrës |
| Pjesëmarrja ndërkombëtare | Internacionalja Socialiste |
| Ngjyra zyrtare | E kuqe |
| Faqja zyrtare e Internetit | |
| http://www.lsi.al/ | |
Lëvizja Socialiste për Integrim (shurtesa politike LSI) është parti politike në Shqipëri. Emri i plotë i partisë është Lëvizja Socialiste për Integrim dhe inicialet e saj janë LSI, të cilat përdoren në simbolin, flamurin, vulën dhe në të gjithë dokumentat zyrtare të partisë. Kjo parti u krijua në vitin 2004. Kryetar LSI-së që nga themelimi deri tani është Ilir Meta.
[redakto] Elementet dalluese
Sipas statutit të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim është një parti politike, një bashkim vullnetar i shtetasve shqiptarë mbi bazën e ideve, të bindjeve, të pikëpamjeve dhe interesave të përbashkëta politike, të cilët synojnë të ndikojnë në jetën e vendit nëpërmjet pjesëmarrjes në zgjedhjet dhe përfaqësimit të popullit në organet e zgjedhura të pushtetit. Emri i plotë i saj është Lëvizja Socialiste për Integrim ndërsa inicialet e saj janë L.S.I., të cilat përdoren në simbolin, flamurin, vulën dhe në të gjithë dokumentat zyrtare të partisë. Simboli i L.S.I.-së është i përbërë nga inicalet L.S.I.. mbi të cilat është vendosur një trëndafil i kompozuar nga lulja dhe kërcelli me dy gjethe të vendosura në të dy anët e tij. Simboli vendoset në stemën, vulën dhe flamurin e L.S.I. – së. [1]
Për dallim nga disa parti tjera, në statut nuk është përkufiuar flamuri i partisë.
